Pasditen e së hënës Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës përmes adresës elektronike kishte pranuar një alarm për bombë. Pasi doli në vendngjarje, Policia bëri të ditur se i njëjti ka rezultuar i rrejshëm.
E njohësit e kibernetikës thonë se autorët e këtyre kërcënimeve mund të identifikohen dhe se vendi ka kapacitet për ta bërë këtë.
Por me këto lloj alarmesh, vendi është përballur shpeshherë edhe gjatë vitit të kaluar.
Tëvë1 ka tentuar të marrë përgjigje nga Policia rreth hetimit të këtyre rasteve, por që nuk ka pasur përgjigje
Por, profesori i shkencave kompjuterike, Ramadan Dervishi tregon vështirësitë që mund të hasin organet në identifikimin e autorëve të tyre.
Megjithatë ai thotë se ka njerëz në Kosovë të cilët mund të bëjnë identifikimin e këtyre persona.
E njohësi i sigurisë, Bedri Elezi përmend disa arsye pse mund të ndodhin kërcënime të tilla.
Përveç Aeroportit, alarme të rrejshme ka pasur kryesisht në Prishtinë në Stacionin e Autobusëve por edhe nëpër disa shkolla të kryeqytetit.
Kronika e realizuar nga gazetari Lindrit Zejnullahu