refuzim Archives | TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Supremja e rrëzon ankesën e Blerim Isufajt për largimin nga pozita e kryeprokurorit
Gjykata Supreme e Kosovës e ka hedhur si të palejuar ankesën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufajt, kundër vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për largimin e tij nga pozita udhëheqëse.

Sipas njoftimit të Gjykatës Supreme, vendimi është marrë në seancën e kolegjit të mbajtur më 27 tetor 2026, pas shqyrtimit të lejueshmërisë së ankesës kundër vendimit të KPK-së të datës 2 tetor 2026.

Gjykata ka vlerësuar se ankesa nuk mund të shqyrtohet në kuadër të kompetencës së saj të veçantë, të përcaktuar me Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Në arsyetimin e saj, Supreme ka theksuar se largimi i një kryeprokurori nga pozita udhëheqëse nuk e bën automatikisht vendimin të natyrës disiplinore. Sipas Gjykatës, që një vendim të konsiderohet disiplinor, ai duhet të ketë për objekt konstatimin e përgjegjësisë disiplinore dhe përcaktimin e pasojave juridike që rrjedhin nga ajo përgjegjësi.

Në rastin konkret, Gjykata ka konstatuar se vendimi i KPK-së është nxjerrë në bazë të nenit 22, paragrafit 5, të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pa u konstatuar përgjegjësia disiplinore e ankuesit.

Për këtë arsye, vendimi është cilësuar si akt individual me karakter administrativ dhe jo si vendim disiplinor.

Gjykata Supreme ka bërë të ditur se ligjshmëria e këtij vendimi mund t’i nënshtrohet kontrollit gjyqësor përmes procedurës së konfliktit administrativ, para gjykatës kompetente sipas legjislacionit në fuqi.

Rrjedhimisht, kolegji i Gjykatës Supreme ka vendosur që ankesën e kryeprokurorit ta hedhë si të palejuar, për shkak të mungesës së bazës ligjore për shqyrtimin e saj në këtë procedurë./teve1.info/

The post Supremja e rrëzon ankesën e Blerim Isufajt për largimin nga pozita e kryeprokurorit appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Refuzohet kërkesa që drejtori i Policisë të raportojë javën e ardhshme para deputetëve për vrasjen e Zekajt
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të ftohet javën e ardhshme për të raportuar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë.

Megjithatë, kërkesa e Musliut nuk u miratua, ndërsa kryetari i komisionit, Mefail Bajqinovci, bëri të ditur se drejtori i Policisë do të raportojë pas katër javësh, për çështjet që kanë ngritur shqetësime te deputetët.

Musliu tha se, pas dilemave të ngritura lidhur me rastin, komisioni duhet ta dëgjojë Policinë e Kosovës për të kuptuar se si janë zhvilluar veprimet institucionale.

“U ngritën shumë dilema, konsideroj qe si komision duhet ta ftohmë policinë, ti dëgjojmë çka kanë me na thënë lidhur me rastin. Nëse del se nga ana policisë ka shkuar gjithçka në rregull duhet t’i heqim dilemat. Shumë e domosdoshme është që të zbardhet rasti. Konsideroj si komision na takon me dëgjua rrëfimin nga policia e Kosovës”, tha ajo.

Ajo këmbënguli që drejtori i Policisë të ftohet në mbledhjen e javës së ardhshme, duke theksuar se kërkesa e saj nuk synon të fajësojë Policinë, por të sqarojë rrethanat e rastit.

“Unë kërkoj që javën tjetër sot një javë të ftohet drejtori i policisë së Kosovës dhe të raportoj për vrasjen. Pa drejtuar gishtin nuk po tentoj ti kë faj unë po dua ta mbroj policinë. Ne mundemi me thirr edhe Inspektoratin Policorë pastaj. Propozimi im është shumë i qarte, ju caktojeni”, kërkoi ajo.

Ndërkaq, kryetari i komisionit, Mefail Bajqinovci, tha se për rastin do të ketë edhe komision hetimor, i cili do të shqyrtojë përgjegjësitë institucionale.

“Do të ketë komision hetimor dhe ai komision do të kryej punën e vet. Ai komision do të zbardhë të vërtetën se cili institucion e ka neglizhuar punën nëse ka pasur ne rastin e të ndjerës. Për çështjen në kampin e Vrelles, nuk është rrezikua asgjë aty dhe se në atë pjesë të kampit janë realizuar intervista të ndryshme dhe se nuk ka pasur asnjë rrezik. Unë besoj se drejtori i policisë do të raportoj muajin e ardhshëm”, tha ai.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, tha se rasti i Arlinda Zekajt dhe rastet e tjera të dhunës në familje duhet të trajtohen me seriozitet nga të gjitha institucionet përgjegjëse.

“Na ka tronditur jo vetëm ky rast por të gjitha rastet edhe sot të dhunës në familje. Janë të evidetushme dhe të pafalshme se si trajtohet gruaja në familje shqiptare. Nga ky komision ju bej thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese dhe të gjitha atyre që kanë të bëjnë me çështje sociale të merren me këto tema, mos të mbetet faji te gruaja apo policia e prokuroria…secili nga pak atëherë rrumbullakësohet puna e gjithë secili pantohem që policia duhet të vij dhe të raportoj”, tha selimi.

Në fund, Bajqinovci përsëriti se drejtori i Policisë do të raportojë pas katër javësh.

The post Refuzohet kërkesa që drejtori i Policisë të raportojë javën e ardhshme para deputetëve për vrasjen e Zekajt appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Edhe PDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Ismaili: Është tentativë manipulimi
Pas Aleancës, edhe Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur të mos marrë pjesë në takimin e së martës, të thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, me liderët e partive politike.

Takimi është ftuar nga Haxhiu me qëllim të zhvillimit të dialogut politik dhe institucional për tejkalimin e situatës aktuale dhe funksionalizimin e institucioneve.

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, në konferencë për media deklaroi se partia e tij nuk do të marrë pjesë në takim, duke e cilësuar ftesën e Haxhiut si “tentativë manipulimi”.

Sipas Ismailit, në vend të takimit me liderët politikë, Haxhiu do të duhej t’i drejtohej kryesuesit së Kuvendit, Avni Deharit, për thirrjen e seancës.

“Kjo është edhe një tentativë manipulimi për afate, Haxhiu më mirë do të ishte t’i kishte shkruar letër Deharit që ta thërrasë seancën. Çfarë logjike ka, si mund të ushtrosh mandate dhe të dërgosh letra, kur është dashtë që letrën e parë t’ia dërgoj Deharit. PDK-ja nuk do të jetë në atë takim, ne do të jemi në Kuvend”, deklaroi ai./teve1.info/

The post Edhe PDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Ismaili: Është tentativë manipulimi appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Kushtetuesja refuzon kërkesën e investitorëve për rastin e vdekjes në ashensor, mbetet në fuqi dëmshpërblimi mbi 32 mijë euro
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka refuzuar ankesën e Artan dhe Arrim Gjakovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi vendimet e dy shkallëve më të ulëta për dëmshpërblim mbi 32 mijë euro ndaj familjes së personit që vdiq aksidentalisht si pasojë e ashensorit në Prishtinë.

Sipas vendimit të Kushtetueses, nga dokumentet e rastit rezulton se më 3 janar 2013, S.Q., i cili punonte si shpërndarës qumështi, humbi jetën në një aksident me ashensor në një ndërtesë banesore në Prishtinë. Kur hapi derën e ashensorit, kabina nuk ndodhej në katin përkatës dhe ai ra në bodrumin e objektit.

Bashkëshortja dhe pesë fëmijët e viktimës paditën investitorët e objektit (Artan dhe Arrim Gjakovën), duke kërkuar kompensim për dëmin material dhe jomaterial.

Sipas vendimit të Kushtetueses, nga shkresat e lëndës rezulton se familja e viktimës pretendoi se ashensori nuk ishte mirëmbajtur siç kërkohet me ligj, nuk kishte certifikatë përdorimi nga institucionet përkatëse, si dhe investitorët kishin kërkuar heqjen e dyerve automatike të brendshme të ashensorit, pavarësisht paralajmërimeve se kjo mund të rrezikonte jetën e njerëzve.

Thuhet se më 28 tetor 2020, Gjykata Themelore e aprovoi pjesërisht padinë e familjes së S.Q. dhe i detyroi investitorët të paguajnë dëmshpërblim për familjen e viktimës. Bashkëshortes së viktimës iu ndanë 6 mijë euro për dëm jomaterial, ndërsa secilit prej pesë fëmijëve nga 5 mijë euro. Gjykata po ashtu njohu 485 euro për shpenzimet e varrimit, 1 mijë e 240 euro për shpenzimet e ceremonisë së ngushëllimeve dhe 150 euro për bartjen e kufomës nga Instituti i Mjekësisë Ligjore deri në shtëpi. Në total, familjes iu njohën 32 mijë e 875 euro dëmshpërblim.

Gjykata vlerësoi se investitorët mbanin përgjegjësi, sepse ashensori ishte vënë në funksion pa dokumentacion teknik dhe pa respektuar rregullat ligjore të sigurisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Investitorët u ankuan, duke pretenduar se nuk kishin më përgjegjësi për ashensorin pasi kontrata e mirëmbajtjes kishte skaduar dhe se përgjegjësia kishte kaluar te banorët e objektit. Ata po ashtu theksuan se në ashensor kishte tabela paralajmëruese dhe se aksidenti kishte ndodhur për shkak të një defekti teknik.

Sipas vendimit të Kushtetueses, më 7 qershor 2024, Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën dhe e la në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore. Sipas saj, investitorët mbanin përgjegjësi si për ndryshimet e bëra në ashensor, ashtu edhe për mosmirëmbajtjen e tij.

Më pas, investitorët paraqitën revizion në Gjykatën Supreme, duke pretenduar se ishte hequr vetëm dera e brendshme e ashensorit dhe se ata nuk kishin më përgjegjësi për mirëmbajtjen pas skadimit të kontratës.

Më 14 prill 2025, Gjykata Supreme e refuzoi revizionin dhe vërtetoi vendimet e mëparshme. Gjykata arsyetoi se investitorët nuk kishin dokumentacion teknik për gjendjen e ashensorit dhe se fakti që dera hapej edhe kur kabina nuk ishte në kat tregonte se sistemi i ashensorit kishte probleme serioze funksionale.

Artan dhe Arrim Gjakova pretenduan se me vendimet e gjykatave të rregullta u ishin shkelur të drejtat kushtetuese, përfshirë të drejtën për gjykim të drejtë, barazi para ligjit dhe mbrojtje gjyqësore efektive, të garantuara me Kushtetutën e Kosovës dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ata pretenduan se gjykatat nuk i kishin arsyetuar si duhet vendimet dhe nuk i kishin trajtuar argumentet kryesore të tyre, veçanërisht lidhur me kontratat e viteve 2008 dhe 2010, përmes të cilave, sipas tyre, përgjegjësia për mirëmbajtjen e ashensorit kishte kaluar te banorët, deklaratat e dëshmitarëve që kishin thënë se nuk kishte kontratë mirëmbajtjeje dhe se heqja e dyerve të brendshme nuk përbënte rrezik, ekspertizën teknike që e lidhte aksidentin me një defekt dhe jo me veprimet e tyre, pretendimin se ata nuk kishin më përgjegjësi ligjore apo pronësore për ashensorin që nga viti 2010, si dhe dallimin mes “ndërrimit të dyerve” dhe “heqjes së dyerve të brendshme”, që sipas tyre ishte interpretuar gabimisht nga gjykatat.

Parashtruesit po ashtu pretenduan se gjykatat i kishin trajtuar në mënyrë të pabarabartë, pasi ligji për pronësinë e banesave përcakton se mirëmbajtja e pjesëve të përbashkëta të ndërtesës, përfshirë ashensorin, është përgjegjësi e shoqatës së banorëve dhe administratorit të ndërtesës, e jo e investitorëve individualë.

Sipas tyre, gjykatat kishin zbatuar ligjin në mënyrë arbitrare duke ua ngarkuar vetëm atyre përgjegjësinë për aksidentin, ndërsa nuk kishin ofruar mbrojtje efektive të të drejtave të tyre dhe nuk kishin shqyrtuar si duhet provat dhe pretendimet e paraqitura gjatë procesit gjyqësor.

Gjykata Kushtetuese vlerësoi se parashtruesit kishin pasur mundësi t’i kundërshtonin provat gjatë procedurave gjyqësore, por pretendimet e tyre nuk kishin rezultuar të suksesshme. Ajo konstatoi se nuk kishte shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe se pretendimet për diskriminim dhe trajtim të pabarabartë nuk ishin mbështetur me prova të mjaftueshme.

Përfundimisht, më 23 prill 2026, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli kërkesën të papranueshme dhe la në fuqi vendimet e gjykatave të rregullta.

The post Kushtetuesja refuzon kërkesën e investitorëve për rastin e vdekjes në ashensor, mbetet në fuqi dëmshpërblimi mbi 32 mijë euro appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Të dyshuarve për korrupsion iu ndalohet t’i afrohen Komunës së Prishtinës dhe Agjencisë Kadastrale
Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve të dyshuar për disa vepra penale që lidhen me keqpërdorim detyre, ryshfet, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

Sipas njoftimit të gjykatës, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur që ndaj të pandehurve me inicialet F.S., L.R. dhe N.S. të caktohen masa alternative të sigurisë.

I pandehuri F.S. dyshohet për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare” dhe “Marrja e ryshfetit”. Ndërkaq, L.R. dyshohet për “Mashtrim” dhe “Falsifikim të dokumentit”, kurse N.S. për “Falsifikim të dokumenteve”, “Legalizim të përmbajtjes së rreme” dhe “Deklarim të rremë nën betim”.

Pas shqyrtimit të kërkesës dhe dëgjimit të palëve, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që të refuzojë paraburgimin dhe të caktojë masën “Ndalimi për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar” në kohëzgjatje prej një muaji, nga 7 maji deri më 7 qershor 2026.

Sipas aktvendimit, tre të pandehurit obligohen që të mos i afrohen në një distancë prej 200 metrash Komunës së Prishtinës dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Po ashtu, ndaj tyre është shqiptuar edhe masa e paraqitjes në stacion policor për një muaj. Gjykata ka paralajmëruar se mosrespektimi i këtyre masave mund të çojë në caktimin e paraburgimit.

Gjykata ka bërë të ditur se me masat e shqiptuara konsideron se do të sigurohet zhvillimi i papenguar i procedurës penale./teve1.info/

The post Të dyshuarve për korrupsion iu ndalohet t’i afrohen Komunës së Prishtinës dhe Agjencisë Kadastrale appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

PZAP refuzon kërkesën e PDK-së për rivotim në Mitrovicë
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës që të ketë rivotim të procesit zgjedhor në Mitrovicë të Jugut.

Pas rezultateve të KQZ-së, PDK-ja ishte ankuar për fletëvotimet e përziera ndërmjet klasave dhe çështjes së numrit serik në fletëvotime.

Këtu e gjeni vendimin e PZAP-së lidhur me refuzimin e kërkesës së PDK-së për rivotim në komunën e Mitrovicës./teve1.info/

PDK dorëzon ankesë në PZAP për zgjedhjet në Mitrovicë

The post PZAP refuzon kërkesën e PDK-së për rivotim në Mitrovicë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Supremja refuzon ankesën e VV-së për procesin e votimit në Han të Elezit
Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me procesin e votimit në Han të Elezit, kundër vendimit të PZAP-së që e kishte hedhur si të pas-afatshme.

Në njoftim thuhet se ankesa është e pathemeltë dhe se po të shqyrtohej në meritë apo përmbajtje në raste të tilla, do të përbënte cenim të sigurisë juridike dhe do të kishte prolongim të ciklit të procesit zgjedhor.

“Pasi PZAP kishte hedhur si të pas-afatshme ankesën e subjektit politik LVV, kjo e fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke kërkuar që “të urdhërohet hetim i librave origjinal të votimit për Komunën e Hanit të Elezit, të konstatohet se numri i lartë i rasteve të asistimit përbën shkelje të nenit 10 të Rregullores 12/2024 dhe të parimit të fshehtësisë së votës”, dhe “të urdhërohet përsëritja e votimit aty ku shkeljet janë të verifikueshme dhe ndikojnë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve”. Kolegji i Gjykatës Supreme vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, përgjigjes në ankesë, dhe pas shqyrtimit edhe të shkresave të lëndës, gjeti se ankesa është e pathemeltë. Sipas Gjykatës Supreme sikur një ankesë e tillë apo secila ankesë tjetër të shqyrtohej në meritë apo përmbajtje edhe në rastet kur është e pas-afatshme, do të përbënte cenim të sigurisë juridike dhe do të kishim prolongim të ciklit të procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

VV ishte ankuar në lidhje me parregullsitë ditën e votimit që i referohen asistimit të votuesve, e që më këtë sipas ankuesit janë bërë shkelje pasi është cenuar fshehtësia e votimit./teve1.info/

The post Supremja refuzon ankesën e VV-së për procesin e votimit në Han të Elezit appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.