kredi Archives | TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pse po rriten kamatat për kredi?
Normat e interesit në bankat komerciale në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme nga muaji i kaluar, duke rënduar buxhetet familjare dhe planet investuese të bizneseve.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë, duke u paraqitur si klientë të interesuar, testuan tregun bankar në fund të gushtit.

Dallimi ishte i dukshëm: disa banka ofruan kredi me norma interesi mbi 7%, njëra 8% – nga rreth 6% sa ishin më parë – ndërsa për bizneset normat ngjiteshin mbi 10%.

Punonjësit bankarë dhanë përgjigje të ngjashme: “Kamatat janë rritur shumë”, por askush nuk dha një shpjegim të qartë pse.

Në pyetjet drejtuar disa bankave për këtë çështje – përfshirë Raiffeisen, BKT, ProCredit, NLB, TEB dhe BPB – Radio Evropa e Lirë nuk mori përgjigje.

Por, rritjen e konfirmon Banka Qendrore e Kosovës (BQK), edhe pse me shifra më të ulëta nga sa e paraqesin bankat.

Sipas të dhënave të BQK-së, dërguar REL-it, norma mesatare e interesit në kredi në korrik të vitit 2025 ishte 6.38%, nga 6.17% një vit më parë.

Sipas punonjësve bankarë, rritja faktike nisi nga gushti e këndej.

Faktorët që ndikuan në rritjen e kamatave

Ekspertët financiarë thonë se rritja e normave të interesit lidhet kryesisht me tre faktorë: politikat e Bankës Qendrore të Kosovës, inflacionin dhe krizën institucionale.

Ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, shpjegon se një ndikim të madh ka pasur rritja e rezervave të detyrueshme që bankat duhet t’i mbajnë.

Derisa më parë bankat mbanin kapital prej 8% deri në 12% të aseteve të rrezikuara, nga qershori i këtij viti BQK-ja e ka rritur këtë normë në 10% deri në 14%.

Kjo do të thotë se për çdo kredi të dhënë, bankat duhet të mbajnë më shumë kapital rezervë. Dhe, për ta kompensuar këtë “bllokim kapitali”, bankat shpesh rrisin normat e interesit ndaj klientëve, thotë Mehmeti.

“Për shembull, nëse një bankë jep kredi prej 100 milionë eurosh, më parë duhej të mbante tetë milionë euro kapital, ndërsa tani janë dhjetë milionë – dy milionë euro më shumë të bllokuara që nuk mund të përdoren për kredi të reja”, shpjegon Mehmeti, themelues i Institutit Hulumtues për Ekonomi dhe Financa, për Radion Evropa e Lirë.

Kjo çështje ishte e rregulluar me Rregulloren për Adekuatshmërinë e Kapitalit të Bankave, të vitit 2015, që përcaktonte mbajtjen e kapitalit nga 8% deri në 12% të totalit të aseteve të rrezikuara.

Por, BQK-ja konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka vendosur një shtesë prej 2% mbi asetet me rrezik.

Ky vendim u mor vitin e kaluar, por zbatimi i tij nisi në qershor dhe synon “të forcojë qëndrueshmërinë e sektorit financiar në Kosovë”.

Mehmeti thotë se një tjetër arsye për rritjen e normave të interesit është edhe rritja e inflacionit.

Në gusht të këtij viti, inflacioni arriti në 4.5%, krahasuar me 1.4% në gusht të vitit të kaluar.

“Kur çmimet rriten, paraja humb vlerë”, thotë Mehmeti dhe, për t’u mbrojtur nga kjo humbje, bankat rrisin normat e interesit.

“Inflacioni i lartë rrit rrezikun që qytetarët të mos përballojnë pagesat e kredive, pasi shpenzimet e përditshme janë më të larta. Kjo i shtyn bankat të kërkojnë një prim më të madh për rrezikun, duke çuar në kamata më të larta”, shton Mehmeti.

Përveç faktorëve ekonomikë, profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, thotë se në rritjen e normave të interesit ka ndikuar edhe kriza politike.

Kosova, tash e sa muaj, është me Qeveri në detyrë dhe pa Kuvend të konstituuar plotësisht.

Bektashi thotë se mosmarrja e donacioneve apo kredive ndërkombëtare, që kërkojnë miratim me dy të tretat e votave në Kuvend, ka zvogëluar qarkullimin e euros në treg.

“Mungesa e parasë ul ofertën dhe rrit kërkesën për kredi, duke shtyrë bankat t’i rrisin kamatat”, shpjegon Bektashi për Radion Evropa e Lirë.

Për shkak të bllokadës institucionale, tetë marrëveshje ndërkombëtare për financime dhe kredi me Bashkimin Evropian, të publikuara vitin e kaluar në faqen zyrtare të Kuvendit, nuk janë miratuar ende.

Si për Mehmetin, ashtu edhe për Bektashin, situata është interesante për tregun bankar, pasi normat e interesit për kredi po rriten, ndërsa ato për depozita më ngadalë.

Bektashi thotë se ulja e normave të interesit për kredi mund të arrihet përmes rritjes së konkurrencës.

“Të licencohen banka të reja që të hyjnë në tregun e vendit, në mënyrë që t’i detyrojnë bankat ekzistuese t’i ulin normat e interesit”, thotë Bektashi, duke shtuar se fitimet e bankave, aktualisht, janë të larta.

Bankat komerciale në Kosovë i përcaktojnë individualisht normat e interesit dhe të depozitave, duke u bazuar në politikat e tyre afariste, dhe BQK-ja nuk ka të drejtë të ndërhyjë direkt te to.

Sipas BQK-së, tregu bankar funksionon si një treg i lirë, ku kushtet e tregut përcaktojnë koston e fondeve dhe të kredive.

Në Kosovë operojnë 11 banka komerciale, ndërsa funksionojnë edhe nëntë institucione mikrofinanciare që ofrojnë kredi për qytetarët. Megjithëse kushtet e këtyre të fundit janë më të lehta, normat e interesit që aplikojnë janë dukshëm më të larta, rreth 20 për qind.

The post Pse po rriten kamatat për kredi? appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Kreditë e reja shënojnë rritje për muajin shkurt me 24.28 për qind
Në muajin shkurt të këtij viti, kreditë e reja në Kosovë, kanë shënuar rritje për 24.28 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Ekonomitë familjare dominojnë me 158.2 milionë euro. Kështu thonë zyrtarë nga Shoqata e Bankave të Kosovës.

Përfaqësues të bizneseve thonë se marrja e kredive është thellim i krizës, përderisa ekonomistët vlerësojnë se nga kjo situatë, përfituese janë bankat.

Vlera e kredive të reja të raportuara deri në shkurt 2024 është 310.1 milion euro, e që krahasuar me  periudhën e njëjtë të vitit 2023, është 24.28  për qind më e lartë. Në një përgjigje elektronike për Radio Kosovën, zyrtarë nga Shoqata e Bankave të Kosovës, thonë se 152 milion janë për koorporata jo financiare dhe 158.2  milion për ekonomitë familjare.

Bedrija nga Prishtina, sapo ka marrë kredi për ekonomi familjare. Ajo thotë se pa kredi, nuk mund të zgjidhësh asgjë.

“Unë sapo e kam marr kredinë për çështje familjare për 5 vjet, sepse jeta shumë e shtrenjtë në Kosovë. Pa kredi nuk po mundesh me bo asgjë, kjo normal  dëmton se po të heket pak prej buxhetit, e çmimet po ngritën çdo ditë”, thotë Bedrija.

Përfaqësuesi i bizneseve, Agim Shahini duke folur për Radio Kosovën, thotë se bizneset marrin kredi të reja për t’i shlyer të vjetrat, dhe kjo siç thotë ai, vetëm sa e thellon krizën dhe më shumë.

“Kjo është veç zhytje e problemit dhe jo zgjidhje e problemit. Nuk mund të rriten bizneset pa mbështetjen e bankave, por bankat në Kosovë kanë interesin më të lartë në Ballkan edhe pse e kanë rrezikshmërinë më të ulët në Ballkan. Rrezikshmëria në Kosovë e kthimit të kredive është vetëm 2 për qind dhe që kjo është norma më e ulët në Evropë, sepse qytetarët, bizneset e Kosovës janë të vetëdijshëm që duhet ti kthejnë borxhet me çdo kusht, por në anën tjetër, edhe bankat marrin siguri për kthimin e kredive, duke marr hipoteka dhe duke marr trefishin e tyre dhe këto e bëjnë që ato të jenë te sigurta dhe të jenë në favor të kthimit të kredive”, thotë Shahini.

Ndërkohë ekonomisti, Ardijan Sahiti thotë se kreditë konsumuese kanë pësuar rritje e paralel me to edhe fitimet e bankave.

“Kjo ka lind si nevojë e njerëzve për konsum në shoqërinë tonë dhe në ekonominë tonë janë duke u thelluar pabarazitë e natyrave të ndryshme dhe kjo ka bërë që njerëzit të hyjnë në kredi madje edhe për çështje të konsumit. E shoqëruar edhe me pagat e ulëta, dhe me inflacionin e që e ka zhvlerësua në afër 50 për qind vlerën reale të parasë, dhe këta janë faktorët që kanë nxitur kosovarët të zhyten në kredi dhe ky trend do të jetë rritës”, thotë Sahiti.

Në një njoftim nga BQK, theksohet se asetet e bankave komerciale në fund të muajit shkurt 2024 kanë arritur vlerën në 7.4 miliardë euro, duke shënuar rritje për 29.9 milionë euro, ose 0.4 për qind krahasuar me muajin paraprak.

The post Kreditë e reja shënojnë rritje për muajin shkurt me 24.28 për qind appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Kosovarët me borxhe deri në “fyt”, rreth 5 miliardë euro kredi
Numri i qytetarëve që kanë marr kredi nëpër bankat e komerciale të Kosovës është rritur për rreth 13 mijë deri në nëntor të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Gati 200 mijë qytetarë u janë drejtuar bankave të Kosovës për kredi gjatë këtij viti.

Ndërkaq, shuma e përgjithshme e kredive në sektorin bankar deri në muajin tetor është rreth 5 miliardë euro. Krahas kësaj, rritje ka shënuar edhe norma mesatare e interesit për dy për qind, sa ishte 6.2 për qind vitin e kaluar.

Qytetari, Sabri Rexha e quan “fajde” normën e interesit. Sipas tij, përveç nevojës, “njerëzit e kanë shprehi, nuk mund të jetojnë pa borxhe”.

“Për para në ish-Jugosllavi ka qenë kredia e volitshme por unë nuk kam guxuar të hyjë ato, kështu që as më vonë nuk kam hyrë…Më shumë fajde se kamatë…Pse po mendon që dikush detyrohet të hyjë kredi? Ndoshta nevojat apo disa edhe shprehi, thjeshtë nuk mund të jetojë pa borxhe dhe kredi. Unë nuk i kam hyrë asaj”, theksoi Rexha.

Ndërkaq, nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) thonë se numri i përgjithshëm i kredi marrësve është 118 mijë e 102 deri në nëntor, rreth 13 mijë më shumë se vitin e kaluar.

Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, nga BQK theksojnë se shuma e përgjithshme e kredive në sektorin bankar deri në muajin tetor të këtij viti është 4.8 miliardë euro.

Ata shtojnë se norma mesatare e interesit për kreditë e reja në muajin tetor 2023 përllogaritet 6.4%, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar përllogaritej 6.2%.

“Bazuar në të dhënat, numri i kredi marrësve për periudhat e kërkuara figuron si në vijim : në periudhën (janar – nëntor) 2023 numri i përgjithshëm i kredi marrësve është, 118102 kredi marrës krahasuar me të njëjtën periudhë janar-nëntor 2022 ky numër ishte 105413 kredi marrës, kemi një rritje te kredi marrësve ne mes te dy periudhave është 12689. Shuma e përgjithshme e kredive në sektorin bankar në muajin tetor 2023 është 4.8 miliardë euro. Norma mesatare efektive e interesit për kreditë e reja në muajin tetor 2023 përllogaritej 6.4%, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar përllogaritej 6.2%”,thonë nga BQK.

Po ashtu, edhe nga Shoqata e Bankave të Kosovës potencojnë se është rritur për mbi 1 miliardë euro vlera e kredive të reja të raportuara deri në shtator të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ata shtojnë se kjo vlerë është për 8.91% më e lartë se në vitin 2022

“Vlera e kredive të reja të raportuara deri në shtator 2023 është 1.5 miliard euro. Krahasuar me periudhën njëjtë të vitit 2022 kjo vlerë është 8.91% më e lartë. Vlera totale e kredive aktive nga sektori bankar në Kosovë është 4.7 miliard euro e raportuar në shtator të vitit 2023. Në gusht të vitit 2023, norma mesatare e interesit për kreditë e reja në Kosovë e raportuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është 6.7%, ndërkaq në krahasim me periudhën e njëjtë të raportimit të vitit të kaluar ka qenë 5.99%”,thuhet në një përgjigje me shkrim.

Ndërsa, themeluesi i Institutit Hulumtues për Ekonomi dhe Financa, Fehmi Mehmeti thotë se rritja e kreditimeve vazhdon të jetë e lartë, sidomos pas pandemisë. Këtë rritje, Mehmeti e vlerëson si të mirë, pasi sipas tij ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Rritja e shpejtë e shkallës së ndërmjetësimit financiar është e mirë, është faktorë që e përcakton rritjen ekonomike në vend, gjithmonë duhet ta kemi parasysh që kjo rritje e shkallës ndërmjetësimit financiar të jetë graduale siç ka ndodhur në të kaluarën, të jetë e shpërndarë nëpër sektorë, në të kundërtën mund të jetë një burim i krizës në të ardhmen”, theksoi Fehmeti.

Përveç kësaj, ish guvernatori i BQK-së tha se pandemia ka ndikuar edhe në rritjen e inflacionit. Ai potencoi se pas vendimit të Bankës Qendrore Evropiane për rritjen e normës së interesit për katër herë radhazi, duke vepruar njëjtë edhe Sistemi i Rezervës Federale Amerikane, që sipas tij është e ditur se kjo do të ndikonte në rritjen e inflacion në tërë Evropën, rrjedhimisht edhe në Kosovë.

Mehmeti shtoi se pret që të ketë ulje të inflacionit.

“Marrja e vendimit nga Banka Qendrore Evropiane për rritjen e normës së interesit dhe Fedit Amerikan natyrshëm që ndikon edhe në rritjen e Euribori-t…Pritjet janë që këtë vit norma e inflacionit të jetë përafërsisht rreth 5.4 për qind, me siguri që projeksionit edhe në nivel të Bashkimit Evropian por edhe në nivel të Amerikës janë që do të kemi një ulje të inflacionit”, tha Mehmeti.

Përveç rritjes së kredive, edhe depozitat kanë arritur në vlerën 5 miliardë e 875.9 milionë euro.

Ndërsa, bankat komerciale në Kosovë kanë arritur të sigurojnë profit të lartë gjatë periudhës janar-tetor 2023.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), për dhjetë muaj të këtij viti nga kreditë bankare dhe shërbimet tjera, bankat komerciale kanë pasur fitim të pastër 141 milionë euro ose rreth 20 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të viti të kaluar.

The post Kosovarët me borxhe deri në “fyt”, rreth 5 miliardë euro kredi appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Bankat komerciale në Kosovë shtrenjtojnë normat e interesit për kredi
Bankat komerciale në Kosovë kanë shtrenjtuar normat e interesit për kredi, njëkohësisht bankat vazhdojnë t’i rrisin edhe fitimet e tyre enorme për çdo muaj.

Sipas Raportit të Sistemit Financiar, për muajin maj 2023 të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), fitimi i pastër i bankave për gjashtë muajt e parë të vitit 2023 ka arrit 82. 6 milionë euro.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), norma e interesit për kredi në muajin qershor 2023 ka arrit në 6.5 për qind, derisa në fillim të vitit kanë qenë 6.1 – 6.2 për qind.

Depozitat deri në muajin qershor 2023 kanë arrit 5.609 miliardë euro.

Gjatë vitit 2022, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, sektori bankar ka arritur të siguroi profit të lartë financiar, 140.3 milionë euro apo rreth 23 milionë euro më shumë se në vitin 2021.

Në tregun e Kosovës operojnë 12 banka prej të cilave me pronësi të huaj janë 9.

The post Bankat komerciale në Kosovë shtrenjtojnë normat e interesit për kredi appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Qeveria merr kredi 25 milionë euro për përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë
Mbi 25 milionë euro do t’i marrë Qeveria e Kosovës kredi nga KFW, të cilat do të përdorën për më pastaj për përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka prezantuar para Komisionit për Buxhet këtë kredi, me ç’rast i tregoi edhe kushtet.

“Në kuadër të bashkëpunimit me Qeverinë gjermane dhe rëndësinë e zhvillimit të rrjetit të transmisionit të energjisë, sot sjellim para jush Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë me KFW-në, për përmirësimin e rrjetit faza e shtatë”.

“Pra në kuadër të kësaj marrëveshje, Qeveria e Kosovës do të marrë hua nga KFW në shumën prej 25.5 milionë euro, shumë e cila më pastaj huazohet te KOSTT-i dhe këto mjete do të përdoren ekskluzivisht për përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë”, tha Murati.

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani pyeti për zonat që do të përfitojnë investime në kuadër të kësaj marrëveshje.

Bukuria Dauti nga KOSTT-i, tha se zonat që do të investohen janë Dragashi, Deçani, Ferizaj etj.

“Sa i përket zonave që do të përfshihen në kuadër të kësaj kredie, janë të përfshirë në tri lote të cilat në lotin e parë e ka Dragashin, Deçani, Ferizaj etj”, tha ajo.

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci,

“Në raportin e të gjeturave, një çështje tjetër ka qenë edhe çështja e kredive të mëhershme por për shkak të interesave të mëhershme të cilat i kemi parë mjaftë të larta, kemi qenë gjithashtu të interesuar edhe për likuiditetin e ndërmarrjes në ato momente kur është marrë pra kredia. Sa ka pasur likuiditet të qëndrueshëm ose sa kanë qenë kapacitetet e vetëfinancimit të këtyre projekteve në momentin e marrjes së këtyre kredive. Ju zhvilloni projekte të ngjashme edhe nga të hyrat vetanake, sa është në përputhje kostoja e këtyre projekteve që mundeni me i zhvilluar përmes kredisë”, pyeti ajo, raporton EO.

Në fund, me gjashtë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere miratoi këtë kredi.

The post Qeveria merr kredi 25 milionë euro për përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.