Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu malazez, Dritan Abazoviq, në ditën kur dy shtetet do mbajnë mbledhje të përbashkët të ekzekutivit.
Mbledhja e cila ka filluar pritet të përfundojë me nënshkrimin e disa marrëveshjeve.
Në mbledhjen e dytë të Qeverive në mesin e disa marrëveshjeve është edhe ajo për ndërtimin e një dogane të re në Shën Nikollë-Pulaj dhe një ure mbi lumin e Bunës që do të afrojë dy vendet.