pylltari Archives | TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Peci e Rama nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për pyje
Ky Memorandum është nënshkruar nga Ministri Faton Peci dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama gjatë një takimi që realizuan sot, me ç’rast vlerësuan se bashkëpunimi në mes të nivelit qendror dhe atij lokal është tejet i rëndësishëm në mbrojtjen e këtij sektori.

“Jemi angazhuar që me politikat e duhura pyjore resurset pyjore të Kosovës t’i vendosim si një prioritet kombëtar, të cilat janë edhe një potencial i madh për zhvillimin ekonomik të vendit. Gjatë kësaj periudhe të qeverisjes kemi hartuar dhe miratuar Strategjinë për Pylltari 2022 – 2030, e cila adreson politikat kryesore të sektorit dhe zbatimin e tyre për 10 vitet e ardhshme, si dhe kemi avancuar agjendën legjislative duke përpiluar dhe miratuar në Qeveri – Ligjin për Pyje. Po ashtu, kemi themeluar Task Forcën për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve”, ka thënë Ministri Peci.

Po ashtu, gjatë këtij takimi Ministri Peci dhe Kryetari Rama janë dakorduar që të shohin edhe mundësi të reja bashkëpunimi mes të dyja niveleve, me qëllim që të avancojnë dhe fuqizojnë sektorin e bujqësisë në këtë komunë përmes ndarjes së të dhënave, inspektimit gjatë implementimit të programeve mbështetëse të MBPZhR-së, pasqyrimin e qartë të pronave dhe tokave bujqësore dhe forcimin e zinxhirit të bashkëpunimit mes nivelit lokal dhe qendror.

Ndryshe, përmes këtij Memorandumi, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Agjencia e Pyjeve të Kosovës së bashku me Komunën do të realizojnë mbjelljen e fidanëve në hapësirat e liruara, si dhe shumë aktivitete tjera që për qëllim kanë  mbrojtjen e sektorit pyjor në Komunën e Prishtinës./eo

The post Peci e Rama nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për pyje appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Formohet bordi këshillëdhënës për pylltari
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Bujqësisë, aprovimi i këtij dokumenti dhe formimi i bordit është bërë sot gjatë takimit të tretë më radhë të kësaj task force, në të cilin kanë marrë pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe përfaqësues të institucioneve tjera qeveritare, që janë pjesë përbërëse e kësaj Task Force.

Me këtë rast, ministri Faton Peci i ka vlerësuar shumë të rëndësishme aprovimin e këtyre dokumenteve për sektorin e pylltarisë, pasi që sipas tij, tashmë po përcaktohet roli i task forcës si një organ ndërinstitucional për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e ligjshëm të pyjeve.

“Ministria e Bujqësisë tashmë e ka prioritizuar sektorin e pylltarisë, përmes hartimit të politikave të duhura pyjore. Në këtë drejtim kemi krijuar Task Forcën për Pyje, si dhe kemi aprovuar në Qeveri Ligjin e ri për Pyje dhe i njëjti është proceduar në Kuvend. Po ashtu kemi hartuar Strategjinë për Zhvillimin e Pylltarisë 2022 – 2030, e cila tanimë gjendet në zbatim. Hartimi dhe aprovimi i të gjitha këtyre dokumenteve përcjellëse do t’i kontribuojnë zhvillimit dhe menaxhimit të sektorit të pylltarisë”, ka thënë ministri Faton Peci, duke shtuar se do të vazhdojnë edhe përmes projekteve dhe hapave të tjerë për avancimin e sektorit të pyjeve në Kosovë.

Gjatë këtij takimi është bërë e ditur se në kuadër të pyllëzimeve, MBPZhR-ja deri më tani ka pyllëzuar 309.30 hektarë apo 773,321 fidanë. Ndërkaq, misioni i FAO-s në Kosovë ka pyllëzuar 50 hektarë apo 140 mijë fidanë.

Ndryshe, bordi pyjor këshillëdhënës, i cili u votua sot në këtë takim, ka për mandat ofrimin e këshillave për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucionet vartëse të saj./KP

The post Formohet bordi këshillëdhënës për pylltari appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.