sigurimi shendetesor Archives | TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Bardiqi: Sistemi i sigurimeve shëndetësore pritet të funksionalizohet brenda vitit
Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi, ka deklaruar se sistemi i sigurimit shëndetësor në Kosovë pritet të hyjë në fazë funksionalizimi gjatë këtij viti, pasi sipas tij, pengesat kryesore në zbatim lidhen me mungesën e akteve nënligjore dhe mekanizmave praktikë.

Bardiqi në emisionin “Intervista Zgjedhore” në KosovaPress theksoi se ligji paraprak ka hasur vështirësi në implementim për shkak të mungesës së rregullave të qarta për listën e barnave jashtëspitalore dhe mungesës së procedurave për kontraktimin e barnatoreve private.

Sipas tij, këto boshllëqe kanë qenë arsyeja kryesore pse skema e sigurimeve shëndetësore nuk ka funksionuar në praktikë. Ai shton se Ministria e Shëndetësisë ka përgatitur tashmë aktet nënligjore që rregullojnë këto çështje, përfshirë udhëzimin administrativ për kontraktimin e barnatoreve dhe rregulloren për barnat jashtëspitalore, të cilat, sipas tij, pritet të kalojnë shumë shpejt në procedurë qeveritare.

“ Në radhë të parë e përmenda barnat jashtëspitalore, që janë shumë të rëndësishme, edhe shpenzimet nga xhepi i qytetarëve që ndodhin për shkakun e tyre. Janë ato që do të rregullohen me këta dy mekanizma: nxjerrja e një udhëzimi administrativ që parasheh kontraktimin e barnave jashtëspitalore dhe rregullorja për përcaktimin e kritereve dhe normave që e rregullojnë skemën e barnave jashtëspitalore. Po. Dhe të dyja këto, ministria ka draftuar këto akte dhe besoj që në pak javë do të jenë në procedurë për kalim nga qeveria, aprovim nga qeveria, dhe brenda pak kohësh, brenda tre muajve këto, këto po pritet me u kaluar në, të bëhen pjesë e qarkullimit juridik dhe mund të zhvillohen procedurat…Jo një zotim brenda këtij viti, po unë e konsideroj që brenda vitit… Përderisa e fundit dhe më e rëndësishmja, 7% e pagës bruto do të ndahet nga punëdhënësit dhe punëmarrësit. 3.5% e ndarë. Analogji e kemi Trustin Pensional ku e kemi ndarjen 5% punëdhënësi, punëmarrësi, total 10% e pagës”, tha ai.

Bardiqi shtoi se vizioni i LVV-së në fushën e shëndetësisë është krijimi i një popullate të shëndetshme, ndërsa misioni, sipas tij, është ofrimi i shërbimeve shëndetësore cilësore dhe të sigurta për të gjithë qytetarët.

Bardiqi theksoi se në kuadër të politikave shëndetësore janë paraparë disa ndërhyrje kryesore, të cilat përfshijnë kontrollin periodik shëndetësor për çdo qytetar (check-up), digjitalizimin e sistemit shëndetësor përmes regjistrit elektronik të pacientëve dhe fuqizimin e mjekut familjar.

“Vizioni i qeverisë Kurti është një popullatë e shëndetshme, ndërsa misioni është duke ofruar shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta për të gjithë qytetarët. Sa i përket intervenimeve që janë edhe zotime, është check-up-i shëndetësor për çdo qytetar. Mjeku familjar dhe regjistri i secilit qytetar të Kosovës në formën elektronike. Mbrojtja e nënës dhe fëmijës, shumë e rëndësishme. Shumica e politikave ose janë në zbatim e sipër, ose janë nisur, ose janë dokumente strategjike të kostuara dhe të buxhetuara. Mandej e kemi shëndetin preventiv dhe aktivizimin fizik të qytetarëve, që është promovim dhe edukim shëndetësor, siguria ushqimore dhe shëndeti publik. Janë sigurimet shëndetësore që i ceka më parë edhe formatin se si do të zbatohet, mbulimi i kostos së barnave jashtëspitalore dhe këtë e përmenda deri në 100 milionë euro do të jetë buxheti për barna. Shërbimet mjekësore specialistike, edhe në spitalet e përgjithshme ose shërbimet klinike brenda spitaleve të përgjithshme, spitalet dhe klinikat e reja dhe të rinovuara”, shtoi Bardiqi.

Kandidati për deputet nga LVV-ja thotë se në qeverinë Kurti një nga ndërhyrjet kryesore në sektorin e shëndetësisë ka qenë rritja e buxhetit për barna, duke theksuar se shpenzimet më të mëdha të qytetarëve në shëndetësi lidhen pikërisht me këtë kategori.

Sipas tij, qeveria ka rritur gradualisht fondet për barna, nga rreth 24 milionë euro në fillim të mandatit, në rreth 35 milionë euro, ndërsa aktualisht buxheti, siç tha ai, ka kaluar mbi 65 milionë euro, me synim që të arrijë rreth 100 milionë euro në të ardhmen.

“Intervenimet janë substanciale. Nëse e shikojmë se ku qytetari investon paranë në sektorin e shëndetësisë përgjatë vitit, janë më shumë te barnat sesa te ofrimi i shërbimeve shëndetësore. E që te barnat, qeveria Kurti prekur e ka marrë buxhetin me 24 milionë euro për barna, e ka rritur në 35 milionë euro dhe mandej sot është mbi 65 milionë euro, ndërsa synimi për qeverisjen Kurti 4 është në rreth 100 milionë euro. Thënë shkurt, prej kur ka ardhur qeveria Kurti në 8 shkurt të vitit 2020, rreth 20% të nevojave për popullatën që shpenzon për barna kanë qenë të mbuluara nga buxheti i shtetit. Absolutisht, jo vetëm te ne, në secilin shtet ka mungesa për arsye se kërkesat janë të mëdha… Unë mund t’ju them se në Klinikën e Onkologjisë, për aq sa jam në dijeni dhe jam vetë onkolog, përmbi 90% ka qenë në vazhdimësi furnizimi me barnat e shtrenjta. Kështu që disa barna që jepen komplementare ekziston mundësia që të ketë ndërprerje në furnizim, mirëpo kryesisht furnizimi me barna, sidomos me barnat e shtrenjta, ka qenë gjithmonë mbi 90%”, potencoi ai.

Krahas kësaj, Bardiqi deklaroi se suksesi i LVV-së në zgjedhjet e 7 qershorit duhet të matet me një fitore të qartë dhe bindëse, e cila, sipas tij, do të pamundësonte “bllokimin e institucioneve nga ish-opozita përmes bojkotit apo mungesës së kompromisit politik”.

“Sukses për Lëvizjen Vetëvendosje në këto zgjedhje do të konsiderohet atëherë kur fitorja do të jetë aq bindëse sa nuk do t’i jepet në mundësi opozitës që përmes bojkotit të pengojë krijimin e institucioneve të shtetit. Ju keni parë që në të kaluarën, në legjislaturën e dhjetë, edhe përkundër përkushtimit dhe ofertave gjeneroze të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit të Republikës, zotit Albin Kurti, opozita ka pasur një pozicion tepër rigid dhe nuk ka dashur asnjë kompromis. Thjesht ka qenë për ta shtyrë edhe një herë vendin në zgjedhje si mision i opozitës. Ndërsa nga ana jonë ne konsiderojmë se votat të jenë aq të mjaftueshme sa të zgjedhim presidentin me pakicën jo serbe”, theksoi ai.

Në anën tjetër, Bardiqi refuzoi të komentojë arsyet pse dikush nga familja Jashari hezitoi që të propozohet si kandidat për president.

“Ndjesë, po gjithmonë ndihem ngushtë edhe keq kur përmendet qoftë familja Jashari apo ndonjë familje e dëshmorëve, vlerat tona sublime të luftës, në çështje të intervistave me konotacion politik… Ndjesë, po ju e keni parë edhe deklarimin e zotit Jashari, për mua është familje hyjnore dhe nuk dua në konotacion politik të bisedoj për këtë çështje”, përfundoi ai.

The post ​Bardiqi: Sistemi i sigurimeve shëndetësore pritet të funksionalizohet brenda vitit appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Gati dokumentacioni për sigurimin shëndetësor dhe jetësor – FSK afër misionit paqësor në Gaza
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë janë në pritje që Kuvendi të jap dritën e gjelbër që ata të dërgohen jashtë vendit.

Bëhet fjalë për misionin humanitar si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Mbi 20 ushtarakëve kosovarë që do të dërgohen në Lindjen e Mesme, do t’iu aplikohet sigurimi shëndetësor dhe ai jetësor.

Këtë për Tëvë1, e kanë konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Këta të fundit thonë se tashmë i kanë dorëzuar dokumentacionet e nevojshme.

“Sa i përket zbarkimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të misionit ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, duke ju referuar Ligjit Nr. 08/L-036 për Dërgimin e FSK-së Jashtë Vendit dhe dokumentacionit të dërguar në Qeveri, është adresuar edhe çështja e sigurimit shëndetësor dhe jetësor për secilin pjesëtarë të angazhuar, si dhe pagesa për nivelin e rrezikshmërisë krahas shpenzimeve të tjera të mbuluara”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.

Mirëpo çka thotë ky Ligji i cili pësoi ndryshim-plotësim në vitin 2024?

“Mjetet e nevojshme për përgatitje, pajisje dhe dërgim të FSK-së në operacione ndërkombëtare dhe aktivitete ushtarake jashtë vendit të parapara me këtë ligj, përfshirë edhe të drejtat e parapara me paragrafin 2. të këtij neni, sigurohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës. Personeli i FSK-së do të kenë të siguruar transportin, pajisjet e nevojshme për operacion dhe stërvitje, sigurimin shëndetësor, sigurimin jetësor, pagat, pagesat shtesë, ushqimin dhe akomodimin”, thuhet në ligj.

Por, një kolonel në pension i FSK-së, thotë se sigurime të tilla, duhet të bëhen për të gjithë ushtarët e FKS-së.

“Jo vetëm për FSK-në por edhe për Policinë e Kosovës po ashtu sepse edhe Policia e Kosovës e ka të njëjtin problem dhe ka detyra me rrezik të cilat i kryen për çdo ditë dhe çdo moment ne mund të kemi pasoja për individët brenda këtyre grupimeve, FSK-së dhe Policisë të cilat mund t’iu kushtojnë edhe me jetë ndërsa kryejnë detyra shumë të rëndësishme për vendin dhe në anën tjetër nuk trajtohen në nivelin që u takon të trajtohen”, shprehet Hysen Gecaj.

Ndryshe, Kosova është në mesin e pesë shteteve që janë zotuar për angazhim në këtë mision me qëllim ofrimin e sigurisë dhe mbikëqyrjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

The post Gati dokumentacioni për sigurimin shëndetësor dhe jetësor – FSK afër misionit paqësor në Gaza appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Zjarrfikësit pa shtesa për rrezikshmëri, kërkohet vëmendje shtetërore
Janë gjithmonë gati.

E me të pranuar thirrjen nga qytetarët, Brigada e Zjarrfikësve në kryeqytet nisen menjëherë për intervenim.

Mirëpo ka raste kur për fikjen e zjarreve mbesin vetëm dy zjarrfikës.

“Kur mbetet numri shumë i vogël, ata detyrohen me intervenu veç e veç, çka paraqet rrezik për jetën e tyre dhe nuk është e lejueshme me ndodhë mirëpo fatkeqësisht nganjëherë edhe ndodhë”, thotë  Bajram Rexhepi, brigada e zjarrfikësve

Nga këto raste, zjarrfikësit edhe lëndohen.

Mirëpo pavarësisht kësaj, ata nuk kanë sigurim mjekësor.

Madje as shtesa për rrezikshmëri.

“T’lëndum kemi pas mjaft, edhe fatkeqësisht sigurimin shëndetësor nuk e kem, pagesa është bërë në mënyrë lineare, për të gjithë njëjtë, kah 107 euro për rrezikshmëri. përderisa tani janë ndërpre ato. nuk e dimë qëllimin, as shkaqet, thotë Rexhepi.

E për këto, Sindikata e Zjarrfikësve ka kërkuar ndihmë nga Avokati i Popullit.

“Kemi pas një takim me avokatin e popullit dhe vendimi i Kushtetutës që i ka anulu disa nene, që në këtë rast nuk munden një të drejtë që e ke gëzu ta pezullojnë apo anulojnë. Ne nuk do të heqim dorë”, thotw Muharrem Beka  nga sindikata e zjarrfikësve

Kjo njësi sipas ekspertit të emergjencave, Tahir Ahmeti duhet të ketë vëmendjen e shtetit.

Shteti duhet që të ndajë buxhetin e mjaftueshëm në mënyrë që të investojë në këtë njësi. Zjarrfikësve duhet që t’u përmirësohen kushtet qoftë në vendin e punës por edhe t’u paguhet rrezikshmëria që është diçka elementare, shprehet Ahmeti.

Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë mbulon incidentet që ndodhin në kryeqytet, Fushë Kosovë, Obiliq e Graçanicë.

The post Zjarrfikësit pa shtesa për rrezikshmëri, kërkohet vëmendje shtetërore appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.