Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e një personi nga Ferizaj i cili kërkohet për kryerjen e disa grabitjeve të armatosura në rajonin e Ferizajt.
Me këtë rast PK ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për të ofruar informacione për vendndodhjen e Veton (Fevzi) Esati.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin dhe vendndodhjen e personit në kërkim policor, i cili dyshohet për disa grabitje të armatosura në rajonin e Ferizajt .Personi i dyshuar është : Veton (Fevzi) ESATI, i lindur me datë 02.06.1993 me vendbanim në fshatin Bibaj të Ferizajt”, thuhet në njoftim.
Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi për vendndodhjen e tij, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Policia ka njoftuar se të dhënat e personave që japin informacione do të ruhen në konifidencialitet të plotë./teve1.info/