von der Leyen Archives | TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti i dorëzon letrat zyrtare Von der Leyen për nisjen e dialogut strategjik në tre sektorë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka dorëzuar tri letra zyrtare Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të shprehur interesimin e Kosovës për nisjen e dialogut strategjik në tri fusha në kuadër të rritjes së bashkëpunimit ekonomik.

Kjo është bërë në takimin e zhvilluar të mërkurën.

“Për të forcuar bashkëpunimin ekonomik me BE-në në kuadër të iniciativës “Single Market Highëay” Kryeministri i dorëzoi Presidentes von der Leyen tri letra zyrtare me interesin e Kosovës për të nisur dialogun strategjik në tre sektorë kyç, Bujqësi, Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (TIK), si dhe Industri të Mbrojtjes, fusha ku Kosova sheh avantazh krahasues dhe potencial të lartë zhvillimi”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Poashtu Kurti ka folur për rëndësinë që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Në takim poashtu është diskutuar edhe procesin e zgjedhjeve lokale.

“Kryeministri foli edhe për zhvillimin e zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën e kaluar, të cilat ishin të lira, demokratike dhe në përputhje me standardet më të mira evropiane. Theksoi rëndësinë për një tranzicion të rregullt të pushtetit në komunat ku do të ketë ndërrim të qeverisjes, në respektim të plotë të kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës si dhe përkushtimin e qeverisë për të mbrojtur proceset demokratike nga çdo ndërhyrje e jashtme”, thuhet në komunikatë./teve1.info/

The post Kurti i dorëzon letrat zyrtare Von der Leyen për nisjen e dialogut strategjik në tre sektorë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Von der Leyen: Të gatshëm të ndihmojë rindërtimin e një Sirie që mbron pakicat
Bashkimi Evropian është deklaruar për situatën në Siri pas rënies së regjimit të ish-presidentit Bashar al-Asad.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se Bashkimi Evropian do të ndihmonte për të rindërtuar një Siri që mbron pakicat pas rënies dramatike të Asadit.

“Evropa është e gatshme të mbështesë ruajtjen e unitetit kombëtar dhe rindërtimin e një shteti sirian që mbron të gjitha pakicat. Diktatura mizore e Asadit është shembur. Ky ndryshim historik në rajon ofron mundësi, por nuk është pa rreziqe”, ka shkruar ajo të dielën në X.

Opozita e armatosur në Siri ka marrë në kontroll pushtetin në këtë vend, duke i dhënë fund regjimit 25-vjeçar të Asadit i cili raportohet se ka ikur nga vendi dhe është strehuar në Rusi.

The post Von der Leyen: Të gatshëm të ndihmojë rindërtimin e një Sirie që mbron pakicat appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Von der Leyen i bën thirrje Shkupit t’i miratojë ndryshimet kushtetuese
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, i ka bërë thirrje të enjten Maqedonisë së Veriut t’i kalojë ndryshimet kushtetuese për ta përmbushur njërin prej detyrimeve vendimtare në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

Von der Leyen u takua me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski, gjatë një vizitë në Shkup të enjten, si pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, ku e përsëriti se zgjerimi i BE-së mbetet një nga prioritetet kryesore të saj.

“Pothuajse jemi aty. Shpresoj se me dialog të përbashkët, të gjitha forcat politike në vend do të bashkohen dhe do t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm vendimtarë për përparim. Jam e bindur se mund t’i kapërcejmë barrierat të cilat ekzistojnë”, tha Von der Leyen të enjten në një konferencë shtypi së bashku me Mickoskin.

Maqedonia e Veriut ka ngelur mbrapa në procesin e integrimit dhe mori një goditje këtë muaj kur BE-ja e hapi kapitullin e parë në negociatat për anëtarësim me Shqipërinë, duke e shkëputur Shkupin nga paketa e përbashkët me Tiranën.

Arsyeja është se Maqedonia e Veriut nuk e ka përmbushur kushtin e vendosur nga Bullgaria, që ta përfshijë në preambulën e Kushtetutës së vendit edhe minoritetin bullgar.

Ky kusht ishte futur në kornizën negociuese që Parlamenti maqedonas votoi në korrik të vitit 2022, propozim që njihet edhe si “propozimi francez”. Opozita, që atëbotë udhëhiqej nga VMRO-DPME, ishte kundër ndryshimeve kushtetuese.

Në zgjedhjet e majit të këtij viti, VMRO-ja doli e para dhe mori udhëheqjen e Qeverisë dhe kryeministri Mickoski e ka bërë të qartë se ai dëshiron ta rinegociojë “propozimin francez”.

Por, gjatë konferencës me shefen e KE-së të enjten, Mickoski deklaroi se Qeveria e tij mbetet e përkushtuar në rrugën drejtë BE-së dhe se me ndihmën e bllokut “mund të tejkalohet çdo sfidë”.

“Qëllimi ynë është i qartë, ne duam të jemi pjesë e familjes evropiane, duke ndarë të njëjtat vlera të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Jemi të vetëdijshëm se para nesh qëndrojnë sfida të rëndësishme si në fushën e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe forcimit të institucioneve që mbeten vendimtare për të ardhmen tonë”, tha Mickoski.

Mickoski, duke anashkaluar kërkesën e KE-së për ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e minoritetit bullgar në të, tha se Qeveria e tij mirëpret ndihmën e Bashkimit Evropian për të vazhduar procesin e integrimit evropian.

Von der Leyen vlerësoi përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në agjendën e reformave dhe njoftoi se Shkupi do të përfitojë më shumë se 750 milionë euro nga Plani i Rritjes, duke përfshirë këstin e parë prej 52 milionë eurosh, deri në fund të vitit.

“Jini të sigurt që zgjerimi do të mbetet prioritet kryesor për Komisionin Evropian në pesë vitet e ardhshme. Tani i kemi të gjitha mjetet dhe instrumentet e nevojshme për ta mundësuar këtë”, tha kreu i KE-së.

Veç takimit me kryeministrin Mickoski, ajo do të takohet edhe me presidenten e vendit, Gordana Silanovksa – Davkova.

Von der Leyen mbërriti në kryeqytetin maqedonas nga Tirana, ku e kishte nisur turneun e saj në gjashtë vendet e rajonit.

Ndërkohë, të premten ajo do ta vizitojë Bosnje e Hercegovinën, ku në Sarajevë do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës, si dhe me kryesuesen e Këshillit të Ministrave, Borjana Krishto, e pastaj do të niset drejt Beogradit, në takime me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin Milosh Vuçeviq.

Të shtunën, Von der Leyen do të qëndrojë në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti. Pas kësaj ajo do të qëndrojë edhe në Podgoricë, me çka e përfundon turin rajonal të filluar të mërkurën me vizitën në Tiranë.

Në prag të vizitës së saj, Komisioni Evropian përcaktoi të mërkurën edhe zyrtarisht agjendën e reformave të Maqedonisë së Veriut dhe katër vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, duke i hapur mundësi rajonit për qasje në Fondin për Reforma që parasheh një ndihmë prej gjashtë miliardë eurosh.

Bosnje e Hercegovina u përjashtua nga paketa pasi në Bruksel paraqiti një agjendë jo të plotë reformash.

The post Von der Leyen i bën thirrje Shkupit t’i miratojë ndryshimet kushtetuese appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Plani i rritjes ekonomike, Von der Leyen: Shqipëria merr 920 milionë euro
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen deklaroi se Shqipëria do të përfitojë 920 milionë euro nga plani i rritjes së Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Duke folur në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, von der Leyen tha se BE ka hapur tregun e përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku një ndër to është edhe Shqipëria.

Ajo vuri në dukje se investimet e BE-së ndaj Shqipërisë vijnë pasi vendi ka bërë reformat e duhura.

“E para ka të bëjë me planin tonë të rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor. E diskutuam javën e shkuar në samitin e Berlinit. Ne hapim derën për tregun e përbashkët të BE-së për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, për kompanitë në sektorë të caktuar por edhe partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor po vënë në zbatim reforma të rëndësishme dhe këto reforma mbështeten nga ne me anë të investimeve shtesë evropiane.

Tashmë ka një vit që kur ka filluar puna dhe shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor e kanë gati agjendën e reformave. Shqipëria është një prej këtyre vendeve, e cila ka bërë një punë të shkëlqyer për agjendën e reformave”, u shpreh presidentja e Komisionit Evropian.

Von der Leyen theksoi më tej se investimet e BE-së vijnë nga realizimi i reformave por edhe si pjesë e planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për këtë arsye, sipas saj, Shqipëria në parafinancim do të përfitojë 64 milion euro ndërsa gjithsej si investime do të marrë 920 milionë euro.

“Tani duhet të fillojmë me parafinancimin prej 64 milionë eurosh deri në fund të vitit. Cilësia e planit të reformave është e mirë, kështu që edhe këtë vizion e kemi të qartë. Gjithsej Shqipëria do të marrë më shumë se 920 milionë euro nga plani i rritjes. Plani i rritjes do të sjellë edhe rezultate të tjera.

Për shembull jeni në rrugën e duhur për t’u bërë pjesë e zonës unike të pagesave në euro që prej vitit të ardhshëm. Kjo do të thotë që transfertat në para ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian do të jenë më të shpejta, më të sigurta dhe falas. Një përfitim si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset”, tha von der Leyen.

The post Plani i rritjes ekonomike, Von der Leyen: Shqipëria merr 920 milionë euro appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Von der Leyen në Tiranë, pritet nga Rama
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ursula von der Leyen po realizon vizitë në Ballkanin Perëndimor dhe vizita e parë ka qenë në Shqipëri.

Ajo do të takohet edhe me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj si dhe do të marrë pjesë edhe në përurimin e Kampusit të Kolegjit Evropian në Tiranë.

Më 24 tetor, ajo do të shkojë në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje e Hercegovinë. Në Bosnje, ajo do t’i vizitojë edhe zonat e goditura nga përmbytjet e 4 tetorit, dhe do të shpreh gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar në përballje me pasojat.

Në Serbi, Von der Leyen do të qëndrojë më 25 tetor, ku do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Von der Leyen do të udhëtojë pastaj për vizitë në Kosovë të shtunën e 26 tetorit, ku do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi, të shtunën në Podgoricë.

The post Von der Leyen në Tiranë, pritet nga Rama appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Von der Leyen: Ukraina tashmë ka një perspektivë të qartë evropiane
“Ukraina tani ka një perspektivë shumë të qartë evropiane. Dhe Ukraina është një vend kandidat për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian diçka që dukej pothuajse e paimagjinueshme vetëm pesë muaj më parë,” tha von der Leyen gjatë një fjalimi të mbajtur virtualisht në parlamentin ukrainas.

“Pra, sot është para së gjithash, një arsye për të festuar këtë moment historik, një fitore e vendosmërisë dhe një fitore për të gjithë lëvizjen që filloi tetë vjet më parë në Maidan,” shtoi ajo.

Megjithatë, presidentja e Komisionit Evropian u kërkoi zyrtarëve ukrainas të ecin përpara me reformat kundër korrupsionit.

“Ju keni krijuar një sistem mbresëlënës kundër korrupsionit”, u tha ajo deputetëve ukrainas. “Por tani këto institucione kanë nevojë për shtysë dhe për njerëzit e duhur në postet e larta.”

Fjalimi i Von der Leyen solli duartrokitje në parlamentin e Ukrainës dhe shihet si një sukses i qeverisë së Presidentit Volodymyr Zelensky mbi përpjekjet e tyre për t’u bërë kandidatë për anëtarësim në BE.

Ajo nënvizoi se Brukseli dhe shtetet anëtare të BE-së mbështesin Ukrainën në luftën e saj ndaj pushtimit rus dhe në përpjekjet për “tu ribashkuar me familjen evropiane.”

Von der Leyen i bëri thirrje parlamentit ukrainas që të votojë ligjet në përputhshmëri me normat e promovuara nga Këshilli i Evropës për të përmirësuar procedurat e përzgjedhjes të gjykatësve të pavarur të Gjykatës Kushtetuese.

“Institucionet duhet të funksionojnë në mënyrë që ato të përmbushin aspiratat e njerëzve”, deklaroi ajo.

Javën e ardhshme, von der Leyen do të bashkohet me udhëheqësit ndërkombëtarë dhe ato ukrainas në Lugano, Zvicër në një konferencë për të mbledhur fonde dhe për të bërë plane për rindërtimin e pasluftës në Ukrainë.

“Rruga juaj evropiane dhe rindërtimi i vendit do të ecin paralelisht”, tha ajo.

“Ukraina do të jetë në qendër të kësaj konference. Investimet do të duhet të vijnë, por për të maksimizuar ndikimin e tyre dhe për të nxitur besimin e biznesit, investimet do të duhet të shoqërohen me një valë të re reformash.” përfundoi Von der Leyen.

The post Von der Leyen: Ukraina tashmë ka një perspektivë të qartë evropiane appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Von der Leyen takohet me Zelenskyn, dikskutojnë për rindërtimin e Ukrainës
Ajo theksoi se me presidentin Volodymyr Zelensky, do të diskutojnë për rindërtimin e Ukrainës si dhe përparimin drejt anëtarësimit në BE, transmeton teve1.info.

“Me presidentin Zelensky unë do të bëj një bilanc të punës së përbashkët, të nevojshme për rindërtimin dhe përparimin e bërë nga Ukraina në rrugën e saj evropiane”, tha ajo në Twitter.

The post Von der Leyen takohet me Zelenskyn, dikskutojnë për rindërtimin e Ukrainës appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Von der Leyen akuzon Rusinë se po përdor furnizimet ushqimore si mjet lufte
Ukraina konsiderohet si një prej prodhueseve më të mëdha në botë të grurit.

“Në Ukrainën e okupuar nga Rusia, ushtria e Kremlinit po konfiskon stoqe me drithëra dhe makineri… dhe luftanijet ruse në Detin e Zi po bllokojnë anijet ukrainase të mbushura me grurë dhe fara luledielli”, tha von der Leyen gjatë adresimit para Forumit Botëror Ekonomik, në Davos të Zvicrës më 24 maj.

“Rusia tani po grumbullon eksportet e veta të ushqimit si formë e shantazhit – duke bllokuar furnizimet me qëllim që të rrisë çmimet botërore, apo duke ofruar grurë në këmbim të mbështetjes politike…. Kjo do të thotë të përdorësh urinë dhe drithërat për të fituar pushtet”.

Ajo tha se disa prej këtyre ngjarjeve ia kanë kujtuar “kohërat e të kaluarës së errët të konfiskimit të të korrave nga sovjetikët dhe urinë shkatërruese të viteve ‘30”, një referencë për urinë që vrau miliona ukrainas.

Rusia ka thënë se çmimet ushqimore janë rritur për shkak të vendosjes së sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur Moskës në përgjigje të luftës në Ukrainë.

Qeveria gjermane e ka akuzuar Rusinë se po bllokon një dërgesë prej 20 milionë tonë drithëra nga Ukraina, ndërkaq presidenti polak, Andrzej Duda, ka thënë se mungesa e furnizimeve mund të nxisë një valë të re të migrantëve nga Afrika e Veriut për në Evropë.

Von der Leyen tha se mënyra më e mirë për të ndaluar Rusinë që të pengojë zinxhirin e furnizimeve ushqimore është përmes bashkëpunimit global./kp

The post Von der Leyen akuzon Rusinë se po përdor furnizimet ushqimore si mjet lufte appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Kurti merr letër falënderimi nga von der Leyen e Trudeau për përkrahjen ndaj Ukrainës
Duam t’ju falënderojmë ngrohtësisht për kontributin në aktivitetin e zotimit “Stand up for Ukraine”, më 9 prill 2022, kanë shkruar në letër von der Leyen dhe Trudeau.

Ata kanë njoftuar se nga ky aktivitet janë mbledhur 9.1 miliardë euro për njerëzit që po ikin nga invazioni i Rusisë, dhe po kërkojnë strehim në Ukrainë dhe jashtë saj. Kjo shumë e mbledhur do të ndihmojë në mbulimin e nevojave të refugjatëve në shtetet fqinje, si edhe për sigurimin e përkrahjes humanitare për të zhvendosurit brenda Ukrainës.

Përveç furnizimit me burimet aq shumë të nevojshme për njerëzit e prekur nga invazioni, pjesëmarrja e 40 qeverive dhe institucioneve, ashtu si edhe sektorit privat dhe shoqërisë civile, ka dërguar edhe mesazhin e unitetit dhe solidaritetit me Ukrainën, thuhet më tej në letër.

Meqenëse konfliktit nuk po i shihet fundi, von der Leyen dhe Trudeau kanë thënë se duhet të vazhdohet me përkrahjen për popullin ukrainas dhe kanë shprehur shpresën që mobilizimi i fortë i solidaritetit global me Ukrainën dhe popullin e saj do të vazhdojë.

Ndryshe, kryeministri Kurti i ishte bashkuar aktivitetit “Stand up for Ukraine”, së bashku me liderë nga vende të ndryshme të botës, të cilët nëpërmjet video-incizimeve kanë shprehur përkrahjen dhe solidaritetin e vendeve të tyre me popullin e Ukrainës.

Duke e dënuar invazionin dhe agresionin rus, Kurti ka dërguar porosinë për gatishmërinë e Kosovës për pranimin e 5000 refugjatëve ukrainas, ndarjen e fondeve të ndihmës humanitare, si edhe fondin e posaçëm për strehim dhe akomodim për punë të 20 gazetarëve nga Ukraina. Një gazetare ukrainase tashmë ka arritur dhe po vazhdon misionin e gazetarisë nga Kosova. /KP/.

The post Kurti merr letër falënderimi nga von der Leyen e Trudeau për përkrahjen ndaj Ukrainës appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.