Qeveria e Kosovës Archives | TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qeveria miraton propozimin për trupat institucionalë drejt integrimit në BE
Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e 11-të propozimin për themelimin e trupave të reja institucionale që synojnë përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se këto mekanizma do të shërbejnë për koordinimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve të nevojshme për statusin e vendit kandidat në BE.

“Ky propozim-vendim synon themelimin e trupave institucionale që do të koordinojnë procesin e avancimit të Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE. Përmes këtyre mekanizmave forcohet kapaciteti shtetëror për zbatimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve të integrimit evropian”, deklaroi Kurti.

Ai ka theksuar se Bashkimi Evropian mbetet projekti më i suksesshëm i paqes, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik në kontinent, duke e cilësuar orientimin e Kosovës drejt tij si strategjik dhe të palëkundur.

“BE mbetet projekti më i suksesshmi i paqes, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik në kontinent, ndaj edhe orientimi ynë drejt tij është strategjik dhe i palëkundur”, ka shtuar ai.

Sipas Kurtit, vendimi konfirmon përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të vazhduar rrugën drejt integrimit evropian me vendosmëri dhe koordinim më të mirë ndërinstitucional. /teve1.info/

The post Qeveria miraton propozimin për trupat institucionalë drejt integrimit në BE appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

I jep fund parullës “rroga e vogël, fitimi i madh”, Kurti: Projektligji për Byronë ka trazuar shumëkë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se miratimi në parim i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme përbën një hap të rëndësishëm për forcimin e drejtësisë në vend.

Duke folur në mbledhjen e Qeverisë, Kurti theksoi se ligji duhet të kalojë edhe leximin e dytë në Kuvend, pavarësisht kundërshtimeve që, sipas tij, kanë qenë të shumta që nga fillimi.

Ai u shpreh se projektligji ka nxitur reagime të forta, përfshirë edhe ankesa në Gjykatën Kushtetuese, por nënvizoi se ekzekutivi nuk do të tërhiqet nga ky zotim.

“E dimë që emri i ligjit ka trazuar shumëkë, prandaj kundërshtimet kanë qenë të mëdha, madje edhe të mbështjella si ankesa në Gjykatën Kushtetuese, vazhdojnë të jenë ende të mëdha, por ne nuk mund dhe nuk do të ndalemi. Do ta jetësojmë këtë zotim, byroja do të bëhet dhe do t’i vijë fundi parullës ‘rroga e vogël, fitimi i madh’”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri shtoi se pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme nuk mund të konsiderohet as private dhe as legjitime.

Projektligji është miratuar në parim të premten me 81 vota pro, ndërsa vërejtje për përmbajtjen e tij kanë shprehur deputetët e PDK-së dhe LDK-së, të cilët kanë kërkuar rishikim të disa dispozitave. /teve1.info/

The post I jep fund parullës “rroga e vogël, fitimi i madh”, Kurti: Projektligji për Byronë ka trazuar shumëkë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Miratohet paga e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti i shtetit
Qeveria e Kosovës ka miratuar pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti i shtetit.

Miratimi është bërë sot në mbledhje, ku të gjithë ishin pro, asnjë votë nuk ishte kundër dhe asnjë abstenim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se paga e 13-të mbështet mirëqenien e familjes së punëtorëve si dhe lehtëson barrën financiare, duke shtuar se ekzektuimi i kësaj page pritet të bëhet të martën.

“Siç kemi premtuar, po e realizojmë këtë zotim duke dëshmuar se përgjegjësia ndaj punëtorëve përkthehet në veprime konkrete. Pagesa e 13-të, synon të mbështesë mirëqenien e familjeve të tyre dhe të lehtësojë barrën financiare”, tha ai.

Ministri i Financave, Hekruan Murati, ka bërë të ditur se paga e 13-të i takon punëtorëve zyrtarë publikë që kanë punuar 12 muaj të plotë.

“Kanë qenë disa raste, kur është shikuar se si të zbatohet në mënyrën më të mirë të mundshme, është rasti i të gjithë atyre personave që tashmë kanë 12 muaj të plotë në sektorin publik dhe e marrin pagën e 13-të, e cila  kur të llogaritet është e barabartë me vlerën e koeficientit shumëzuar me njësinë e koeficentëve që ka pozita përkatëse për personin, i cili është në listën e pagave në muajin mars”, deklaroi ai.

Ndërkohë, bëri të ditur se edhe personat që nuk kanë punuar plotësisht 12 muaj, do t’iu paguhet paga e 13-të në mënyrë të pjesshme.

“Kemi hasur edhe në rastet kur ka situata që nuk i kanë përmbushur të gjithë 12 muajt, për me qenë sa më korrekt, jemi dakorduar me Thesarin e Shtetit dhe kemi siguruar fonde të mjaftueshme që për këta persona që s’i kanë të përmbushur 12 muaj të jepet pjesa e pjesshme. Pra, për aq muaj sa kanë qenë të angazhuar për 12 muaj e fundit, proporcionalisht iu takon edhe një pjesë e pagës së 13-të”, tregoi Murati, duke thënë se ngjashëm veprohet edhe me ata që punojnë me orar të shkurtuar.

Ai tha se paga e 13-të iu takon edhe grave lehona që janë apo gjatë 12 muajve kanë qenë në pushim të lehonisë.

“Njëkohësisht jemi përkujdesur edhe për gratë lehona, të cilat janë në pushim të lehonisë apo kanë qenë në pushim të lehonisë përgjatë këtyre 12 muajve – muajt e kaluar në pushimin e lehonisë, të njihen sikurse muajt që të kenë punuar me orar të plotë, kjo në mënyrë që të mos kalojnë te paga e pjesshme, por ta marrin pagën e 13-të të plotë”, tha ministri.

Kjo pagesë është paraparë në buxhetin e miratuar më 20 shkurt dhe të dekretuar nga presidentja Vjosa Osmani. /teve1.info/

The post Miratohet paga e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti i shtetit appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

​Dërgimi i FSK-së në Gaza dhe 500 mijë eurot për Kombëtaren, mblidhet Qeveria
Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot.

Ndarja e 500 mijë eurove për Kombëtaren e Kosovës në futboll, pas fitores kundër Sllovakisë është një nga pikat e rendit të ditës, të kësaj mbledhjeje.

Një nga pikat është edhe ndarja e pagës së 13-të, si dhe ajo e dërgimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza.

Pikë tjetër e rendit të ditës është edhe projektligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, e ai për Banimin Social dhe të Përballueshëm.

The post ​Dërgimi i FSK-së në Gaza dhe 500 mijë eurot për Kombëtaren, mblidhet Qeveria appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Paga e 13-të pritet të shpërndahet më 31 mars
Deputeti i Lëvizjes së Vetëvendosjes, Fatos Geci ka njoftuar se paga e 13-të do të shpërndahet të martën më 31 mars.

Në një shkrim në Facebook, Geci duke publikuar fotografi me ministrin e Financave Hekuran Murati, ka thënë se kohëve të fundit ka pasur informata të pavërteta lidhur me këtë çështje.

“Rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, më 31 mars, pasi që kohëve të fundit disa institucione dhe individë kanë shpërndarë informacione të pavërteta lidhur me këtë çështje. Urime!”, ka njoftuar Geci.

Ndryshe, Paga e 13-të për sektorin publik ishte premtuar nga kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore të 28 dhjetorit. Dhënia e pagës së 13-të për sektorin publik është përfshirë në Buxhetin për vitin 2026./teve1.info/

The post Paga e 13-të pritet të shpërndahet më 31 mars appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Sorensen njofton OKB-në për marrëveshjen në Prishtinë: Frymë konstruktive dhe pragmatike
Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun, Peter Sorensen, ka njoftuar për një takim që ka zhvilluar me zyrtarin e lartë të Kombeve të Bashkuara, ambasadorin Jan Pierre Lacroix.

Përmes një deklarimi publik, Sorensen bëri të ditur se gjatë këtij takimi ka diskutuar për zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, si dhe për marrëveshjen e fundit të arritur me Qeverinë e Kosovës lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt.

Ai theksoi se kjo marrëveshje u arrit falë një qasjeje konstruktive dhe pragmatike.

“Pata një bisedë të mirë mbi zhvillimet e fundit në dialog, frymën konstruktive dhe pragmatike që e bëri të mundur marrëveshjen e fundjavës së kaluar dhe nevojën për të avancuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023. Pres me padurim më shumë diskutime në OKB javën e ardhshme”, ka shkruar Sorensen.

Tutje, ai ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të angazhimit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke e cilësuar atë si hap të rëndësishëm drejt përparimit të dialogut.

The post Sorensen njofton OKB-në për marrëveshjen në Prishtinë: Frymë konstruktive dhe pragmatike appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Shefi i OSBE-së mirëpret dakordimin për Ligjin për të Huajt, e vlerëson hap të rëndësishëm
Shefi i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka mirëpritur pajtimin e arritur sot ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për implementimin e Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet.

Ai ka theksuar rëndësinë e këtij hapi në adresimin e çështjeve praktike që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve.

“Mirëpresim marrëveshjen për zbatimin e ardhshëm të Ligjit për të Huajt dhe Automjetet – një hap i rëndësishëm përpara në adresimin e një çështjeje praktike që prek jetën e përditshme të njerëzve”, ka shkruar ai.

McGurk gjithashtu ka uruar kryeministrin Albin Kurti, Emisarin evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav, për angazhimin e tyre në arritjen e dakordimit.

Welcome agreement on future implementation of the Law on Foreigners and Vehicles – an important step forward in addressing a practical issue affecting people’s daily lives. Congratulations to PM Kurti, EUSR Peter Sørensen & Ambassador Aivo Orav for their leadership & engagement.

— Ambassador Gerard McGurk (@OSCEKosovo_HoM) March 14, 2026

The post Shefi i OSBE-së mirëpret dakordimin për Ligjin për të Huajt, e vlerëson hap të rëndësishëm appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun Kosovë – Serbi, takim i nivelit të lartë së shpejti
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas e ka quajtur hap të rëndësishëm marrëveshjen për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt në Kosovë, duke theksuar se ky përparim shënon moment të ri në dialogun Kosovë – Serbi.

Kallas ka thënë se kjo krijon një momentum të ri dhe se është e gatshme të organizojë një takim të nivelit të lartë së shpejti.

“Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë. Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike. Faleminderit të gjithëve që u angazhuan në mënyrë konstruktive për ta bërë këtë të mundur. Duke ecur përpara, zbatimi i marrëveshjeve të kaluara mbetet jetik. Ky progres krijon një momentum të ri për Dialogun Beograd-Prishtinë, dhe unë jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”, ka shkruar ajo në X./teve1.info/

Today’s agreement on civil registration and the Law on Foreigners marks an important step forward for the benefit of all people in Kosovo. It is essential to ensure continuity in delivery of public services.

Thank you to everyone who engaged constructively to make this possible.…

— Kaja Kallas (@kajakallas) March 14, 2026

The post Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun Kosovë – Serbi, takim i nivelit të lartë së shpejti appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Qeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët e Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në Lindjen e Mesme
Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e 500 mijë eurove për mbështetjen e qytetarëve të Kosovës që ndodhen në Lindjen e Mesme dhe janë prekur nga situata e sigurisë në rajon.

Vendimi është marrë gjatë një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten, pas kërkesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarjen e mjeteve buxhetore.

Sipas vendimit të qeverisë, fondet do të përdoren për të ndihmuar qytetarët kosovarë që ndodhen në këtë rajon dhe që janë prekur nga zhvillimet e fundit të sigurisë.

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndërmorën sulme ndaj Iran në fund të muajit shkurt. Në kundërpërgjigje, Irani ka lëshuar raketa drejt disa vendeve fqinje arabe, ku sipas autoriteteve kosovare ndodhen edhe qytetarë shqiptarë.

Në të njëjtën mbledhje, qeveria ka autorizuar gjithashtu transferimin e mjeteve nga nënprogrami “Shpenzimet e Paparashikuara” në nënprograme të tjera për shuma individuale deri në 40 mijë euro.

Po ashtu, ekzekutivi ka ndarë 370 mijë euro për Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) dhe ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave për rekomandimin ndaj presidentes për autorizimin e ministrit të Financave për nënshkrimin e një marrëveshjeje kredie me KfW në kuadër të programit për energjinë dhe klimën në Kosovë. /teve1.info/

The post Qeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët e Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në Lindjen e Mesme appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Qeveria reagon pas vendimit të Kushtetueses për dekretin e Kuvendit: Presim qartësi të plotë
Qeveria e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

Sipas një komunikate për media, vendimi i Kushtetueses pezullon zbatimin e dekretit deri në shqyrtimin e plotë të çështjes.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit pezullon zbatimin e këtij dekreti deri në shqyrtimin në merita të çështjes”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Në komunikatë theksohet se ky vendim krijon hapësirë që çështja të trajtohet në mënyrë të plotë nga Gjykata Kushtetuese, në përputhje me rendin kushtetues dhe parimet e funksionimit demokratik të institucioneve.

“Ky vendim krijon hapësirën që çështja të trajtohet në mënyrë të plotë nga Gjykata Kushtetuese, në përputhje me rendin kushtetues dhe parimet e funksionimit demokratik të institucioneve”, thuhet tutje në komunikatë.

Qeveria ka theksuar se për tri javë vendi do të jetë në një periudhë pritjeje, ndërkohë që disa marrëveshje dhe vendime të rëndësishme për qytetarët mbeten pa miratimin e Kuvendit.

“Qeveria pret që vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të japë qartësi të plotë mbi këtë çështje dhe të përcaktojë standardin kushtetues që në të ardhmen institucionet dhe qytetarët të mos përballen me pengesa të tilla serioze”, thuhet në komunikatë.

The post Qeveria reagon pas vendimit të Kushtetueses për dekretin e Kuvendit: Presim qartësi të plotë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.