Po furnizohet me ujë nga marketi. Si ky, ashtu edhe banorët e tjerë të fshatit Miradi e Epërme në komunën e Fushë Kosovës tash e sa ditë po përballen me ndërprerje të ujit shkaku i cilësisë jo të mirë.
Xhavit Syla, banor i këtij fshati thotë se nuk po mund ta përdor ujin për asnjë shërbim në shtëpi.
E në të njejtën situatë është edhe një banor tjetër.
Ai thotë se nga kjo cilësi e ujit kishte dhe dëme materiale.
Tutje, sipas banorit tjetër, Ilir Reçica gjendja është e mjerueshme.
Ndërkaq, Arjeta Mjeku zëdhënëse në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” thotë se turbullira e ujit erdhi nga punimet teknike në atë zonë, derisa thekson se uji momentalisht nuk ka baktere.
“Me datën 13 mars kemi pasur punime teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, ata kanë edhe puset e veta vetanake që ujin që e marin aty. E kanë të njëjtë me atë që marrin nga ujësjellesi. Sa i përket cilësisë së ujit nuk kemi bakere…”, tha Mjeku.
Sipas saj, gjatë ditës së enjte është dërguar një ekip për të bërë shpërlajren e rrjetit të ujësjellësit pas intervenimeve të mëherëshme.
Kronika e gazetares Lendrina Kodrolli.