PD Archives | TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​“Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD-së
Sekretariati i Etikës në Kuvend, i cili u mblodh sot, ka pranuar kërkesën e deputetëve të PS-së, duke përjashtuar me 60 ditë nga punimet e seancave plenare Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Edi Palokën, Fidel Krekën, Luçiano Boçin dhe Besart Xhaferrin.

Ndërkohë, për 14 deputetët e tjerë demokratë, Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi, nuk u mor masë përjashtimi, por vetëm iu tërhoq vëmendje, raporton Tch.

Kujtojmë se kërkesa e PS-së erdhi pas trazirave të shkaktuara dje në Kuvend, bllokimit të foltores, ofendimeve dhe hedhjes së sendeve në drejtim të deputetëve të mazhorancës nga deputetët e PD-së.

The post ​“Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD-së appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Berisha rizgjidhet në krye të PD-së, merr 96 për qind të votave
Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë, pasi mori 37 mijë 341 vota “pro”, ose 96% të totalit, duke siguruar një fitore bindëse në referendum.

Në një deklaratë për mediat, Albana Vokshi, kryetarja e Komisionit të Operacioneve Elektorale në PD, u shpreh se procesi i votimit u zhvillua në mënyrë të qetë, të rregullt dhe transparente.

“Përmes një procesi transparent dhe me pjesëmarrje të lartë, janë përpunuar të dhënat paraprake nga 77 degët e PD-së. Numri total i votave të numëruara ka qenë 39 441. Nga këto, 38 902 janë vota të vlefshme, ndërsa 37 341 kanë qenë në mbështetje të kryetarit Sali Berisha”, deklaroi Vokshi.

Sipas rezultateve paraprake, kundër Berishës votuan 1 055 anëtarë, ndërsa 506 të tjerë abstenuan.

The post Berisha rizgjidhet në krye të PD-së, merr 96 për qind të votave appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Zgjedhjet për kryetarin e PD, pjesëmarrje e ulët e votuesve në Korçë
Partia Demokratike zhvillon këtë të shtunë, më 23 maj, procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të partisë, ku kandidati i vetëm është Sali Berisha.

Për shkak të mungesës së garës, procesi po konsiderohet si një votëbesim brenda partisë, ku anëtarët shprehen nëse janë dakord që Berisha të vijojë drejtimin e PD-së.

Deri në orën 14:30, në qarkun e Korçës nga 11.000 anëtarë me të drejtë vote kanë votuar 1,265 anëtarë.

Përkatësisht, në degën e Korçës kanë votuar 280 persona, në atë të Maliqit 250 anëtarë, 390 janë votues në Devoll, 145 në degën e PD Kolonjë dhe 200 në Pogradec.

E thënë ndryshe, deri në orën 14:30 ne juglindje të vendit janë bërë pjesë e këtij viti 11.5% e anëtarëve me të drejtë vote./euronews.al

The post Zgjedhjet për kryetarin e PD, pjesëmarrje e ulët e votuesve në Korçë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Sot zgjedhjet në PD, Sali Berisha në garë i vetëm
Sot mbahen zgjedhjet për kreun e PD, një proces pa garë, ku në fletën e votimit figuron vetëm emri i Sali Berishës.

Procesi i votimit ka nisur tashmë që prej orës 08:00 dhe pritet të përfundojë në orën 18:00, proces që do të zhvillohet në mbi 90 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë

Top Channel raporton se PD nuk ka dhëne ende një shifër sa është numri i anëtarëve në total që janë ftuar për të votuar

The post Sot zgjedhjet në PD, Sali Berisha në garë i vetëm appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

​PD mban protestën kombëtare para Kryeministrisë
Partia Demokratike mban këtë mbrëmje protestën kombëtare, e cila është e disata për këtë vit që nga fillimi i serisë së protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Tubimi ka nisur rreth orës 19:30 në sheshin para Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në sheshin para Kryeministrisë nuk është vendosur foltore e improvizuar siç ka ndodhur në protestat e mëparshme. Protesta pritet të jetë në formën e marshimit siç ka ndodhur në disa nga protestat e mëparshme.

Në marshimet e mëparshme protestuesit kanë protestuar duke e shoqëruar me goditje ndaj institucioneve shtetërore me objekte të ndryshme.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha bashkë me deputetë të tjerë kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive.

Protesta fokusohet kryesisht te akuzat për korrupsion të lartë, keqqeverisje, çmime të larta, krizën ekonomike, emigracionin masiv dhe izolimin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Ndërkaq policia e Shtetit ka marrë masat e sigurisë rreth zonës së Kryeministrisë, ku është paralajmëruar bllokim i pjesshëm i bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugëve përreth, ndërsa lëvizja dhe parkimi janë të kufizuara.

The post ​PD mban protestën kombëtare para Kryeministrisë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Protesta e PD-së sot në Tiranë, mbi 1200 policë në terren
Partia Demokratike organizon sot në orë 19:00 protestën e saj të radhës kombëtare, ku Policinë e Tiranës e ka njoftuar se do ta organizojë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”.

Për të menaxhuar protestën, Policia bëhet me dije se do të angazhojë më shumë se 1200 efektivë policie, ndërsa i bën apel organizatorëve që të respektojnë vendin e përcaktuar dhe orarin e njoftuar.

Për menaxhimin e protestës u hartua një plan i posaçëm masash, ku që prej mesnatës së të enjtes u kufizua qarkullimi në disa segmente rrugore, të cilat deri në përfundim të protestës do të jenë të paaksesueshme për automjetet.

Ndalimi i parkimit apo edhe i qarkullimit pas orës 15:00 do të jetë në fuqi në gjithë perimetrin e bulevardit, ndaj dhe uniformat blu kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete.

Për protestuesit, policia apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike./rtsh

The post Protesta e PD-së sot në Tiranë, mbi 1200 policë në terren appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka folur për protestën e nesërme dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkëngjitën në orën 18:00.

Berisha tha se deputetët e kësaj partie nuk do të qëndrojnë në vijën e parë të protestës, por janë udhëzuar të shpërndahen në zonat e tyre, ndërsa qytetarët të marrin makinat dhe të bllokojnë rrugët.

“Deputetët kanë porosi të mos rrinë të parët, por të shkojnë pranë protestuesve të zonave të tyre. Kjo edhe mund të ndryshojë. Ishte taktikë dhe qëndrim i yni.

Rruga e vetme e tamponimit të tyre është përdorimi i mjeteve sociale. Secili nga ne duhet të denoncojë, të shkruajë, të komentojë pa u lodhur sepse kjo brigadë puthadorësh që nga mëngjesi gjer në darkë përpiqen në mënyrat nga më të ndryshmet të mbrojnë Edi Ramën, në çdo lloj forme, edhe duke u depersonalizuar në shkallë ekstreme, përbëjnë vërtet një faktor tepër të dëmshëm të kësaj diktature”, u shpreh Berisha, raporton TCh,

The post PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

​Berisha: Protestë e dytë kombëtare, koha të flasin qytetarët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencë për shtyp pas vizitës në Strasburg u shpreh se situata në vend që e cilësoi katastrofale, do rregullohet vetëm me protestat qytetare.

Berisha paralajmëroi protestë tjetër kombëtare pas asaj të 24 janarit.

Kreu i PD-së deklaroi se opozita është e vendosur që të përballet “dhëmb për dhëmb” me këtë regjim.

“Jehona e protestës ishte e fuqishme. Pritej nga miqtë tanë protesta e dytë, po me aq insistim sa ç’pritet nga të gjithë opozitarët shqiptarë. Qytetarët do flasin shumë shpejt dhe ne do informojmë për protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana dhe Shqipëria në ditët në vijim”, tha ai.

Berisha ftoi qytetarët dhe opozitën që të vazhdojnë “këtë betejë gjer në fitoren tone”. Sipas tij, shpresa e vetme është opozita.

I pyetur në lidhje me imunitetin e deputetes Belinda Balluku, Berisha tha se “Edi Rama po tërheq zvarrë dhe poshtëron Gjykatën Kushtetuese”.

Sipas Berishës, Gjykata Kushtetuese nuk duhet të shqyrtonte çështje pa kaluar në Apel dhe në Gjykatën e Lartë.

Ai shtoi se “vetëm protesta është rruga e vetme, shpresa e vetme që shqiptarët t’i japin narkodiktatorit atë që i dhanë dikur diktaturës së parë”.

“Prandaj dhe do flasin qytetarët. Është koha e qytetarëve tani, nuk ka asnjë surprizë”.

Berisha tha se Rama duhet të japë dorëheqjen e të largohet menjëherë nga qeveria, shruan ATSh.

“Të japë dorëheqjen dhe të krijojë qeveri teknike për të bërë zgjedhje dhe të mos bllokohet drejtësia”, përfundoi kreu i Partisë Demokratike.

The post ​Berisha: Protestë e dytë kombëtare, koha të flasin qytetarët appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Protesta në Tiranë përfundoi por tensionet vazhdojnë, deputetët e PD’së përplasën me policët në stacion
Tension në ambientet e Komisariatit nr.1 në Tiranë, ku ndodhen disa protestues të ndaluar gjatë protestës së sotme të opozitës.

Deputetet e Partisë Demokratike, mes të cilëve edhe Gazment Bardhi, u përplasën me policinë në ambientet e brendshme të komisariatit, ku janë shoqëruar protestuesit.

Brenda ambienteve hynë edhe familjarë të personave që janë ndaluar, kanë hyrë brenda ambienteve të komisariatit.

The post Protesta në Tiranë përfundoi por tensionet vazhdojnë, deputetët e PD’së përplasën me policët në stacion appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Tensione në protestën e opozitës, 11 policë të lënduar
Tensione dhe përplasje u shënuan këtë të shtunë gjatë protestës së opozitës përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta, 11 punonjës të Policisë së Shtetit kanë mbetur të dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve zyrtare, protestuesit kanë hedhur mjete shpërthyese artizanale dhe objekte të forta në drejtim të forcave të rendit, duke shkaktuar lëndime dhe dëme materiale në perimetrin e sigurisë.

Ndërkohë, grupet hetimore kanë nisur dokumentimin ligjor të akteve të dhunës së ushtruar ndaj punonjësve të Policisë. Shërbimet policore bëjnë me dije se janë identifikuar personat e përfshirë në sulme dhe vijon puna për shoqërimin e tyre në ambientet e Policisë, shkruan Euronews.al.

Situata u vu nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave të rendit, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se çdo akt dhune do të përballet me pasojat ligjore.

The post Tensione në protestën e opozitës, 11 policë të lënduar appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.