Skuadra e Portugalisë ka arritur fitoren e dytë në grupin H të Kupës së Botës në Katar, me rezultatin final 2 me 0.
Pjesa e parë ishte me më pak gola, për të ndezur motorët portugezët në fraksionin e dytë.
Goli i parë erdhi nga Bruno Fernandes, në minutën e 54′.
Goli i dytë erdhi përsëri nga anëtari i Manchester United, por nga penaltia që vet e fitoi në minutën e 93′.
Portugalia renditet e para në grup me 6 pikë, e dyta është Gana me 3 pikë, ndërsa Korea Jugore dhe Uruguai ndajnë pozitat tre dhe katër me nga një pikë.