dobar dan” Archives | TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kërcënohet një nga organizatoret e festivalit “Mirëdita, dobar dan”
Një nga organizatoret e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, Sofija Todoroviq, është kërcënuar përmes një letre që i është dërguar në adresë të saj, një ditë pasi autoritetet shtetërore serbe ndaluan mbajtjen e këtij festivali në Beograd.

Letra kërcënuese u shoqërua edhe me një kuti, brenda së cilës ishte vendosur koka e prerë e një derri.

Në letër thuhej se “situata në botë po ndryshon dhe kohë të tjera po vijnë”.

Letra kërcënuese u nënshkrua nga “Patrulla Popullore”. Kjo është një organizatë e paregjistruar ultra-djathtiste, e njohur për veprimet e saj kundër migrantëve dhe lidhjeve ideologjike që ka me grupet nga Federata Ruse.

Na moj privatni telefon zvala me je neka kukavica, predstavila se kao kurir i donela je ovo.

Ne moram da vam govorim šta je unutra.

Bolesnici. Bilo bi dobro da zapamtite da je ovo država podržala, i da vam pod parolom KOSOVO JE SRBIJA uvaljuju fekalije. pic.twitter.com/K8OJMFosBZ

— Sophia💥 (@todorovicsophia) June 28, 2024

Fillimisht, Todoroviq shkroi në X – që më herët njihej si Twitter – se një person e thirri në telefon dhe iu prezantua si korrier dhe solli paketën me letrën.

Ajo më pas thirri policinë, e cila e hapi kutinë.

“Kjo është fundërrinë njerëzore dhe shteti qëndron pas tyre. Mos harroni, kështu e mbrojnë Kosovën”, shkroi ajo në një postim tjetër.

Bila je policija pa su otvorili. Smrad nas je prevario, ipak je mrtva životinjska glava presečena na pola.

Ne znam jel treba sad da se opredelim šta je bolja opcija?

Ovo je dno ljudsko, a država je stala iza njih. Zapamtite to. Ovako brane Kosovo. pic.twitter.com/PuCDfw057T

— Sophia💥 (@todorovicsophia) June 28, 2024

“Patrulla Popullore” që mori përsipër mesazhin kërcënues është një organizatë që u bë e njohur për publikun në Serbi më 2020, kur përmes një videoje u shfaqën 20 burra të rinj të veshur me të zeza, duke penguar migrantët dhe refugjatët në një qendër në Beograd. Në mesin e tyre ishte edhe Damjan Knezheviq, i cili thotë se është lideri i organizatës.

Ky grup po ashtu njihet për mesazhet kundër komunitetit LGBT, por edhe për përhapje të urrejtjes mbi baza kombëtare, racore dhe fetare.

Ndryshe, festivali “Mirëdita, dobar dan” organizohet që nga vitit 2014 nga organizata joqeveritare nga Kosova dhe Serbia.

Qëllimi i festivalit është përmirësimi i bashkëpunimit kulturor mes artistëve të Kosovës dhe Serbisë.

Vazhdimisht kjo ngjarje, që mbahet herë në Kosovë, e herë në Serbi, është përballur me protesta në Beograd.

Më 27 qershor, në vendin ku ishte paraparë të bëhej hapja e festivalit, grupet e ekstremit të djathtë dhe tifozët bllokuan hyrjen për organizatorët dhe të ftuarit e festivalit. Pak më vonë, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë urdhëroi ndalimin e mbajtjes së festivalit, duke u thirrur në shqetësime të sigurisë.

Por, organizatorët thanë se me këtë ndalesë, shteti u rreshtua me huliganët, teksa ndalimi i festivalit u kritikua edhe nga Bashkimi Evropian dhe zyrtarët në Kosovë.

Gjatë kohës kur djathtistët po protestonin, disa nga organizatorët, që mbetën të bllokuar në zonën ku do të duhej të mbahej festivali – e që u larguan vetëm në orët e vona të 27 qershorit pasi u shpërndan protestuesit – thanë për Radion Evropa e Lirë se aty kishte vetëm katër apo pesë pjesëtarë të policisë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar më 28 qershor se autoritetet shtetërore e kanë prë detyrë që të ofrojnë kushte të sigurta për pjesëmarrësit në festivalin “Mirëdita, dobar dan”.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka mbrojtur vendimin për ndalimin e festivalit dhe madje ka thënë se nuk “ka arsye” që të ketë një festival të tillë në Serbi.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se me vendimin e autoriteteve serbe për ndalimin e mbajtjes së festivalit, Serbia shfaqi “përsëri armiqësinë e saj të paepur ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me paqe dhe pajtim”.

The post Kërcënohet një nga organizatoret e festivalit “Mirëdita, dobar dan” appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”
Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për ndalimin e mbajtjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan”, që ishte paraparë të niste më 27 qershor në Beograd të Serbisë.

Kështu tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, teksa u përgjigj në një pyetje të parashtruar nga Radio Evropa e Lirë.

“Na vjen keq që edicioni i këtij viti, i financuar nga BE-ja, i ‘Mirëdita, dobar dan’ u ndalua në Beograd të enjten. BE-ja mbështet këtë festival përmes programit ‘Evropa kreative’. Festivali është një nismë për lëvdatë, që kontribuon në ndërtimin e urave përmes aktiviteteve kulturore mes njerëzve në Kosovë dhe Serbi përmes aktiviteteve kulturore”, tha Stano.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë më 27 qershor urdhëroi që festivali të mos mbahej, duke u thirrur në shqetësime të sigurisë.

Paraprakisht, gjatë 27 qershorit grupe të djathtistëve dhe tifozëve bllokuan hyrjen në zonën ku ishte paraparë të bëhej hapja e festivalit.

Organizatorët e festivalit – nga Kosova dhe Serbia – kanë kritikuar vendimin e autoriteteve serbe, duke thënë se me ndalimin e mbajtjes së festivalit, shteti u rreshtua me huliganët.

Ky festival që nga viti 2014 mbahet herë në Kosovë dhe herë në Serbi dhe qëllimi i tij është përmirësimi i bashkëpunimit kulturor mes artistëve të Kosovës dhe Serbisë.

“Shkëmbime të tilla janë pjesë e rëndësishme e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Jemi të shqetësuar për politizimin e nismave kulturore të organizuara nga shoqëria civile, që duan të promovojnë shkëmbimin ndërkulturor mes njerëzve”, tha zëdhënësi Stano.

Ai po ashtu tha se sipas standardeve të të drejtave të njeriut, autoritetet shtetërore e kanë për detyrë që të ofrojë kushte të sigurta për pjesëmarrësit.

“Nga Serbia si vend kandidat ne presim që t’i respektojë këto standarde”, tha Stano.

Më herët gjatë ditës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se me vendimin e autoriteteve serbe për ndalimin e mbajtjes së festivalit, Serbia shfaqi “përsëri armiqësinë e saj të paepur ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me paqe dhe pajtim”.

The post BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan” appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se nuk ka parë arsye që në Serbi të ketë festival sikurse “Mirëdita, dobar dan”, duke theksuar se personalisht beson se përgjigja më e mirë ndaj organizatorëve të ngjarjes është “shpërfillja”.

Më 27 qershor, autoritetet në Serbi ndaluan mbajtjen e festivalit, qëllimi i të cilit është përmirësimi i bashkëpunimit kulturor mes artistëve të Kosovës dhe Serbisë.

“Po mendoja, nuk shoh arsye për një festival të tillë në Serbi”, tha kryeministri serb, Vuçeviq.

Një ditë pasi grupet e ekstremit të djathtë dhe tifozët u mblodhën në sheshin Dorqol, ku ishte paraparë të që hapej festivali “Mirëdita, dobar dan”, Vuçeviq tha se ata “bënë gjithçka për të treguar se Serbia është shtet që pranon ata që nuk kanë qëllime të mira ndaj shtetit dhe popullit tonë”.

Kur u pyet nga gazetarët se pse shteti nuk garantoi siguri për pjesëmarrësit e festivalit, Vuçeviq tha se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA), “vlerësuan se ka pasur një rrezik të madh të prishjes së rendit publik dhe paqes, dhe rrezik për pronën dhe sigurinë e qytetarëve”.

“Nuk ja vlen për ne që të kemi luftë civile në rrugë dhe kaos. Për ne, të kemi policë, prona dhe njerëz që vdesin për të mbrojtur arta që na thonë se jemi terroristë, kriminelë, popull gjenocidal. E dini çfarë, vlerësimi ynë është se ky është vendimi më i mirë marrë parasysh rrethanat”, tha Vuçeviq.

Ai shtoi se ka pasur “propozime të ndryshme” nga ministrat e tjerë të Qeverisë sa i përket mbajtjes së festivalit.

“U thash [ministrave] se përgjigja më e mirë ndaj tyre [organizatorëve] është shpërfillja”, tha kryeministri serb, shkruan REL.

Organizatorët e ngjarjes – që mbahet që nga viti 2014 herë në Kosovë, e herë në Serbi – thanë se duke ndaluar mbajtjen e festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd, shteti u rreshtua me huliganët.

Grupet e ekstremit të djathtë u mblodhën para hapësirës ku ishte paraparë të mbahej festivali, para se ai të niste zyrtarisht. Protestuesit bllokuan hyrjen për në festival, teksa aty u panë pak policë.

Autoritetet shtetërore në Kosovë kanë dënuar vendimin e Qeverisë serbe për të ndaluar mbajtjen e festivalit “Mirëdita, dobar dan”.

The post Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan” appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

MPJD dënon fuqishëm ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan!”
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar pas ndalimit që të mbahet festivalit “Mirëdita, Dobar dan” në Serbi.

MPJD thotë se ndalimi është bërë me urdhër të ish-zëdhënesit të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, aktualisht zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daqiq, është edhe një dëshmi e vazhdimit të politikës, mendësisë dhe veprimeve të regjimit të kaluar.

“Këtë fushatë të egër publikisht e nisi njeriu i listave të zeza dhe ish shefi i BIA, Vulin, të cilit pastaj iu bashkua ai që duhej të ishte në krye të organizimit të festivalit dhe mirëvajtjes së tij, Ministri i Kulturës, Nikola Selakoviq. Kjo dëshmon qartë se si regjimi autoritar i presidentit serb Vuçiq funksionon, dhe se ky regjim është vazhdimësi besnike e politikave, mendësisë dhe veprimeve kriminale të regjimit të Millosheviqit”, thuhet në reagim.

Sipas MPJD-së, ky vendim i qeverisë serbe vërteton se qeveria serbe është kundër çdo lloji dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të dënojnë me gjuhën më të ashpër veprime të tilla të autoriteteve të Serbisë për ndalimin e festivalit i cili është mbajtur 10 herë, në Kosovë dhe Serbi dhe që kishte për qëllim të bashkonte artin, kulturën, aktivistë të të drejtave të njeriut e të paqes dhe që synonte të krijonte ura bashkëpunimi dhe nxiste ndërtimin e paqes në rajon.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi po përcjell nga afër të gjitha zhvillimet e fundit dhe do t’ju njoftojë në kohë reale për zhvillimet e reja mbi këtë çështje”./teve1.info/

The post MPJD dënon fuqishëm ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan!” appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Anulimi i “Mirëdita, Dobar Dan”, Haxholli: 20 pjesëmarrës janë duke u kthyer në Kosovë, 16 ende në Beograd
Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka reaguar pas anulimit të festivalit “Mirëdita, Dobar Dan”.

Ai ka thënë se ky anulim shfaqë nervozizmin dhe mosdurimin e Serbisë kundër çdo iniciative për distancimin nga e kaluara e saj kriminale”.

“Loja e Beogradit me Festivalin “Mirëdita, Dobar Dan”, shfaq nervozizmin dhe mosdurimin e Serbisë kundër çdo iniciative për  distancimin nga e kaluara e saj kriminale. Veçanarisht kjo lidhet edhe me fundin e lojërave të Vuçiqit të cilat nuk po ‘pijnë’ më ujë më Bruksel, sikurse nuk pinë as mbrëmë. Në fakt tash mund t’shkojë me ‘pi’ ujë e të kthehet ‘pa’. Mirazh!”

Ai tha se në Kosovë është duke u kthyer një autobus me mbi 20 pjesëmarrës, ndërsa edhe 16 të tjerë janë ende në Beograd.

“Shpjegimet policore rreth (pa)sigurisë dhe suspendimi i ngjarjes, së paku të mos rezultojnë me ndonjë lojë tjetër të tipit Batrovc, përderisa për momentin për Kosovë është u kthyer një autobus me mbi 20 pjesëmarrës nga Integra, YHR, Kallxo.com, Koha, Sinjali, T7. Serbia mbanë përgjegjësi edhe për 16 pjesëmarrës tjerë që për momentin janë ende në Beograd. Dhe përderisa numri i huliganëve mund të rritet, duhet të mirrën të gjitha masat për ofrimin e sigurisë për ta!”, ka shkruar ai në Facebook./teve1.info/

The post Anulimi i “Mirëdita, Dobar Dan”, Haxholli: 20 pjesëmarrës janë duke u kthyer në Kosovë, 16 ende në Beograd appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Djathtistët në Serbi bllokojnë hyrjen në festivalin “Mirëdita, dobar dan”
Duke valëvitur flamuj serb, një grup i madh i djathtistëve janë mbledhur në afërsi të hyrjes në zonën ku mbahet festivali “Mirëdita, dobar dan”, i cili nis sot në Beograd, duke parandaluar hyrjen në këtë hapësirë.

Sipas gazetarëve të Radios Evropa e Lirë, ky grup protestuesish janë dëgjuar duke brohoritur “Kosova është zemra e Serbisë”, kanë kënduar këngë nacionaliste dhe kanë fyer qytetarët e Kosovës.

Në sheshin Dorqol, ku mbahet festivali dhe i cili është i mbyllur për trafik, janë parë një numër i vogël i policëve.

Gazetarja e Radios Evropa e Lirë nuk është lejuar të hyjë në hapësirën ku festivali pritet të nisë sonte nga protestuesit që po qëndrojnë në hyrje të kësaj zone.

REL-i ka dërguar pyetje në Ministrinë serbe për Punë të Brendshme lidhur me planet për situatën e sigurisë të mbajtjes së kësaj ngjarjeje, por nga ky institucion nuk janë përgjigjur.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, që janë organizatorë të festivalit, pritet që të dalin me një njoftim shumë shpejt.

Që nga themelimi i tij më 2014, festivali në Beograd, që promovon bashkëpunimin kulturor mes Serbisë dhe Kosovës, është shoqëruar me protesta nga organizatat e krahut të djathtë dhe partitë që kanë tentuar të ndalojnë mbajtjen e festivalit.

Disa përfaqësues të autoriteteve serbe kanë bërë thirrje për anulimin e mbajtjes së festivalit gjatë këtij vitit, që është paraparë të mbahet nga 27 deri më 29 qershor.

Më 26 qershor, Daçiq deklaroi se festivali paraqet “rrezik të sigurisë”.

Disa javë para hapjes së festivalit, në media dhe rrjete sociale ka pasur njoftime për këtë ngjarje, që kanë qenë të shoqëruara me gjuhë të urrejtjes.

“Mirëdita, dobar dan” mbahet një herë në vit, në mënyrë alternative në Prishtinë dhe Beograd, me qëllim që ta afrojë skenën kulturore serbe me Kosovën dhe anasjelltas, për të prezantuar skenën bashkëkohore kulturore dhe artistike të Kosovës para publikut nga Serbia.

Ngjarja organizohet nga organizatat joqeveritare – Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut, Iniciativat Qytetare nga Serbia dhe Integra nga Kosova.

The post Djathtistët në Serbi bllokojnë hyrjen në festivalin “Mirëdita, dobar dan” appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.