Mimoza Kusari - Lila Archives | TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë
Rreth 300 gra nga sektori i biznesit, institucionet, organizatat vendore dhe ndërkombëtare, si dhe komuniteti profesional, morën pjesë në konferencën “Gratë në Biznes – She Rises 2026”, ngjarja e parë e këtij lloji në Kosovë e dedikuar fuqizimit ekonomik të grave dhe promovimit të ndërmarrësisë femërore.

Konferenca u organizua nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me G7, Forumin Ekonomik të Grave, Agjencinë për Barazi Gjinore dhe UN Women.

Në hapje të konferencës, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, tha se historia e grave është histori këmbënguljeje dhe suksesi, duke theksuar rolin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe institucional të vendit.

Ajo prezantoi të dhëna që tregojnë rritjen e pjesëmarrjes së grave në ekonomi, duke bërë të ditur se gratë janë pronare të 18 për qind të bizneseve në Kosovë, krahasuar me 10 për qind në vitin 2017. Sipas saj, një në tre biznese të reja të regjistruara gjatë këtij viti ka pronare një grua, ndërsa 40 për qind e vendeve në bordet e shoqërive aksionare mbahen nga gratë.

Kusari-Lila njoftoi gjithashtu se në kuadër të Agjencisë për Ndërmarrësi do të themelohet për herë të parë Divizioni për Gratë Ndërmarrëse, ndërsa skemat mbështetëse për gratë në biznes do të institucionalizohen dhe zgjerohen.

Pjesëmarrësit theksuan nevojën për më shumë produkte financiare të dedikuara për gratë, rritjen e ndërgjegjësimit për të drejtat e pronësisë dhe forcimin e rolit të grave në vendimmarrje.

Organizatorët thanë se “She Rises 2026” synon të shërbejë si platformë për dialog dhe bashkëpunim në mbështetje të grave në biznes, duke vlerësuar se fuqizimi ekonomik i grave mbetet një ndër parakushtet kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të Kosovës.

The post Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Kusari-Lila: Gratë po marrin rol gjithnjë e më të madh në biznes dhe ndërmarrësi
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, hapi sot konferencën “Gratë në Biznes – She Rises”, ku vlerësoi progresin e grave në shoqëri dhe në botën e biznesit, duke theksuar se roli i tyre ka qenë vendimtar në periudhat më të vështira për vendin.

Në fjalën e saj, Kusari-Lila tha se gratë kanë mbajtur gjallë shpirtin e popullit në kohë sfiduese dhe se askush nuk ka mundur t’ua marrë vullnetin, përkushtimin dhe forcën për të ecur përpara.

Ajo theksoi se pjesëmarrja e grave në biznes ka shënuar rritje të vazhdueshme, duke kaluar nga 10 për qind në vitin 2017 në 18 për qind sot, çka sipas saj dëshmon për përparimin e arritur në fuqizimin ekonomik të grave.

“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë. Sot sjellim histori pune, përkushtimi dhe vizioni, por edhe histori suksesi që tregojnë se kur grave u jepet mundësia, ato arrijnë rezultate të jashtëzakonshme”, tha ministrja.

Kusari-Lila vlerësoi se rruga e grave drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë, por theksoi se sot ato qëndrojnë si dëshmi e potencialit, aftësive dhe kontributit të tyre në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Sipas saj, konferenca “She Rises” synon të promovojë dhe mbështesë ngritjen e grave në ndërmarrësi, duke krijuar hapësira për rrjetëzim, shkëmbim përvojash dhe fuqizim të mëtejshëm ekonomik të grave në Kosovë.

Ndërsa kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se gratë që kanë zgjedhur të investojnë, të ndërmarrin iniciativa biznesore dhe të udhëheqin kompani po japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

Duke folur në konferencën “Gratë në Biznes – She Rises”, Kurti theksoi se çdo biznes i udhëhequr nga gratë dhe çdo vend i ri pune që ato krijojnë kontribuon në ndërtimin e një ekonomie më të fortë dhe më të qëndrueshme.

Ai vlerësoi gjithashtu progresin e grave në jetën politike, duke thënë se vitet e fundit Kosova ka parë gjithnjë e më shumë gra që udhëheqin me dije, profesionalizëm dhe kompetencë të lartë.

Sipas tij, ky progres në skenën politike është dëshmi se kur grave u jepet hapësira dhe mundësia e nevojshme, ato arrijnë rezultate të rëndësishme dhe kontribuojnë në avancimin e shoqërisë.

Ai theksoi se një grua ekonomikisht e pavarur është një shtyllë e fortë për familjen, komunitetin dhe shoqërinë në tërësi.

Kurti shtoi se institucionet janë kujdesur që mbështetja për gratë të mos mbetet vetëm në nivel deklarativ, por të shoqërohet me masa konkrete përmes subvencioneve dhe lehtësimit të qasjes në financa.

The post Kusari-Lila: Gratë po marrin rol gjithnjë e më të madh në biznes dhe ndërmarrësi appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Kosova dhe Zvicra nënshkruajnë marrëveshje, 8.78 milionë franga për transformimin e gjelbër të bizneseve
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se është nënshkruar Marrëveshja pesëvjeçare për projektin “Transformimi i Gjelbër i Ndërmarrjeve Private në Kosovë (GPEK)”, në bashkëpunim me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.

Sipas saj, marrëveshja është arritur ndërmjet Ministrisë dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, me bashkëfinancim nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar, dhe synon mbështetjen e tranzicionit të gjelbër të sektorit privat në Kosovë për periudhën 2026–2031.

Në një postim në Facebook, Kusari-Lila ka theksuar:

“Bashkë me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, nënshkruam Marrëveshjen pesëvjeçare për projektin ‘Transformimi i Gjelbër i Ndërmarrjeve Private në Kosovë (GPEK)’.”

Ajo ka shtuar se projekti ka një buxhet të përgjithshëm prej 8.78 milionë frangash zvicerane dhe synon rritjen e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë klimatike të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

“Me një buxhet të përgjithshëm prej 8.78 milionë frangash zvicerane, projekti synon të rrisë konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë klimatike të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë, duke nxitur përdorimin e teknologjive më të pastra dhe praktika të qëndrueshme biznesi”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, projekti është në përputhje me prioritetet strategjike të ministrisë dhe do të ndihmojë në zhvillimin e ekonomisë së gjelbër.

“Transformimi i gjelbër i industrisë dhe ekonomisë është në përputhje të plotë me planet strategjike të Ministrisë, duke kontribuar në krijimin e mundësive të reja për bizneset dhe fuqizimin e sektorit privat”, ka theksuar Kusari-Lila.

Ajo ka falënderuar Qeverinë e Zvicrës, SDC-në, SIDA-n dhe partnerët për mbështetjen dhe bashkëpunimin në këtë projekt.

The post Kosova dhe Zvicra nënshkruajnë marrëveshje, 8.78 milionë franga për transformimin e gjelbër të bizneseve appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

​Kur ndodhi përçarja e parë mes Kurtit e Osmanit, Kusari-Lila tregon
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se çarja e parë serioze në raportet mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ish-presidentes Vjosa Osmani ka ndodhur gjatë menaxhimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës.

Kusari-Lila, e cila është ministre në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në “Intervista Zgjedhore” në KosovaPress, tha se tensionet mes Kurtit e Osmanit kanë lindur në vitin 2024 nga dallimet në qasjen institucionale rreth veprimeve në komunat veriore.

Sipas saj, moskoordinimi dhe mungesa e komunikimit mes institucioneve ka qenë faktor vendimtar në krijimin e një distance politike mes të dyve.

Kandidatja për deputete nga LVV-ja, tregoi detaje nga një takim që kishte pasur me Osmanin në nëntor të vitit 2024, që sipas saj, kishte parë dallimet mes Osmanit dhe qeverisë në atë periudhë.

“Kanë qenë çështje të cilat kanë ekzistuar midis vetë raporteve institucionale te zonja Osmani dhe zoti Kurti e zonja Gërvalla, siç janë bërë pastaj edhe publike. Është, mendoj që nuk po i bën nder fushatës komunikimi, qasja që zonja Osmani tashmë e ka karshi edhe Lëvizjes Vetëvendosje… E kam ndjerë në presion, e kam ndjerë që ajo e ka, domethënë e mban atë pakënaqësi që ekziston me qeverinë, por nuk më ka dukur as momenti i duhur, as forma, as mundësia që unë t’i trajtoj ato, për shkak se nuk kam qenë pjesë… unë nuk kam diskutuar asokohe, as këto janë çështje të cilat unë për herë të parë i kam dëgjuar tash kur i ka përmendur dhe nuk e besoj që qëndrojnë. Kanë qenë, po, çështje të komunikimit në raport kryesisht me situatën në veri. Do të thotë, çarja më e madhe ose mungesa e komunikimit ka ndodhur te insistimi atëherë kur ishte kryeministri Kurti për t’i mbajtur kryetarët, dy kryetarët që i kishte fituar Lëvizja Vetëvendosje, në dy komuna, në Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviq, dy kryetarët në ndërtesat e komunave, në veçanti në Leposaviq, nëse e mbani mend, me Lulzim Hetemin”, deklaroi ajo.

Duke komentuar mundësinë e bashkëpunimit me ish-presidenten Osmani, tashmë si bartëse e listës zgjedhore të LDK-së, Kusari-Lila tha se retorika aktuale politike e saj nuk po shkon në drejtim të një figure unifikuese, siç kërkon roli institucional i presidentit.

Megjithatë, ajo theksoi se komunikimi mes forcave politike shqiptare mbetet i domosdoshëm.

“Po, unë besoj që nga diskutimet edhe nga retorika e cila po komunikohet, disi nuk po shkon në frymën e një personaliteti unifikues tashmë, se zyra e presidentit apo e presidentes është zyrë e cila gjithmonë ka kërkuar dhe kërkon, domethënë, atë rolin e një personi unifikues, dhe po shkon në kundërshtim me ato vlera që zonja Osmani mundohej t’i promovonte deri në momentin kur pretendonte edhe një mandat të dytë, sa ishte ende në zyrë. Kur thoshte se të gjithë po më duan, veç Vetëvendosja nuk po do të më propozojë. Ndërsa tash po dalin shumë fragmentime, po dalin, po referohet disa situatave të cilat kanë sjellë më shumë, ndoshta po ia rikthejnë… është dhënë nga përvoja ime politike dhe them se në politikë duhet lënë gjithmonë hapësira e komunikimit. Në veçanti në mes të partive shqiptare, të cilat kanë pjesëmarrje parlamentare dhe të cilat është e domosdoshme të paktën të komunikojmë edhe për gjërat për të cilat nuk pajtohemi. Do të thotë, komunikimi dhe dialogimi nuk kanë alternativë në gjuhën parlamentare”, shtoi ajo.

Sa i përket zgjedhjeve, Kusari-Lila u shpreh optimiste për rezultatin e LVV-së, duke deklaruar se sipas saj partia në pushtet mund të dalë edhe më e fortë se në zgjedhjet e kaluara.

Ajo e lidhi këtë vlerësim me mobilizimin në terren dhe mbështetjen qytetare që, sipas saj, është duke u rritur.

“Unë mendoj që Lëvizja Vetëvendosje do të dalë edhe më mirë se në dhjetor. Nga disponimi, nga mbështetja, nga mobilizimi që po e shohim në terren, dhe atë po e them pa ndonjë ndjenjë që dikush nga jashtë po u thotë qytetarëve që kjo është e rëndësishme… Po i bie një spontanitet, një vetëdije e qytetarëve në përgjithësi që, nëse po duan t’i japin më shumë Lëvizjes Vetëvendosje, ta kenë edhe më të qartë fitoren, do t’ia japin. Kjo është perceptimi im që po e ndjej e po e shoh në takime me qytetarët anë e mbanë Kosovës. E para. E dyta, ndjenja se, pavarësisht që po rritet shumica, sistemi elektoral i Kosovës, qoftë në Parlamentin e Kosovës me ulëset e rezervuara, prapë e kufizon një subjekt politik që të ketë më shumë, domethënë nëse dikush tjetër i fiton 51 për qind, në përkthim në numrin e ulëseve në Kuvend do të duhej të ishte mbi 60 deputetë, apo jo? Për arsye se janë 120. Megjithatë, ne e kemi sistemin me ulëse të rezervuara për komunitetet joshumicë, dhe prandaj kjo përqindje po vjen”, theksoi Kusari-Lila.

Sipas Kusari-Lilës, ndarja e shtesave prej 100 eurosh dhe subvencionimi i biletave ajrore për diasporën në vlerë prej 2 milionë eurosh nuk përbëjnë blerje votash. Ajo theksoi se këto hapa janë vazhdimësi e politikave sociale që rrisin mirëqenien e qytetarëve, duke hedhur poshtë ashpër akuzat e opozitës se po përdoret pasuria publike për përfitime elektorale.

“Pushteti keqpërdoret kur përdoret pasuria publike për përfitime personale. Kur përdoret pasuria publike për ngritje të mirëqenies së qytetarëve, nuk është keqpërdorim i pushtetit. Është ngritje e mirëqenies dhe është qeverisje e mirë… Assesi jo, për arsye se nuk është e njëhershme. Këto janë vendime që do të vazhdojnë e do të pasojnë në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. Dhe le të vijë një qeveri tjetër, le të thotë se unë do t’i ul shtesat për lehona. Ose unë do t’i ul shtesat për fëmijë. Ose unë do ta heq mekanizmin e, themi, mbështetjes së kategorive të ndryshme… Nëse, domethënë, është folur shumë për dy milionë euro që janë investuar ose që po investohen për të mos u humbur linjat ajrore gjatë verës për mërgimtarët tanë që vijnë. Vlera e remitencave që vijnë në Republikën e Kosovës brenda vitit kalon 1 miliard, domethënë mbi 1 miliard euro është. Dhe nëse janë 2 milionë euro të cilat jepen si mbështetje apo si siguri që të mos anulohen fluturimet për mërgimtarët, kjo do të shkaktonte me siguri shumë më shumë udhëtime me vetura, shumë më shumë mundësi për probleme e të tjera”, deklaroi Kusari-Lila.

Në vlerësimin e saj për periudhën e gjashtëvjeçare qeverisëse, Kusari-Lila tha se një nga arritjet kryesore ka qenë konsolidimi institucional dhe shtrirja e prezencës së shtetit në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas saj, rëndësi e veçantë i është dhënë stabilitetit në veri dhe funksionalizimit të institucioneve në atë pjesë të vendit, si dhe forcimit të shërbimeve publike në përgjithësi.

“Gjashtë vite në pushtet jam thellësisht e bindur që kanë qenë stabilizim, kthim në një pikë në të cilën e tërë republika është një njësi territoriale dhe nuk ka më dyshime mbi fatin dhe statusin e një pjese të rëndësishme të territorit të Republikës, 17 përqindëshi në veriun e Kosovës. Më duket që shpeshherë lehtësisht po anashkalohet ose po mendohet e thuhet vetëm: çfarë keni bërë këto 6 vite, cili është projekti më i madh? Unë pa asnjë hezitim e them se projekti më i madh i administrimit apo i qeverisë Kurti është mbajtja e tërësisë territoriale, vendosja e prezencës institucionale në tërë territorin dhe krijimi e kthimi i ndjesisë së prezencës së shtetit në çdo cep të vendit… Arsyeja që po përmenden vetëm autostradat ose vetëm rrugët është se ky ka qenë standardi që është vendosur më herët. Do të thotë, nuk po them që nuk janë të rëndësishme, janë shumë të rëndësishme rrugët, konektiviteti, ndërlidhja. Por përtej rrugëve dhe konektivitetit ka pasur shumë projekte të tjera të cilat përmenden dhe të cilat kanë pasur një rikthim të prezencës së ofrimit të shërbimeve publike, prej spitaleve. A është mjaftueshëm ende jo, por definitivisht që është shumë e rëndësishme”, potencoi ajo.

Nga ana tjetër, zhvillimi i zonave industriale, si ato në Gjakovë, Lipjan dhe Drenas, si dhe investimet e huaja në vlerë mbi 1 miliard euro, u përmendën si dëshmi e punës së qeverisë në sektorin ekonomik, duke e krahasuar zhvillimin ekonomik paralel me mbështetjen sociale.

The post ​Kur ndodhi përçarja e parë mes Kurtit e Osmanit, Kusari-Lila tregon appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

​Rreth 200 mijë euro gjoba për njehsorët, Kusari-Lila flet për keqpërdorimet në energji
Ratifikimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s, dakordimi i 30 milionë eurove investime për parqet industriale dhe mbështetja direkte për 54 biznese janë disa nga arritjet kryesore që Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit i prezantoi në raportin e 100 ditëve të punës.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, gjatë një konference për media, ku prezantoi raportin përmbledhës të 100 ditëve të punës së saj në krye të kësaj ministrie, tha se marrëveshja me EFTA-n, përbën një hap të rëndësishëm ekonomik për Kosovën, pasi përfshin edhe tregtinë e shërbimeve.

“Kjo është marrëveshja e parë nga shtetet e rajonit që përveç tregtimit të mallrave përfshin edhe tregtimin e shërbimeve. Ka një rëndësi të veçantë për ne për faktin se me shtetet si Zvicra kemi një bilanc pozitiv tregtar, me të cilin më shumë shesim apo eksportojmë shërbime sesa që importojmë”, deklaroi Kusari-Lila.

Ajo bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe janë proceduar edhe projektligje që lidhen me inovacionin, ndërmarrësinë dhe pagesat e vonuara në transaksionet tregtare, si dhe kanë nisur procedurat për krijimin e agjencisë së re për ndërmarrësi dhe inovacion.

“Kemi miratuar ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në rast krizash ekonomike, ndërsa kemi arritur që në qeveri dhe në komisionin parlamentar para se të shkojë në Kuvend, në komisionin për zhvillim ekonomik të miratojmë projektligjin për inovacion dhe ndërmarrësi. Projektligj ky i rëndësisë së veçantë për, në veçanti si objektiv i përcaktuar për planin e rritjes së Bashkimit Evropian. Gjithashtu kemi dorëzuar për miratim edhe një projektligj tjetër me rëndësi të madhe për bizneset e vogla dhe në veçanti bizneset prodhuese vendore, atë për pagesat e vonuara në transaksionet tregtare”, tha ajo

Në kuadër të zhvillimit industrial, ministrja në detyrë tha se janë nënshkruar marrëveshje për zhvillimin e parqeve industriale në Mitrovicë, Lipjan, Drenas, Podujevë dhe Shtime, ndërsa kanë filluar përgatitjet edhe për parkun industrial në Gjilan. Sipas sajm për zhvillimin e këtyre parqeve janë dakorduar me 30 milionë euro investim.

Në mbështetje të sektorit privat, ajo tha se ministria ka ofruar grante për 54 biznese në fushën e digjitalizimit, inovacionit, certifikimit dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese.

Ajo paralajmëroi edhe lansimin e platformës “Blej Sigurt” gjatë muajit korrik, platformë që sipas saj, do t’u mundësojë qytetarëve të raportojnë parregullsitë në treg.

E pyetur lidhur me deficitin tregtar dhe rritjen e importeve nga Serbia, Kusari-Lila tha se konsumi i mallrave serbe nuk është në rritje.

“Në përgjithësi, konsumi i mallrave të përgjithshëm nga Serbia nuk është në rritje, dhe ky është lajm pozitiv… 10:21…Çka është shumë e rëndësishme për ne, është fokusi i rritjes së zëvendësimit të mallrave të importuara në përgjithësi, ndërsa fokusi i uljes së deficitit tregtar, që po, pajtohem, është i lartë, dhe ne na jep një presion dhe një shtytje të veçantë fakti që duhet të punojmë më tepër për promovimin edhe të prodhimit vendor, edhe të zëvendësimit të mallrave të importuara, ndërsa hapi i parë dhe më i shpejtë me të cilin jemi duke bërë analizat që mund të zëvendësojnë produktet e importuara ka të bëjë me të gjitha kontratat në prokurimin publik. Sikur përmes kontratave në prokurimin publik, para prodhimeve vendore t’u jepet përparësi prodhimeve të tjera të importuara apo shërbimeve. Por me këtë, duhet në të gjithë spektrin e ndihmës për prodhuesit vendorë, duke filluar nga rritja e cilësisë, konkurrueshmëria në çmime, dhe masat e tjera”, tha ajo.

Ndërkaq, duke folur për çështjen e njëhsorëve dhe kompensimin e qytetarëve nga KESCO, ajo tha se ministria ka shqiptuar gjoba që arrijnë vlerën rreth 200 mijë euro për keqpërdorime dhe njësorë të skaduar, ndërsa kompensimi i qytetarëve mbetet përgjegjësi e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

“Sa i përket çështjes së njësorëve, Ministria ka qenë shumë aktive me inspektoratin dhe Agjencinë e Metrologjisë. Tashmë nëse nuk gaboj është afruar deri në 200 mijë vlera e dënimeve që janë bërë përkatësisht në raport me njësorët të cilët kanë qenë të skaduar ose ka pasur keqshfrytëzim… 14:55… Prej anës tonë tek mbrojtja e konsumatorit dhe tek vendosja e gjobave për mosrespektim të rregullës për shërbim të mirëfilltë nga ana e KEDS-it të KESCO-s, janë kryer obligimet. Pjesa tjetër tash është te agjencia e cila merret me rregullimin e dinamikës në tregun e energjisë”, tha ajo.

Kusari-Lila shtoi se ministria ka mbështetur edhe 55 kompani kosovare në shtatë panaire ndërkombëtare në Gjermani, Francë, Zvicër, Turqi dhe Itali, ku janë promovuar mbi 1100 produkte “Made in Kosova”.

The post ​Rreth 200 mijë euro gjoba për njehsorët, Kusari-Lila flet për keqpërdorimet në energji appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Kusari-Lila kritikon partitë opozitare: Respektoni rezultatin e zgjedhjeve, mos krijoni ngërç politik
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se subjektet politike duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit dhe të veprojnë në përputhje me vullnetin e qytetarëve për formimin e institucioneve.

Në një konferencë për media, ajo ka kritikuar partitë që, sipas saj, po paraqesin kërkesa që nuk përputhen me mbështetjen që kanë marrë nga elektorati.

“Është paksa absurde për parti që, në raport me peshën politike dhe besimin që marrin nga qytetarët, të kenë kërkesa të krahasueshme ose paralele me partinë fituese. Kjo qasje po e sjell këtë ngërç, në të cilin pritjet, kërkesat dhe dëshirat po shkojnë mbi mundësitë apo mbi mandatin që këto parti marrin nga qytetarët. Respektimi i vullnetit qytetar është krejt çka duhet për të pasur institucione të formuara pas 7 qershorit, është respektimi i vullnetit të qytetarëve të shprehur më 7 qershor”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka theksuar se kompromiset politike janë të nevojshme, por sipas saj ato nuk duhet të tejkalojnë verdiktin e qytetarëve të dhënë përmes votës.

“Unë e kuptoj kërkesën për kompromise politike, por përtej asaj që kanë vendosur qytetarët me votë, është e pakuptimtë të kërkohet të merret pushtet në tavolinën e negociatave”, shtoi ajo./teve1.info/

The post Kusari-Lila kritikon partitë opozitare: Respektoni rezultatin e zgjedhjeve, mos krijoni ngërç politik appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Kusari-Lila takon ambasadorin turk, diskutohen investimet dhe rinegocimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, në kuadër të vazhdimit të diskutimeve pas vizitës së Ministrit të Tregtisë së Turqisë në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua për zonat industriale dhe potencialin për tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë, si dhe për organizimin e takimit inicues të kornizës së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Po ashtu, temë e bisedës ishte edhe hapja e procesit të rinegociimit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Turqinë, me synimin që në të të përfshihet edhe sektori i shërbimeve, si dhe organizimi i Forumit të radhës Kosovë–Turqi që pritet të mbahet në Prishtinë.

Kusari-Lila theksoi se intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik me vendet mike do të vazhdojë, paralelisht me përpjekjet për rritjen e investimeve në sektorin prodhues dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës./teve1.info/

The post Kusari-Lila takon ambasadorin turk, diskutohen investimet dhe rinegocimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Kusari-Lila në Zvicër: Rruga drejt BE-së mbetet prioritet strategjik për Kosovën
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në panelin përmbyllës të St. Gallen Symposium 2026 në Zvicër, ku është diskutuar për sfidat gjeopolitike dhe rendin e ri global.

Në këtë panel ndërkombëtar, ajo dje theksoi ndryshimet në rendin global, rritjen e multipolaritetit dhe dobësimin e multilateralizmit, si dhe rolin e mekanizmave ndërkombëtarë në ruajtjen e paqes.

Kusari-Lila ritheksoi se, pavarësisht sfidave në integrimin evropian, rruga drejt Bashkimi Evropian mbetet prioritet strategjik për Kosovën, duke ngritur njëkohësisht shqetësimin për standardet e dyfishta ndaj shteteve të vogla në arenën ndërkombëtare.

The post Kusari-Lila në Zvicër: Rruga drejt BE-së mbetet prioritet strategjik për Kosovën appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Zvicër
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, gjatë qëndrimit në Simpoziumin e St. Gallen në Zvicër, zhvilloi një takim bilateral me ministren e Financave të Konfederatës Zvicërane, Karin Keller-Sutter, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

Kusari-Lila theksoi se Kosova po kalon nga një vend përfitues i asistencës zvicerane në një partner ekonomik dhe zhvillimor, ndërsa ratifikimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet e EFTA-s pritet të ndikojë në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimin e infrastrukturës industriale në Kosovë, me fokus në zonat industriale me standarde mjedisore dhe në rëndësinë e partneritetit me shtete mike për tërheqjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministrja Kusari-Lila vlerësoi rolin e diasporës kosovare në Zvicër dhe angazhimin e kompanive zvicerane, duke theksuar se Zvicra mbetet një nga vendet me të cilat Kosova ka bilanc pozitiv tregtar.

Ajo shtoi se zhvillimi industrial dhe ekonomik shihet si element i rëndësishëm për mirëqenien e qytetarëve dhe për forcimin e sigurisë ekonomike të vendit, përmes rritjes së prodhimit vendor dhe uljes së varësisë nga importi.

Nga ana e saj, ministrja e Financave e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve dhe kontributin e vazhdueshëm të diasporës kosovare në Zvicër.

The post Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Zvicër appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Kërkesa e PDK-së për ftesë zyrtare, Kusari-Lila: Mund të formalizohet edhe me shkrim
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se procesi për zgjedhjen e presidentit duhet të fokusohet në diskutime konkrete dhe jo vetëm në kërkesa formale për takime.

Duke folur pas mbledhjes së Qeverisë, ajo është ndalur te kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës për një ftesë zyrtare me shkrim lidhur me takimet për arritjen e një marrëveshjeje për presidentin e ri. Sipas saj, deri më tani iniciativa për zgjidhjen e çështjes ka ardhur vetëm nga njëra palë, ndërsa opozita ka kërkuar formalizim të komunikimit.

“Uroj që të ketë një qasje pozitive, megjithatë deri më tani kemi parë përpjekje vetëm nga njëra anë për zgjidhjen e çështjes së presidentit apo presidentes. Deri tani ka pasur vetëm iniciativë nga kryeministri Kurti, ndërsa PDK ka kërkuar ofertë me shkrim përmes opinionit publik”, ka deklaruar ajo.

Kusari-Lila ka shtuar se, nëse është e nevojshme, edhe ftesat mund të dërgohen zyrtarisht me shkrim, por sipas saj, më e rëndësishmja është arritja e një marrëveshjeje përmes diskutimeve për parimet dhe emrat konkretë. /teve1.info/

The post Kërkesa e PDK-së për ftesë zyrtare, Kusari-Lila: Mund të formalizohet edhe me shkrim appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.