vaji Archives | TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kur nuk ndihet dora e shtetit, qytetarët bëhen viktima të tregtarëve të pandërgjegjshëm
Shkruan: Agron Halitaj

Dy vjet më parë, kur e gjithë bota u izolua nga armiku i padukshëm – virusi korona, letra e një vajze italiane ia doli të bënte xhiron e botës. Si qytetare e një vendi që i ka dhënë shumë njerëzimit, ajo i “falënderonte” fuqitë e mëdha që në kohën më të ligë ia kishin kthyer shpinën Italisë sa që as maska të thjeshta për t’u mbrojtur nga virusi nuk ua dërgonin italianëve.

Ajo ia kujtonte Macronit të Francës, Trumpit të ShBA-së, Merkelit të Gjermanisë e Johnsonit të Britanisë së Madhe se italianët kanë shpikur bankat, universitetet, arkitekturën, inxhinierinë, astrofizikën, kalendarin, muzikën dhe se nga gjiri i tyre kishin dalë Kolombo, Marko Polo, Leonardo da Vinci, Mikelanxhelo, Ticiani, Rafaello, Galileo, Çezari, Dante … Por, liderët e shteteve të cilave ajo u drejtohej merreshin me punët e veta, bënin strategji e merrnin masa për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të vet. Solidariteti kishte rënë në pikën më të ultë.

Mbase kriza e pandemisë së koronavirusit u ka shërbyer si mësim qeverive të shteteve të huaja, se si nuk duhen varur krejt shpresat në mbështetjen nga jashtë, por se duhen bërë përgatitje për të mos lejuar që të përsëriten pamjet e ngjashme me ato të vitit 2020, kur qytetarët e humbin njerëzoren dhe gjithsecili lufton për të siguruar artikujt esencialë- ekzistencialë.

Siç duket, këtë mësim nuk e kanë mbajtur mend, ose nuk e kanë kuptuar si duhet pushtetarët në Kosovë.

Raftet e zbrazëta me miell e vaj – apo edhe pjesërisht të mbushura, por me çmime përtej çdo norme të fitimit të lejuar – u kthyen sërish në ekranet televizive, në portale dhe në mediet sociale. Gjatë pandemisë veçse ishte vërtetuar se janë të kota thirrjet për të mos ngarendur për të blerë artikuj ushqimorë me shumicë. Është parë se qytetarët më pak i dëgjojnë apelet e pushtetarëve, e shumë më tepër ndikohen nga veprimet e shoqi-shoit, sepse kur futesh në dyqan dhe i sheh të tjerët duke u furnizuar përtej nevojave ditore, apo edhe mujore, instinkti të shtyn të veprosh njësoj.

Izolimi disamuajsh, e më pas edhe daljet me kufizime, i kanë shtyrë qytetarët që të mendojnë më shumë kah e ardhmja, të përcaktojnë prioritetet dhe t’i zvogëlojnë pritjet për mbështetje nga jashtë – edhe nga vet shteti. Kjo për faktin se kriza e pandemisë pos tjerash shpërfaqi paaftësinë e pushtetarëve tanë për të menaxhuar situatën. Qytetarët e Kosovës mbetën të vetmit në Evropë, që nuk kishin mundësi të vaksinoheshin – si pasojë e neglizhencës e inateve mes të larguarve dhe të ardhurve në pushtet.

Kapaciteti shtetëror, besimi social dhe udhëheqja, siç thotë Francis Fukuyama, janë tre faktorët që ndikojnë në dhënien e përgjigjeve pozitive gjatë krizave. “Vendet me aparat kompetent shtetëror; me qeveri së cilës i besojnë dhe e dëgjojnë qytetarët; dhe me udhëheqësi efektive – kanë pasur reagim mbresëlënës, duke i kufizuar dëmet që ato kanë pësuar nga koronavirusi. Ndërkohë, vendet me shtete jofunksionale, shoqëri të polarizuara ose udhëheqje të dobët kanë reaguar dobët, duke i lënë qytetarët dhe ekonomitë e tyre të ekspozuara e më të prekshme ndaj virusit”.

Prandaj, sot, nëse shihen qytetarët duke bërë turrë për t’u furnizuar me artikujt esencialë ushqimorë, nuk e bëjnë këtë nga frika se lufta e nisur në Ukrainë do të bartet edhe në Kosovë, por e bëjnë nga droja se nga lufta atje për një kohë do të ketë krizë ekonomike në Evropë që, pashmangshëm, efektet e saj do të ndihen për një kohë edhe në Kosovë. Droja shtohet kur qytetarët e shohin qeverinë duke mos i vënë në funksion mekanizmat e kontrollit të çmimeve dhe duke mos ndërmarrë masa konkrete për ta zbutur krizën ekonomike e sociale.

Paniku nuk mënjanohet me apele, as me moralizime, e hiç se hiç me folklorizëm patriotik, por me veprime institucionale. Qytetarëve nuk duhet t’ju fyhet inteligjenca, e as nuk duhen bërë përgjegjës për panik. Panikun e krijon Qeveria me mosveprim apo edhe me deklarata të ministrave se kemi rezerva të miellit edhe për dy muaj. Në kohë krizash, kur nuk ndihet dora e shtetit, qytetarët bëhen përherë viktima të tregtarëve të pandërgjegjshëm! /teve1.info/

The post Kur nuk ndihet dora e shtetit, qytetarët bëhen viktima të tregtarëve të pandërgjegjshëm appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Maqedonia e Veriut ndalon eksportin e disa mallrave ushqimore, vaji në mesin e tyre
“Vendimi është marrë si masë paraprake që të shmangen vepriemt speculative të tregtarëve dhe prodhuesve, si dhe për ta mbrojtur prodhimin vendor, tregun vendor dhe qytetarët”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga qeveria e Maqedonisë Veriore, përcjellë teve1.info

Për këtë veprim ata kanë thënë që kjo ka ardhur si përgjigje ndaj masave të njëjta që kanë marrë shtetet tjera në këtë rajon.

Serbia është njëra nga to e cila ndaloi eksportimin edhe në Maqedoninë e Veriut.

The post Maqedonia e Veriut ndalon eksportin e disa mallrave ushqimore, vaji në mesin e tyre appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Rritja e çmimit të vajit në 3,49, reagim i madh nga qytetarët, shteti hesht
Trendi i rritjes së çmimeve si ajo i energjisë, naftës e produkteve bazike ushqimore po vazhdon të jetë problem për qytetarët e vendit.

Së fundmi në vendin tonë dukshëm është rritur edhe çmimi i vajit.

Vetëm dje, një litër vaj është ngritur në 2.29, teksa sot disa qytetarë kanë publikuar fotografi në rrjete sociale se disa markete kanë rritur çmimin e këtij produkti në 3.49.

Kjo rritje enorme e çmimeve po shfaq shqetësim te qytetarët.

Gazetari, Zekrija Shabani në lidhje me këtë ka thënë se a ka ndonjë inspektor që kontrollon këto markete.

“Mashtrues! Çfarë u shtrenjtua në lenden e parë për prodhimin e vajit nga dje deri sot? Dje një litër vaj ishte 2.25 euro ndërsa sot 3.49 euro. A ka more inspektor në këtë vend???”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Po ashtu, edhe Ehat Miftaraj nga IDK-ja ka reaguar për rritjen e çmimit të vajit për një ditë, nga 2.29 në 3.49.

Miftaraj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qytetarët në Kosovë po e paguajnë çmimin e lirisë, duke filluar nga çmimi i vajit.

“Në Ukrainë edhe pse luftë është e ndaluar rritja e çmimeve! Në Kosovë po e paguajmë çmimin e lirisë, duke filluar nga çmimi i vajit prej 3 Euro e 50 cent”, ka shkruar ai.

Sipas tij, shteti spektatorë dhe konstatues i gjendjes, përderisa qytetari e paguan faturën. /teve1.info/

The post Rritja e çmimit të vajit në 3,49, reagim i madh nga qytetarët, shteti hesht appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.