sezoni dimeror Archives | TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KOSTT thotë se ka rritje rekord të konsumit të energjisë, paralajmëron për reduktime të përkohshme gjatë dimrit
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka informuar mbi gjendjen aktuale të sistemit elektro-energjik në vend.

Në njoftimin e KOSST thuhet se sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës gjatë sezonit dimëror po përballet me rritje të ndjeshme të konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht në orët e pikuat.

Krahasuar me vitin e kaluar, konsumi ka shënuar rritje prej 14.33%, ndërsa ngarkesa maksimale prej 1468 MW është arritur dje, në kushte kur temperaturat nuk kanë qenë shumë të ulëta, çka tregon se në ditët më të ftohta konsumi mund të rritet edhe më tej.

Ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve, institucioneve dhe bizneseve që sipas mundësive të marrin çdo veprim që ndikon në uljen e konsumit dhe të ngarkesës së sistemit.

Ndërsa, ka thënë se në kushte mbingarkese operimi i sistemit mund të imponojë zbatimin e reduktimeve të kontrolluara dhe të përkohshme të furnizimit, si masë teknike e domosdoshme për mbrojtjen e stabilimenteve dhe aseteve kritike të sistemit elektro-energjetik, të cilat sigurojnë furnizimin me energji elektrike.

“Në këto raste, qytetarët udhëzohen me mirëkuptim që të largojnë pajisjet elektrike nga rrjeti deri në rikthimin e furnizimit, me qëllim mbrojtjen e tyre dhe mundësimin e rikthimit sa më të shpejtë dhe të sigurt të furnizimit normal”, thuhet në njoftimin e KOSST./teve1.info/

The post KOSTT thotë se ka rritje rekord të konsumit të energjisë, paralajmëron për reduktime të përkohshme gjatë dimrit appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Qytetarët ndajnë vështirësitë ekonomike dhe kostot e ngrohjes dimërore
Çmime të larta dhe kushte të vështira ekonomike janë problemet kryesore me të cilat po përballen për ngrohje qytetarët gjatë sezonit dimëror.

Rritja e kostos së jetesës ka ndikuar që qytetarët të shprehin shqetësime varësisht nga mënyra e ngrohjes dhe situata e tyre financiare. Disa përballen me vështirësi serioze ekonomike, ndërsa të tjerë vërejnë sfidat e përgjithshme që po kalon shoqëria.

Ramadan Sylejmani thotë se burim të ngrohjes gjatë sezonit dimëror përdorë ngrohjen qendrore nga rrjeti i Termokos. Ai tregon se ende nuk e di sa do të kostoja e pagesës pasi ende nuk kanë ardhur faturat.

“Me Termokos… Ende nuk na kanë ardhur faturat, nuk po di sa mund të jetë shtrenjtë. Jo, nuk kemi pasur ndërprerje, vetëm me ujë kemi ndërprerje, me Termokosin jemi në rregull”, tha ai.

Qytetari Ahmet Krasniqi thotë se fatura e rrymës i vjen mesatarisht rreth 200 euro, pasi punon me ngrohje termike.

“Me rrymë, të them të drejtën njësoj… Mesatarisht më vjen 200 euro, sepse kam me punë termike… Nuk është shumë, sepse më të gjitha çka i kemi në banesë, me shporet të rrymës e me të gjitha, me bojler, 200 euro nuk është shumë”, tha ai.

Ilmi Musliu ankohet se çmimet e druve sivjet janë të larta, pasi kanë arritur shifrën 70 euro për metër. Sipas tij, me vështirësi ka arritur t’i sigurojë drutë para një jave, pasi është i vetmi që punon për një familje prej tetë anëtarësh.

“Me dru, 70 euro metri i drurëve, po çmimet e larta janë… Shumë me zor, para një jave i kam siguruar, se nuk kam pasur me çka. Punoj me një rrogë pastrimi 500 euro. Çfarë të bëjë me to, pasi jam vetë i teti në familje… Çmimet duhet të jenë më të ulëta, sepse katastrofë janë çmimet me një rrogë nuk po mund të bëjmë asgjë”, tha ai.

Qytetari Franklin Sedaj thotë se fatura e rrymës i vjen rreth 150 euro, duke theksuar se vetë qëndron mirë financiarisht pasi punon avokat. Megjithatë ai shprehet i shqetësuar për gjendjen ekonomike të shumë qytetarëve.

“Me rrymë… 150 euro më duket (fatura e rrymës). Unë qëndroj mirë, por më dhimbset populli shqiptar, sepse ka njerëz që vuajnë për bukë, ka njerëz të varfër… Unë qëndroj mesatarisht mirë, nuk kam probleme financiare. Merrem me profesionin tim – jam avokat”, tha Sedaj./kp

The post Qytetarët ndajnë vështirësitë ekonomike dhe kostot e ngrohjes dimërore appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.