“Khersoni është i yni”, shkroi Zelensky në Telegram së bashku me një video që tregon trupat ukrainase duke u mbledhur së bashku me banorët e qytetit.
Zelensky ka thënë se njësitë speciale të forcave të armatosura janë tashmë në qytetin jugor të Khersonit. Ai shtoi se sot është një ditë historike.
Sipas tij, banorët e Khersonit e prisnin këtë moment dhe nuk hoqën dorë kurrë nga Ukraina. Ai gjithashtu premtoi se “Ukraina do të vijë te të gjithë njerëzit e saj” në rajonet që ende nuk i ka marrë nga Rusia.