Qeveria Archives | TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qeveria themelon grupin punues për strategjinë e Apelit në Hagë
Qeveria e Kosovës ka miratuar themelimin e një grupi punues që do të merret me hartimin dhe korrigjimin e strategjisë shtetërore për procedurat e Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri të ditur se synimi është që përmes kësaj strategjie të kërkohet korrigjimi në shkallën e Apelit i aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Sipas Kurtit, për këtë proces nevojitet një qasje e përbashkët shtetërore dhe kombëtare, e cila tejkalon dallimet partiake dhe bashkon institucionet rreth një qëllimi të përbashkët.

Grupi punues do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ndërsa do të përfshijë përfaqësues institucionalë dhe parlamentarë.

Kjo nismë synon të bashkërendojë veprimet institucionale të Kosovës lidhur me procedurat e ardhshme të Apelit në Hagë./teve1.info/

The post Qeveria themelon grupin punues për strategjinë e Apelit në Hagë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Miratohet Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, i cili synon të forcojë kapacitetet institucionale për parandalimin, përgatitjen dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore dhe situatave të tjera emergjente.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se përmes këtij projektligji synohet të rritet siguria e qytetarëve, të përshpejtohet ofrimi i ndihmës dhe të përmirësohet bashkëpunimi ndërmjet institucioneve përgjegjëse.

“Me këtë projektligj synojmë që qytetarët të kenë mbrojtje më të mirë dhe ndihmë më të shpejtë përballë fatkeqësive natyrore dhe emergjencave të tjera”, deklaroi Kurti./teve1.info/

The post Miratohet Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Tahiri: 65 ligje për më pak se tre muaj, por ku është vizioni i Qeverisë?
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar agjendën legjislative të Qeverisë, duke ngritur pikëpyetje për prioritetet dhe mungesën e një drejtimi të qartë strategjik.

Përmes një reagimi në Facebook, Tahiri ka thënë se procedimi i 65 ligjeve për më pak se tre muaj nuk është tregues i mjaftueshëm i suksesit të qeverisjes, nëse këto ligje nuk u përgjigjen nevojave konkrete të qytetarëve.

“Ligjet nuk maten me numër, por me cilësi, ndikim dhe rezultate konkrete. Kosova nuk ka nevojë vetëm për më shumë ligje, por për ligje të mira që zgjidhin problemet e qytetarëve”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka theksuar gjithashtu nevojën që Kuvendi ta ushtrojë rolin e tij institucional edhe në raport me strategjinë për mbrojtjen e të zhvendosurve në Hagë.

“Këto dy pika i adresova në dhe pas Kryesisë së Kuvendit”, ka bërë të ditur Tahiri.

Në fund, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës ka theksuar se qeverisja nuk duhet të vlerësohet përmes statistikave, por përmes përgjegjësisë, vizionit dhe rezultateve konkrete.

The post Tahiri: 65 ligje për më pak se tre muaj, por ku është vizioni i Qeverisë? appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Qeveria miraton programin për konsumatorët e cenueshëm: 15 milionë euro për faturat e energjisë
Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike në Kosovë 2026–2027 është aprovuar në mbledhjen e pestë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me të cilin planifikohet ndarja e rreth 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për konsumatorët e cenueshëm. Kështu njofton Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Sipas njoftimit, Programi ka për qëllim mbështetjen e ekonomive familjare nga sistemi i mbrojtjes sociale dhe sigurimin e qasjes së barabartë në energji elektrike si shërbim esencial, përmes subvencionimit të energjisë për konsumatorët e cenueshëm.

“Ditët në vazhdim pritet të nënshkruhet edhe vendimi me të cilin do të përcaktohen kushtet dhe kriteret për përfitim, në mënyrë që së shpejti të hapet thirrja për aplikim. Programi fokusohet në mbështetjen financiare përmes subvencionimit të faturave të energjisë elektrike, si një nga mënyrat më të drejtpërdrejta për mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm”, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet në njoftim se, Republika e Kosovës ka marrë obligime edhe në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili parasheh zhvillimin e mekanizmave të qëndrueshëm për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm, përfshirë krijimin dhe mirëmbajtjen e një regjistri funksional të konsumatorëve të cenueshëm.

The post Qeveria miraton programin për konsumatorët e cenueshëm: 15 milionë euro për faturat e energjisë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Më pak se dy orë para skadimit të afatit për presidentin, Qeveria mban mbledhje dhe miraton disa vendime
Më pak se dy orë para skadimit të afatit për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e pestë elektronike.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar një sërë vendimesh dhe dokumentesh, përfshirë Programin e Projektligjeve të Qeverisë për vitet 2026–2028, si dhe disa projektligje dhe programe të tjera.

Ndër vendimet e miratuara është edhe Projektligji për Regjistrimin e Bujqësisë, i cili përcakton organizimin dhe zbatimin e regjistrimit të bujqësisë në territorin e Kosovës, si dhe mënyrën e mbledhjes, përpunimit dhe publikimit të të dhënave statistikore.

Qeveria ka miratuar gjithashtu Projektligjin për Efiçiencë të Energjisë, Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike në Kosovë për vitet 2026–2027, si dhe Programin Vjetor 2026 për Rezervat Shtetërore të Mallrave.

Po ashtu, është miratuar vendimi për themelimin e Komisionit Qendror për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, si dhe vendimi për themelimin e komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të jashtëm të Bordit të Pavarur për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore.

Në mbledhje është miratuar edhe Koncept-dokumenti për Fushën e Akreditimit, vendimi për rialokimin e mjeteve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, si dhe kërkesa e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për konfirmimin e interesit të përgjithshëm publik në ushtrimin e aktiviteteve përkatëse nga ndërmarrja publike “Trepça” Sh.A.

Mbledhja e Qeverisë është zhvilluar në një kohë kur kanë mbetur më pak se dy orë deri në përfundimin e afatit për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, ndërsa ende nuk është bërë e ditur nëse do të ketë zhvillime të reja lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit.

The post Më pak se dy orë para skadimit të afatit për presidentin, Qeveria mban mbledhje dhe miraton disa vendime appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Qeveria e dërgon në Kuvend projektligjin për Specialen, pritet veprimi i Komisionit për Legjislacion
Qeveria e Kosovës e ka proceduar në Kuvend projektligjin që lidhet me Gjykatën Speciale, konkretisht në Komisionin për Legjislacion.

Sipas burimeve të Tëvë1, dokumenti tashmë është dërguar në drejtim të këtij komisioni. Tash mbetet në dorën e Komisionit për Legjislacion që të caktojë mbledhjen ku do të diskutohet projektligji.

Kryetar i këtij komisioni është Vigan Qorrolli, ndërsa pritet që ai të thërrasë mbledhjen për shqyrtimin e projektligjit./teve1.info/

The post Qeveria e dërgon në Kuvend projektligjin për Specialen, pritet veprimi i Komisionit për Legjislacion appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Musliu: Deri në orën 12:00 Kuvendi duhet ta trajtojë Ligjin, nuk ka më kohë për zvarritje
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të veprojë me urgjencë lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Musliu ka thënë se pas dërgimit të projektligjit në Kuvend, duhet të nisë menjëherë trajtimi i tij në komisionet përkatëse dhe të procedohet për lexim të parë.

Ajo ka vendosur si afat orën 12:00, duke theksuar se deri atëherë Kuvendi duhet ta ketë trajtuar ligjin në të gjitha komisionet përkatëse dhe ta ketë kaluar në lexim të parë.

“Tani duhet të fillojë numërimi mbrapsht për Kuvendin. Më së largu deri në orën 12:00, Kuvendi duhet ta trajtojë Ligjin në të gjitha komisionet përkatëse dhe ta kalojë në lexim të parë”, ka shkruar Musliu.

Deputetja e PDK-së ka kërkuar që të mos ketë, siç është shprehur ajo, zvarritje, arsyetime apo kalkulime politike.

“Nuk ka më kohë për zvarritje, arsyetime apo kalkulime politike. Deri në orën 12:00 duhet të dihet nëse Kuvendi do ta kryejë përgjegjësinë e tij apo do ta mbajë peng këtë proces”, ka deklaruar ajo./teve1.info/

The post Musliu: Deri në orën 12:00 Kuvendi duhet ta trajtojë Ligjin, nuk ka më kohë për zvarritje appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Musliu-Shoshi: Qeveria bëri hap të rëndësishëm për Ligjin e Speciales, tani radha është e Kuvendit
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës ta trajtojë me urgjencë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Përmes një postimi, Musliu-Shoshi ka thënë se pas dërgimit të projektligjit nga Qeveria në Kuvend, tash është radha e deputetëve që ta shqyrtojnë dhe votojnë atë.

Ajo ka kërkuar që procedura të nisë në seancën e sotme të Kuvendit, duke iu referuar afatit prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Musliu-Shoshi ka kërkuar gjithashtu një strategji të koordinuar juridike dhe diplomatike për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit, me përfshirjen e ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Sipas saj, kjo çështje duhet të trajtohet përtej ndarjeve politike dhe kalkulimeve partiake.

“Kosova duhet të flasë dhe të veprojë me një zë. Dërgimi nga Qeveria në Kuvend i plotësim-ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara është një hap i rëndësishëm. Tani është radha e Kuvendit”, ka deklaruar ajo.

Musliu-Shoshi ka theksuar se sipas saj, në këtë çështje “nuk ka pozitë e opozitë”, por bëhet fjalë për interes shtetëror.

Ajo ka paralajmëruar se mos-përfundimi i këtij procesi para një eventualiteti zgjedhor, sipas saj, mund të ndikojë në mbështetjen institucionale për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Qeveria e Kosovës ka proceduar më 2 tetor nismën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa deputetë të PDK-së kanë kërkuar që kjo çështje të jetë prioritet i Kuvendit./teve1.info.

The post Musliu-Shoshi: Qeveria bëri hap të rëndësishëm për Ligjin e Speciales, tani radha është e Kuvendit appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

“S’lirohen çlirimtarët me një ligj” – Kërçeli akuzon PDK-në se po e shfrytëzon çështjen për fushatë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka folur në emisionin “InfoNata” për nismën e PDK-së lidhur me ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kërçeli ka thënë se projektligji aktualisht nuk ndodhet në Kuvend, por në Qeveri, e cila, sipas tij, ka afat për ta trajtuar dhe më pas për ta proceduar në Kuvend.

“Ligji për amnistinë nuk është në Kuvend, është në Qeveri dhe Qeveria e ka kohën e saj për ta trajtuar edhe për ta sjellë në Kuvend. Deri tash nuk na është sjellë në Kuvend dhe mendoj se kërkon një kohë për të cilën duhet të presim dhe të shohim se a mund të sillet sa më shpejt si ligj dhe pastaj Kuvendi ta trajtojë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Kërçeli.

Ai ka bërë thirrje për kujdes në trajtimin e kësaj çështjeje, duke thënë se veprimet e ngutshme mund të kenë pasoja.

“Unë mendoj se nuk është mirë të bëjmë veprime të ngutshme, sepse nga këto veprime të ngutshme sot e kemi Gjykatën Speciale në Hagë. Nga këto veprime jo mirë të analizuara dhe jo mirë të studiuara, sot e kemi këtë problem për Republikën e Kosovës. Mendoj se nuk kemi nevojë të reagojmë, por duhet t’i analizojmë gjërat me kujdes dhe ta shohim se si është më së miri për vendin tonë dhe për ata që janë në Hagë tash e gjashtë vjet e gjysmë”, ka deklaruar ai.

Kërçeli është shprehur edhe kundër lidhjes së çështjes së këtij ligji me zgjedhjen e presidentit.

“Nuk e di pse këto dy tema lidhen mes vete, sepse sjellja e ligjit nuk ka asgjë të përbashkët me këtë çështje. Nëse dikush dëshiron që ta bëjë kauzë të re zgjedhore çështjen e ligjit, kjo është krejt diçka tjetër”, ka thënë Kërçeli.

Ai ka akuzuar PDK-në se po tenton ta shfrytëzojë këtë çështje për përfitime politike gjatë fushatës.

“Hiç më larg se dje kemi zyrtarë të PDK-së të cilët janë deklaruar se PDK-ja duhet pikërisht të votohet për këtë pjesë. Do të thotë, kanë filluar ta shohin si retorikë e cila mund të përdoret në fushatë. Unë mendoj që kjo nuk është korrekte dhe nuk guxojnë të bëjnë fushatë edhe të marrin poena politikë me një temë kaq të ndjeshme, e cila prek jo vetëm ata në Hagë dhe jo vetëm çlirimtarët e Kosovës, por e prek tërë Republikën e Kosovës”, ka thënë tutje Kërçeli.

The post “S’lirohen çlirimtarët me një ligj” – Kërçeli akuzon PDK-në se po e shfrytëzon çështjen për fushatë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Qeveria miraton nismën për aderimin e Kosovës në Konventën Ndër-Amerikane për vuajtjen e dënimeve penale jashtë vendit
Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën Ndër-Amerikane për Vuajtjen e Dënimeve Penale Jashtë Vendit.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se kjo nismë synon forcimin e sundimit të ligjit, bashkëpunimit ndërkombëtar në çështjet penale dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Sipas Gërvallës, aderimi në këtë Konventë do të forcojë bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në fushën e transferimit të personave të dënuar, duke u mundësuar atyre që dënimin ta vuajnë në shtetin e tyre të origjinës.

“Kjo Konventë synon forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në fushën e transferimit të personave të dënuar, me qëllim që personat e dënuar të mund vuajnë dënimin në shtetin e tyre të origjinës, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me respektimin e të drejtave themelore të njeriut”, ka deklaruar Gërvalla.

Ministrja ka theksuar se aderimi pritet të sjellë përfitime konkrete për Kosovën, veçanërisht në zgjerimin e bashkëpunimit juridik me shtetet e Amerikës Latine.

Sipas saj, kjo do të mundësojë që personat e dënuar të vuajnë dënimin më afër familjeve dhe shoqërisë së tyre, duke kontribuar në rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre.

Po ashtu, aderimi në Konventë pritet të lehtësojë menaxhimin e sistemit korrektues dhe të ndikojë në uljen e kostove përkatëse.

Nisma është propozuar në mbledhjen e tretë të Qeverisë së Republikës së Kosovës./teve1.info/

The post Qeveria miraton nismën për aderimin e Kosovës në Konventën Ndër-Amerikane për vuajtjen e dënimeve penale jashtë vendit appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.