Liberalizimi i vizave Archives | TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sa udhëtuan kosovarët pas liberalizimit të vizave?
Pas shumë premtimeve, pritjeve e hapje të shampanjave, në janar të vitit 2024, kosovarët udhëtuan në Evropë pa viza.

1 janari i vitit të kaluar, do të hyjë në historinë e vendit si dita kur qytetarëve të Kosovës u hapën dyert për udhëtim të lirë.

Kështu tash e një vit janë ndërprerë pritjet e gjata para ambasadave.

E këtë të drejtë e shfrytëzuan shumë qytetarë.

“Një herë tash është hera e dytë, që shkoj. Shumë e mirë mos me shku me prit në radhë atje, nëpër ambasada, shumë e mirë është”, thotë Qamil Musa – qytetar.

“Një herë e kam shfrytëzuar. Mendoj që kjo ju ka munguar kosovarëve dhe është realizuar, kjo është e mirë për ne që kemi fëmijët tanë atje”, shprehet qytetari Agim Regjepi.

E numri i udhëtarëve që lëvizën nga Kosova për në vendet e Bashkimi Evropian u rrit edhe në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

“Qysh nga janari i këtij viti, kemi filluar me një rritje të numrit të udhëtarëve, duke pasur parasysh lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Vitin 2023 e kemi përmbyllur një vit prej 3.4 milionë në vitin 2023 ndërkaq tani kemi arritur një arritje historike për aeroportin e Prishtinës ku për herë të parë kemi arritur edhe udhëtarin e 4 milionët”, thotë Valentina Gara, zëdhënse e aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.

Zëdhënësja e këtij aeroporti tregon se cilat kanë qenë destinacionet me të frekuentuara.

“Ndërkaq sa i përket destinacioneve me të vizituara, akoma Zvicra mbetet destinacioni me më së shumti udhëtar, pastaj pasohet Gjermani, Turqia, Austria e kështu me radhë”, thotë Gara.

Përveç me aeroplanë, qytetarët e Kosovës lëvizen edhe me autobusë.

“Pas liberalizimit të vizave kemi pasur një fluks të madh të udhëtarëve pastaj kemi pasur edhe gjatë sezonës së verës një fluks të madh të udhëtarëve të cilët kanë shkuar edhe për pushime tash edhe gjatë gjashtë mujorit të dytë kemi një fluks të jashtëzakonshme të udhëtarëve e mira e kësaj është që liberalizimin e vizave po e shfrytëzojnë për nevoja të vizitave nevoja turistike dhe po shfrytësojnë me afat të rregullt dhe po kthehen brenda afateve kohore”, shprehet Elvis Reçica përfaqësues i kompanisë turistike.

Por cilat mosha shprehen më shumë interesim për udhëtim në Evropë?

“Fillimisht në tre mujorin e parë kanë shprehur dëshirë më shumë grup moshat që janë më të moshuara, pastaj me sezonin e verës kanë filluar edhe gjeneratat e reja duke ndjekur pushimet që janë në vendet evropiane”, tregon ai.

Kujtojmë që në muajin prill të vitit 2024, Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave edhe për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në Kosovë, gjë e cila u kundërshtua nga institucionet në Kosovë.

The post Sa udhëtuan kosovarët pas liberalizimit të vizave? appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Zyrtarisht hiqen vizat për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë
Sot, është nënshkruar dekreti për heqjen e vizave për për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë.

Vendimi është zyrtarizuar në Strasburg, dekreti i cili u nënshkrua nga presidentja e Parlamentit Evropian (PE) Roberta Metsola dhe ministri i Çështjeve Evropiane të Hungarisë, Janos Boka, si përfaqësues i vendit që kryeson Këshillin e BE-së.

Më 22 korrik të këtij viti, Këshilli i BE-së mori vendim për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë, duke i dhënë fund procesit legjislativ për këtë çështje në BE.

Bartësit e këtyre pasaportave nuk ishin përfshirë në liberalizimin e vizave në kohën kur Bashkimi Evropian i hoqi vizat për shtetasit e Serbisë.

The post Zyrtarisht hiqen vizat për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

​Tregu i automjeteve, çmime të larta e pak blerës
Tregu i automjeteve në Prishtinë vazhdon të funksionojë, por jo si më parë pasi që numri i shitjes ka rënë e bashkë me të edhe fuqia blerëse.

Qytetarët thonë se çmimet e automjeteve janë të larta për xhepin e tyre, teksa shitësit ankohen se me liberalizimin e vizave dhe shitjet online ka rënë edhe fuqia blerëse.

Qytetari Mon Peci, i cili kishte ardhur për të blerë një veturë, shprehet i zhgënjyer me çmimet e larta.

“Kam ardhur të shikoj për një veturë…Një “Pasat” desha ta shikoj…Gjeta dy, por shumë shtrenjtë janë”, thotë Peci.

Se çmimet janë të shtrenjta dhe ka më pak zgjidhje, e thotë edhe qytetari, Arsim Berisha.

“Kam ardhur të shikoj për të blerë një veturë…por shtrenjtë shumë…Mirëpo ka më pak shitës, kerret shtrenjtë shumë… Tash me telefon dhe në sallone të veturave po blejnë krejt”, thotë Berisha.

Shitësit nga ana e tyre çmimet e automjeteve i konsiderojnë “normale”, teksa mungesën e shitjes së tyre e shohin te rënia e fluksit të blerësve pas heqjes së regjimit të vizave.

Hysen Mazreku thotë se në rënien e fluksit të blerësve ka ndikuar liberalizimi i vizave.

“Unë kam dalë të shes makinën, i kemi tre “Golf”-a…Më së shumti ka interesim për ta, pak më të lirë me çmim, këto tjerat është mungesë e lekëve…Ka blerës më pak…Pak ka ndikuar liberalizmi i vizave”, thotë Mazreku.

Shitësi tjetër Murat Hashani thotë se del rrallë në treg për shitjen e veturave që i merr kryesisht ngas jashtë, e për çmimin e të cilave thotë se nuk janë të shtrenjta.

“Nuk dal vazhdimisht, dal rrallë, vetura është nga jashtë…Unë nuk po e mbaj shtrenjtë. Nuk e di për tjerët a është shtrenjtë”, thotë Hashani.

Rënia e interesimit për blerje nuk prek vetëm shitësit e automjeteve, por edhe ata që sjellin mallra të ndryshme nga jashtë, përfshirë gjëra antike. Një qytetar, i cili ka sjellë gjëra antike nga Vjena, thotë se ka rënie të madhe të blerësve pasi sipas tij pagat janë të ulëta.

“Prej Vjenës e bie këtë mall. Nuk i gënjej njerëzit. Jam i saktë qysh iu them, ka gjëra antike që janë para 100 viteve. Qysh i marr atje, i sjelli. Janë gjëra të moçme…Kam ardhur në pushim, dhe kur vij i sjell këto gjëra…100 për qind ka rënë numri i blerësve. Shembull, ka gjëra që dikur kam shitur 100 euro, ndërsa tash 50 euro. Ka rënë çmimi, sepse njerëzit nuk kanë (para), është gjendje e keqe në Kosovë. Kam ardhur në ora 05:00 dhe rri deri në 15:00”, tha ai.

The post ​Tregu i automjeteve, çmime të larta e pak blerës appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Toulias: ​Mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave
Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qytetin e Selanikut në Greqi, ka arritur në mbi 2 milionë.

Ndërkaq, krahasuar me vitin e kaluar, ka një rritje prej 20 për qind të turizmit në këtë vend.

Shefi i Marketingut në Organizatën e Turizmit të Selanikut, Grigoris Toulias thotë se për herë të parë, gjatë këtij dimrin kanë shënuar shifra të konsiderueshme të turistëve, për çka shtoi se edhe Kosova ka pasur rol në këtë aspekt.

“Kemi një rritje shumë të ndjeshme të turizmit në Selanik, të ardhjeve turistike, mendoj se një rritje prej gati 20 për qind gjatë vitit të kaluar. Dhe, numri aktual është mbi 2 milionë turistë që vijnë në Selanik nga Kosova. Kemi shumë e shumë njerëz që vijnë direkt në qytet ose nga Pieria Katerini, të gjithë nga Halkidiki, ku ata vizitojnë për të parë diellin për pushimet verore. Pra, nëse marrim parasysh se ata sapo vijnë brenda një dite në Selanik, mendoj se shifrat janë vërtet shumë të larta, janë rreth qindra mijëra njerëz nga Kosova”, thotë Toulias.

Ai potencon se shifrat e turistëve në Selanik po rriten nga viti në vit.

“Dy vitet e fundit e kemi futur Kosovën në hartat tona, e kam fjalën në tregjet tona. Sepse, ne filluam, duke parë trafikun që rritet çdo vit dhe kuptuam se duhet të bëjmë diçka për të. Jam i sigurt se gjatë gjithë viteve të kaluara kemi pasur edhe njerëz nga Kosova që kanë vizituar Selanikun dhe rrethinën, por gjatë dy viteve të fundit kemi pasur, le të themi, një politikë domethënëse dhe të organizuar për këtë treg dhe kemi pasur shumë njerëz, shumë për turizmin”, potencon Toulias për KP.

The post Toulias: ​Mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

​Bizneset e gastronomisë në depresion ekonomik, kërkojnë ndihmën e Qeverisë
Që nga liberalizimi i vizave gjendja në sektorin e gastronomisë nuk është e njëjta siç ka qenë më parë.

Bizneset tashmë po përballen me mungesë të punëtorëve dhe mungesë aktiviteti në lokalet e tyre. E vazhdimësia e këtyre dy problemeve, po ndikon edhe në mbylljen e bizneseve.

Pronaret e disa nga bizneset e frekuentuara në Prishtinë, kanë theksuar se nga janari i këtij viti, shumë punëtorë kanë lënë punën dhe se zëvendësimi i tyre është shumë i vështirë.

Adenis Kastrati i cili menaxhon njërin nga restorantet në Prishtinë ka treguar se ka mungesë të punëtorëve dhe se ka hapur konkursin për punëtorë por se nuk ka të interesuar.

Sipas tij, të gjithë kanë shkuar jashtë Kosovës dhe po tentojnë të futen në tregun e Evropës.

“Mungesë të punëtorëve ka pasur, sidomos edhe tash kam problem me punëtorë sepse kanë shkuar të gjithë, për momentin është gjendja e mirë po me kohën të shohim, do të marrim punëtorë dhe konkursin e kam publikuar, por nuk dëshirojnë të vijnë me punuar”, tha Istrefi.

Edhe Yll Dervishaj që është pjesë e një biznesi të gastronomisë në kryeqytet, thotë se nëse vazhdon ritmi i migrimit të punëtorëve të gastronomisë, vera e ardhshme për bizneset nuk do të jetë edhe aq e mirë.

Dervishaj u ka bërë thirrje edhe qeverisë që të ndërmarrë masa për të ndihmuar këto biznese.

“Qeveria nuk ka ndihmuar, sidomos gastronominë fare deri tash, të shohim ndoshta marrin masa”, tha Dervishaj.

Ndërkaq, Flamur Ismajli, menaxher i njërit nga restorantet në qendër të Prishtinës, thekson se ndihmesa e qeverisë për bizneset të cilat janë në prag të mbylljes do të ishte vendimi më i duhur.

“Mirë kishte me qenë me subvencionuar bizneset qeveria shkaku që mos me u mbyll bizneset, mos me falimentuar dhe ajo kishte me qenë një ndihmesë e mirë për ata”, tha Smajli.

Se qeveria duhet të nis një mbështetje financiare për bizneset, e thotë edhe kryetari Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i cili thekson se qeveria tashmë për shtatë vite nuk ka ndihmuar asnjë biznes.

“Duhet një pako kualitative, sepse për një kohë të gjatë qeveria nuk ka marrë asnjë iniciativë për të ndihmuar bizneset. Në përjashtim vetëm shumën e mjeteve në emër të një shtese që e ka ndarë kohë pas kohë, për një muaj dy apo tre, por një masë fiskale”, tha Rafuna.

Edhe Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, thotë për KP se gjendja e bizneseve në Kosovë është në depresion ekonomik.

Ai tha se duhet të menaxhohen bizneset të cilat janë në prag të mbylljes dhe se qeveria duhet të subvencionojë me paga të punëtorëve.

“Gjendja e bizneseve që nga liberalizimi, normal është përkeqësuar është një masë e hershme dhe normal edhe për qytetarët Republikës së Kosovës, sido që të ishin kushtet dhe nëse do të ishin shumë ideale, prapë do të kishte problem, sepse njerëzit do të provojnë mundësi më të mirë. Ka ndikuar edhe pjesa e inflacionit, ngritja e çmimeve, tash edhe problemet me punëtorë që i bie në reduktimin e bizneseve të mëdha, po ashtu edhe në mbylljen dhe reduktimin e bizneseve. Kjo situatë, në depresion ekonomik dhe depresion shoqëror, edhe në jetën e natës”, tha Vranica.

Ndërkaq, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka treguar se nga periudha janar-mars 2024, janë mbyllur 40 biznese të gastronomisë dhe se të gjitha kanë qenë shuarje në mënyrë vullnetare.

The post ​Bizneset e gastronomisë në depresion ekonomik, kërkojnë ndihmën e Qeverisë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Rreth 600 mësimdhënës e mbi 200 nxënës u larguan nga vendi pas liberalizimit të vizave
Numri i nxënësve që kanë kërkuar dokumentet për të migruar jashtë vendit në gjysmë vjetorin e parë të këtij viti shkollor dhe vetëm dy muaj pas liberalizimit të vizave, ka arritur në 267.

Megjithatë, numri më i madh raportohet se është i mësimdhënësve.

Janë afër 600 mësimdhënës të cilët janë larguar jashtë vendit, e ku ka nga ata që dalin edhe pa e lajmëruar largimin nga puna.

Ndërsa, nxënësit po kërkojnë flet kalimet me arsyen për bashkimi familjar dhe shkollim në një shtet tjetër.

Nga drejtuesit e Sindikatës së Arsimit dhe disa drejtor të shkollave, kjo gjendje nëpër shkolla po konsiderohet shqetësuese, madje ata theksojnë se nëse vazhdon ky fluks i largimit të nxënësve dhe mësimdhënësve, shkolla në vend do të mbesin të zbrazura.

Vetëm në shkollën fillore “Mihal Grameno”, në Fushë-Kosovë, kanë kërkuar flet-lëshim 75 nxënës dhe një mësuese.

Drejtori i kësaj shkolle, Ismet Gashi tha se këto fletë-lëshime për të lënë shkollën, nuk janë të fundit.

Sipas tij, edhe një numër tjetër i nxënësve janë në pritje të dokumenteve për t’u larguar nga shkolla.

“Sipas fjalëve janë bashkim familjar se i kanë familjarët e tyre atje dhe shkojnë për jetës më të mirë dhe kanë kërkuar bashkim familjarë”, tha Gashi për KP.

Po ashtu, edhe drejtoresha e shkollës fillore “Gjergj Fishta”, Supije Zhitia ka treguar se numri i nxënësve ka rënë dhe se kanë pasur disa kërkesat për fletë-kalime me arsyetimet për bashkim familjarë jashtë vendit.

“Liberalizimi, mendoj që nuk është i mirëseardhur, nataliteti ka rënë, për shkolla është brengë”, tha Zhitia.

Ndërkaq, se shkollat do të mbesin edhe pa mësimdhënës e thotë nënkryetarja e Sindikatës së Arsimit, Vjollca Shala.

Shala tha se liberalizimi i vizave është një rrugë e hapur për të ikur mësimdhënësit.

“Numri sipas kryetarëve të sindikatave komunale, është diku afër 600 mësimdhënës tani më veçse nuk i kemi në shkollat tona. Nëse vazhdon një trend i tillë i ikjes së mësimdhënësve në një të ardhme që shkollat të mbesin pa mësimdhënës, sidomos për ata nga klasa e parë deri në të pestën, pa dashur të përjashtojë klasat e gjashta deri në të nëntën”, tha Shala.

E Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në një përgjigje me shkrim, kanë treguar se numri i nxënësve të cilat kanë kërkuar dokumentet e tyre për t’u larguar nga shkolla është 267.

“Numri i nxënësve të larguar nga institucionet para universitare (publike dhe private) në gjysmë vjetorin e parë të këtij viti shkollor ishte 267. Kurse, në vitin shkollor 2022/2023, ky numër ishte 388”, kanë shkruar MASHT-i.

The post Rreth 600 mësimdhënës e mbi 200 nxënës u larguan nga vendi pas liberalizimit të vizave appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Zv.ministri Gashani: Që nga liberalizimi i vizave nuk janë raportuar raste të mosrespektimit të rregullave
Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur takimin e rregullt me Atashetë e Migrimt të ambasadave të huaja në Kosovë, me qëllim për të diskutuar trendët e përgjithshme të migrimit, me theks të veçantë lëvizjet migratore, si dhe monitorimin e procesit të lëvizjes së qytetarëve të Kosovës pas procesit të liberalizimit të vizave.

Në këtë takim, Koordinatori kombëtar për Migrim, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani theksoi  menaxhimi i migracionit është ndër politikat më të rëndësishme të institucioneve të Kosovës.

Ai tha se që nga fillimi i zhvillimit të politikave të migracionit të artikuluara në kuadër të dokumenteve strategjike, fokusi kryesor ka qenë tek parandalimi i migracionit të parregullt dhe garantimi i migrimit të sigurt, të organizuar dhe të rregullt. Dhe kjo qasje e ndërtuar ndër vite ka dhënë rezultatet e saj dhe tashmë tendencat e migracionit, veçanërisht migracioni i parregullt nga Kosova drejt Bashkimit Evropian, ka shënuar një zvogëlim të ndjeshëm, ndërsa trendi i migracionit të rregullt, veçanërisht për qëllime të punësimit, është në rritje.

“Siç jeni në dijeni, nga data 1 janar 2024, ka filluar lëvizja e lirë në zonën Schengen për qytetarët e Republikës së Kosovës, e drejtë kjo e fituar me shumë punë dhe përkushtim.  Si institucione kemi bërë përgatitjet e duhura për të menaxhuar këtë proces, duke përfshirë informimin e qytetarëve tanë lidhur me të drejtat dhe obligimet që derivojnë nga kjo liri e lëvizjes. Në bazë të raporteve, të cilat i kam pranuar nga mekanizmat përgjegjës institucionalë deri më tani, çdo gjë është duke shkuar në suaza normale dhe nuk janë raportuar raste të mosrespektimit të rregullave”, theksoi zëvendësministri Gashani.

Në këtë takim zëvendësministri Gashani, vuri në dukje se në fushën e legjislacionit gjatë tremujorit të parë të këtij viti, në bazë të planit legjislativ të Qeverisë, presim të miratojmë Ligjin e ri për të Huajt, si një ndër ligjet bazike që rregullon fushën e migracionit në Republikën e Kosovës.

“Në kuadër të këtij projektligji kemi përfshirë disa çështje me rëndësi, të cilat padyshim se do të avancojnë sistemin për menaxhimin e migrimit në vend. Fokus i veçantë i është kushtuar parimeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe direktivave të BE-së që kanë të bëjnë me trajtimin dhe kthimin e migrantëve me qëndrim të parregullt në territorin e Republikës së Kosovës”, theksoi zëvendësministri Gashani.

Në këtë takim u diskutuan për çështje të ndryshme për fushën e migrimit. Në këto diskutime morën pjesë përfaqësues të Policisë së Kosovës, zyrtarë të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Atashe, si dhe organizata që mbështesin fushën e migrimit.

The post Zv.ministri Gashani: Që nga liberalizimi i vizave nuk janë raportuar raste të mosrespektimit të rregullave appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Asnjë njohje që tre vjet: Liberalizimi i vizave mund të ndihmojë
Në pak javë, Kosova pritet të shënojë vitin e saj të 16-të si shtet, mirëpo në tre vjetët e fundit shtetësia e saj nuk është njohur nga asnjë vend.

Opsione për të dalë nga kjo status-quo, sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, ka.

Shfrytëzimi i liberalizimit të vizave për krijimin e raporteve diplomatike dhe ndihma e aleatëve për lobim, janë dy nga to.

Izraeli ka qenë vendi i fundit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 Shkurt të vitit 2008.

Kjo njohje ka ndodhur në shkurt të vitit 2021 dhe ka qenë zotim i Marrëveshjes së Uashingtonit – e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator, 2020, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Para saj, shteti i fundit që e ka njohur Kosovën, ka qenë Barbadosi në vitin 2018.

Në listën që ka të publikuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë në ueb-faqen e saj, figurojnë 117 vende që e njohin Kosovën.

Shteti më i ri në Evropë vazhdon të mos njihet nga dy fqinjët e tij rajonalë, Serbia – e cila me Kushtetutë vazhdon ta konsiderojë si pjesë të veten – dhe Bosnje e Hercegovina, si dhe nga pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian: Spanja, Sllovakia, Qiproja, Rumania dhe Greqia.

Kjo, me gjithë faktin se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e Kosovës “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”.

REL-i, po ashtu, pyeti ministritë e Jashtme të shteteve mosnjohëse të BE-së nëse janë duke shqyrtuar ndryshimin e qëndrimit dhe nën cilat kushte do ta bënin një gjë të tillë.

Ajo e Sllovakisë tha se “pozicioni i saj, në raport me pavarësinë e Kosovës, nuk ka ndryshuar”, ndërsa e Rumanisë tha se, fillimisht, Kosova duhet t’i zgjidhë problemet me Serbinë.

“Ne e mbështesim plotësisht dhe në mënyrë aktive dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si kanali kryesor për një normalizim efektiv dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë”, tha MPJ-ja në Bukuresht.

Këtë muaj, Spanja i njohu pasaportat e Kosovës, por autoritetet e këtij vendi sqaruan për REL-in se kjo nuk nënkupton njohje të Kosovës.

Nga Qiproja dhe Greqia nuk pati përgjigje.

Si mund të ndikojë liberalizimi i vizave në njohje?

Alejandro Esteso Perez, analist dhe studiues i politikave të Ballkanit dhe zgjerimit të BE-së, thotë se me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës “diçka mund të lëvizë”.

“… sepse, mbajtësit e pasaportave të Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në shumicën e këtyre vendeve [të BE-së] dhe kjo do të ketë ndikim në lidhjet ndërpersonale dhe lidhjet ndërmjet Kosovës dhe vendeve mosnjohëse të BE-së, veçanërisht në nivel social dhe kulturor”, thotë Perez, i cili ligjëron në Universitetin Complutense të Madridit.

Sipas tij, liberalizimi i vizave është një pikënisje e mirë për ta bërë një hap më tej dhe “për t’i forcuar ose, në disa raste, për t’i vendosur lidhjet diplomatike dypalëshe”.

Nga 1 janari i këtij viti, qytetarët e Kosovës kanë fituar të drejtën e udhëtimit pa viza në atë që njihet si zona Schengen dhe përbëhet prej 27 shtetesh evropiane.

Vetëm pak ditë më vonë, më 6 janar, Spanja ka njoftuar se do t’i njohë pasaportat e Kosovës.

Perez thotë se jo të gjitha vendet mosnjohëse e pengojnë integrimin evropian të Kosovës. Përkundrazi, shton ai, janë disa që e njohin, por nuk e mbështesin.

“Greqia ka një zyrë diplomatike në Prishtinë dhe gëzon një marrëdhënie të frytshme ekonomike dhe politike me Kosovën. Mirëpo, jo të gjithë njohësit janë mbështetës të Kosovës në çdo kohë. Shikojeni Hungarinë, aleanca e së cilës me Serbinë është duke ndikuar në qasjen skeptike ndaj procesit të integrimit evropian të Kosovës”, thotë Perez, pa specifikuar më shumë.

Kryeministri populist i Hungarisë, Viktor Orban, është aleat i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Derisa Serbia të integrohet [në BE], Ballkani Perëndimor nuk do të integrohet”, ka thënë Orban gjatë një vizite në Beograd në korrik të vitit 2021.

“Së pari në Evropë, pastaj me njohjet”

Adnan Qerimagiq, analist në Iniciativën për Stabilitet Evropian, thotë se duhet të fokusohet së pari në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, në NATO dhe në Bashkimin Evropian, e pastaj, me ndihmën e aleatëve, t’i bindë vendet mosnjohëse.

“Në këtë mënyrë, Kosova dhe partnerët e Kosovës në Këshillin e Evropës, në Bashkimin Evropian, por edhe në NATO do të kenë më shumë mundësi për ta shtyrë përpara njohjen e Kosovës”, thotë Qerimagiq.

Sipas tij, “zbutja” e Spanjës karshi pasaportës së Kosovës ka dëshmuar se vendet mosnjohëse, mund t’i ndryshojnë politikat ndaj Kosovës.

​“Ajo çfarë na është dëshmuar në këto vitet e fundit, jo vetëm me luftën Ukrainë-Rusi, por edhe me atë se çfarë po bën Serbia në rajon dhe me narrativën dhe politikat karshi fqinjëve të saj, tregon se çështja nuk është vetëm te njohjet… por është edhe në interesin e vendeve evropiane që ta integrojnë Ballkanin Perëndimor në familjen euroatlantike për të siguruar stabilitet dhe paqe në rajon”, thotë Qerimagiq.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022 dhe po atë vit, në dhjetor, ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pasi Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, në Kosovë kanë thënë se i kanë shtuar përpjekjet për anëtarësimedhe në NATO.

Vendi tashmë është anëtar i disa organizatave ndërkombëtare – në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.

Me vite, Serbia ka qenë e angazhuar në një fushatë kundër njohjes së Kosovës apo për çnjohje të saj. Edhe pse autoritetet atje kanë thënë se kanë arritur t’i bindin disa vende për t’i tërhequr njohjet e Kosovës – në mesin e tyre: Surinami, Burundi, Liberia, Ishujt Solomon etj. – autoritetet e Kosovës nuk kanë konfirmuar ndonjë çnjohje.

Diplomacia e Kosovës është kritikuar në disa raste për mungesë strategjie.

Por, në një intervistë dhënë mediumit Kallxo në Kosovë, në muajin dhjetor, shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, ka thënë se po punohet për njohje të reja.

“Unë s’mund t’ua imponoj vullnetin tim shteteve të tjera. Ajo çfarë mund të bëj, është që të mos e ndal punën asnjë ditë”, ka thënë Gërvalla.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsërit vazhdimisht se njohja e Kosovës nga Serbia, nuk do të ketë alternativë.

Dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve për më shumë se një dekadë, por marrëveshjet e arritura mes tyre kanë gjetur pak zbatim.

The post Asnjë njohje që tre vjet: Liberalizimi i vizave mund të ndihmojë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Beqa thumbon për Gani Jakupin: Ua mori qytetarëve 7500 euro në muaj për t’ia futur gjumë
Njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja, dhe meritat që disa deputetë të pushtetit ia atribuan Gani Jakupit, konsulentit të ministres së Jashtme, Donika Gërvlla, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa e ka quajtur të pabesueshme.

Madje ai, në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, e ka vë në dyshim edhe nëse konsulenti i Gërvallës ka qenë në Spanjë, në kohën kur ky shtet mori vendimin për njohjen e pasaportës kosovare, menjëherë pas liberalizimit të vizave.

“Gani Jakupi të vetmen meritë që e ka për liberalizim të vizave, është që ka arritur bashkë me Qeverinë, me ia marrë qytetarëve tanë 7500 euro e me ja fut gjumë. Më mirë është dashur të lobojmë për njohje e anëtarësim nëpër organizata ndërkombëtare me rrit imazhin e shtetit në arenën ndërkombëtare, sesa të vijmë në këtë situatë që në këtë fukarallëk, të paguhet një zyrtar i cili ende nuk e ka bërë asnjë raport pune, e me i marrë 7500 euro në muaj. Unë nuk e di edhe nëse ka qenë në Spanjë ai z.Jakupi.”, deklaroi deputeti Beqa në Tëvë1.

The post Beqa thumbon për Gani Jakupin: Ua mori qytetarëve 7500 euro në muaj për t’ia futur gjumë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Bie puna e agjencive ndërmjetësuese për viza
Heqja e vizave ka rritur interesimin e qytetarëve për të vizituar vendet evropiane.

E kjo ka rritur edhe punën e agjencive turistike.

Madje, për një nga agjencionet në Prishtinë, muaji janar është bllokuar nga qytetaret që dëshirojnë të udhëtojnë.

Por puna është ndaluar për agjencionet ndërmjetësuese për vizat.

Për këto agjenci të cila kryejnë shërbime si terminë në ambasada, përkthime e përgatitje e aplikacioneve, është ulur intensiteti i punës, raporton Tëvë1.

Disa prej tyre madje kanë ndërprerë punën tërësisht.

E objektet e disave madje veç se janë lëshuar me qira.

Interesimi mbetet vetëm për sigurime shëndetësore.

Lëvizjet e qytetarëve në vendet e ndryshme evropiane do të kenë efekte të ndryshme kulturore.

Ndryshe interesim i qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për të udhëtuar për herë të parë pa viza u pa që në ditën e parë të këtij viti.

The post Bie puna e agjencive ndërmjetësuese për viza appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.