Madje gjatë së martës, u hap edhe aplikimi për regjistrimin e votuesve që gjenden jashtë Kosovës.
E pavarësisht kësaj, i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, kërkoi që këto zgjedhje të shtyhen.
Sipas tij, ky propozim është pjesë e planit të ri të Bashkimit Evropian për dialogun, që e solli të martën në Kosovë.
Mirëpo, sipas profesorit universitar Mazllum Baraliu, kjo shtyerje nuk është në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Kërkesën e emisarit Lajçak për shtyerje të zgjedhjeve, po e sheh absurde edhe analisti Tomorr Avdia, madje ai thotw pwr twvw1 se kjo kërkesë është më shumë e presidentit serb Vuçiq.
Tëvë1 ka dërguar pyetje edhe në adresën zyrtare të Qeverisë së Kosovës lidhur me pranimin apo refuzimin e këtij propozimi, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
E pasojat e mbajtjes së zgjedhjeve në veri, veç kanë filluar të shfaqen, pasi këtë të martë, pjesa veriore e Kosovës, u përballë me disa shpërthime radhazi.
Kronika e realizuar nga Albiona Hajdari.