Ymer Elshani Archives | TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shtëpia e shkrimtarit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka bërë të ditur se shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në shtëpi muze.

Deliu- Kodra tha se vajza e poetit, Teuta ka vendosur që dhimbjen ta kthejë në forcë për ta mbajtur të gjallë krijimtarinë, emrin dhe kujtimet për babain e saj.

“Teuta, e cila sot jeton në SHBA, për herë të fundit babain e saj, poetin Ymer Elshani, e pa më 17 mars të vitit 1999. Atë ditë, forcat serbe vranë në Poklek, 53 anëtarë të familjes Elshani, Muqolli, Caraku dhe Hoxha. Pas luftës, Teuta ka vendosur që dhembjen ta kthej në forcë – për ta mbajtur gjallë krijimtarinë, emrin dhe kujtimet për babain e saj. Tashmë, shtëpia e poetit tonë, Ymerit, po kthehet në një shtëpi muze. Ndërsa, krijimtaria e tij letrare, përtej asaj që ishte botuar deri atë kohë, do të jetojë brez pas brezi falë punës së madhe të Teutës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo ka shkruar se Teuta duhet të ndihet krenare gjithmonë me babain e saj.

“Teuta – ti ndjehu gjithmonë krenare me babain, ashtu siç, pa dyshim, edhe ai do të ndjehej me ty. Faleminderit për librin dhe bisedën frymëzuese!”./teve1.info/

The post Shtëpia e shkrimtarit Ymer Elshani do të kthehet në muze appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Krerët e shtetit përlotën në Poklek, familjarët e të vrarëve të zhgënjyer me drejtësinë
Dyert e shtëpisë së vjetër në Poklek, u hapën edhe një herë për mysafirë.

Të mërkurën, presidentja Vjosa Osmani, vizitoi shtëpinë muze, ku ndodhi njëra nga masakrat më të rënda të luftës në Kosovë.

Krejt kjo, në përvjetorin e Masakrës së Poklekut, ku forcat serbe vranë 53 anëtarë të familjeve Muqolli, Elshani, Carraku e Hoxha.

Në 25 vjetorin e kësaj masakre, familjarët para presidentes, u shprehën të zhgënjyer me sistemin e drejtësisë në vend.

“Deri sot, askush nuk më ka marrë në intervistë, të paktën një intervistë me pyet a je gjallë, a po mundesh me frymua edhe çka të ka ndodhur?”, tha kështu Teuta, vajza e martirit – Ymer Elshani.

Me ta, bashkëndjeu presidentja e vendit, e cila pati një thirrje për institucionet e drejtësisë.

“Kjo që po e përmend Teuta, ka plotësisht të drejtë, është e pafalshme që 25 vjet pas luftës, mos me u marrë në pyetje familjarët”, deklaroi presidentja.

Ish-deputetja, Vasfije Krasniqi – Goodman, kishte një porosi për familjarët e viktimave të luftës.

“Mos ua hapni derën asnjë partie politike kur vijnë për vota”, tha ish-deputetja e VV-së.

Pas kësaj, krerët e shtetit nga afër u njoftuan më gjërat personale, të të vrarëve në këtë masakër.

Pas presidentes, mesditën e së mërkurës, këtu për vizitë erdhi edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Të mbijetuarit e masakrës, shefit të ekzekutivit, nga afër ia rrëfyen përjetimet e asaj ditë të rëndë.

Por, edhe iu treguan shenjat e krimit, të cilat janë të freskëta edhe pas 25 vjetëve.

Familjarët e të vrarëve, zhgënjimin me sistemin e drejtësisë në vend, e shprehën edhe para kryeministrit.

Ndërsa Kurti, u premtoi se puna për dokumentimin e këtyre krimeve në qeverisjen e tij, tashmë ka filluar.

Të dy krerët e shtetit, bënë homazhe edhe te varrezat ku pushojnë 53 martirët e vrarë në këtë masakër.

The post Krerët e shtetit përlotën në Poklek, familjarët e të vrarëve të zhgënjyer me drejtësinë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.