burgim Archives | TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ilir Meta mbetet në burg, rrëzohet kërkesa për zëvendësim mase
Këtë të hënë, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u mbajt seanca e dytë e gjyqit në themel ndaj ish-presidentit shqiptar Ilir Meta.

Sipas Tv Klan, është rrëzuar kërkesa e tij për zëvendësim mase.

“Mbrojtja nuk paraqiti asnjë provë se çfarë ka ndryshuar, por vetëm argumente të përgjithshme. Mbrojtja ju referua vendimit unifikues të 4 majit. Nëse nuk ka asnjë rrethanë që ka zbutur nevojat e sigurimit, apo dyshimin e arsyeshëm ne mendojmë se nuk ka asnjë rrethanë të ndryshuar.

Veprimtaria kriminale për të cilën akuzohet i pandehuri Ilir Meta shtrihet nga 2009 deri ne 2017 dhe për veprën e “deklarimit të rremë” është akuzuar vetëm njëherë. Një periudhë e gjatë kohore. Ne mendojnë se rrezikshmëria shoqërore është evidente. Në këto rrethana vendimi unifikues nuk sjell asgjë të re në këtë proces. Nuk ka zbutje të nevojave të sigurimit. Në 8.06.2026 Kushtetuesja ka shqyrtuar proporcionalitetin e masës dhe e ka konsideruar proporcionale. Kërkesa e të pandehurit për zëvendësim të masës është e pabazuar në ligj dhe prova. Kërkojmë rrëzimin e saj”, tha prokurori Sotir Kllapi.

Vetë Meta nuk ishte i pranishëm, ndërsa u përfaqësua nga avokati i tij. Prezentë në sallë ishin edhe Tedi Blushi, Flamur Noka e Bujar Leskaj.

“Nga 21 tetor 24 e deri më sot, Meta, ish -president i Republikës dhe aktualisht President i Partisë së Lirisë rri në paraburgim pa një vendim të formës së prerë. Tashmë dosja ndodhet në fazën e gjykimit. “Arresti në burg” mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme. Kufizimet nuk mund të tejkalojnë parashikimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, është shprehur avokati i Metës.

Edhe mw herët, GJKKO e la në burg ish-presidentin, pavarësisht se ai kishte ofruar 50 mijë euro garanci pasurore. Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.

Ai ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje. Dosja “Meta” përfshin gjithashtu hetime ndaj nënës së Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut. Të pandehurit akuzohen për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave dhe mosdeklarimin e pasurive, raporton Tv Klan.

The post Ilir Meta mbetet në burg, rrëzohet kërkesa për zëvendësim mase appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

6 vjet burgim ndaj ish-punëtores së OSBE-së, Jelena Gjukanoviq për spiunazh te BIA serbe
Ish-punëtorja e OSBE-së, Jelena Gjukanoviq, është dënuar me gjashtë vite burgim për veprën penale të spiunazhit.

Më 4 shtator të vitit të kaluar Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së.

Sipas Prokurorisë, ajo siguroi e shpërndau informacione të ndjeshme tek BIA serbe, të cilat cenonin rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.

Ajo u arrestua më 28 shkurt 2025.

Prokuroria ka thënë se Gjukanoviq ka kontribuar në krijimin e një “narrativi armiqësor” ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Sipas Prokurorisë Speciale, Gjukanoviq ka vënë në rrezik serioz jetën dhe sigurinë personale të zyrtarëve shtetërorë, qytetarëve të vendit dhe personelit ndërkombëtar të OSBE-së në Kosovë. /teve1.info/

The post 6 vjet burgim ndaj ish-punëtores së OSBE-së, Jelena Gjukanoviq për spiunazh te BIA serbe appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

12 vjet burgim të akuzuarit për tentimvrasjen e 4 pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian- dy prej tyre fëmijë
Gjykata Themelore në Ferizaj përmes vendimit të përpiluar më 31 tetor 2025, e ka dënuar me 12 vjet burgim Fadil Islamin për akuzën se tentoi t’i privojë nga jeta katër pjesëtarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, në mesin e të cilëve dy të mitura.

Sipas vendimit, i akuzuari Islami u dënua me 12 vjet burgim në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Kjo masë iu vazhdua me aktvendim të veçantë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndërkaq, u konfiskua thika, si mjet me të cilin është kryer vepra penale.

I akuzuari u obligua të paguajë edhe shpenzimet e procedurës penale dhe atë për paushallin gjyqësor shumën prej 300 euro dhe 50 euro të tjera në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Në vendim thuhet se Gjykata gjeti se Islami me dashje dhe me motiv të përkatësisë etike, ka tentuar t’i privojë nga jeta M.M., të moshës 10-vjeçe dhe L.M të moshës 14-vjeçe, e që janë pjesë e komunitetit ashkali.

Ndërsa, për arsye të ngjashme, veprën e njëjtë thuhet se e kreu edhe ndaj N.M. (32-vjeç), i moshës madhore- pjesë e komunitetit egjiptian si dhe ndaj E.M (29-vjeç) – pjesë e komunitetit rom.

Në aktgjykim thuhet se Islami kishte pranuar fajësinë, andaj si rrethanë lehtësuese ishte marrë parasysh fakti që ai kishte deklaruar se është penduar për veprën që ka kryer dhe se ka probleme shëndetësore.

Për çfarë veprash penale ishte dënuar më herët Fadil Islami?

Fadil Islami kishte pranuar fajësinë dhe kishte deklaruar se është penduar për veprën që ka kryer, por atij si rrethanë rëndësuese i është marrë fakti se është recidivist i disa veprave penale.

Ai ishte dënuar gjashtë herë dhe në mesin e këtyre rasteve, ai ishte dënuar edhe për “Vrasje” në vitin 2008.

Duke u fokusuar në aspektin kronologjik të rasteve, Islami në vitin 2005 ishte dënuar për veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 261 dhe “Sulmi kundër personit zyrtar në kryerjen e punëve të sigurimit”, nga neni 184 të KPK-së.

Në vitin 2008, ai ishte dnuar për veprën penale “Vrasja”, nga neni 146 të KPK-së, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve”, nga neni 328 të KPRK-së.

Në vitin 2010, Islami ishte dënuar për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”, nga neni 322 të KPK-së.

Në vitin 2018, ai ishte dënuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 188 të KPK-së. Në vitin 2021, për veprën penale “Kanosja”, nga neni 181 të KPK-së si dhe në vitin 2024 për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185 të KPK-së.

Islami, veprën penale të fundit ndaj pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, e kishte kryer 10 ditë pasi ishte liruar nga vuajtja e dënimit për një vepër tjetër penale.

Si ndodhi rasti?

Në vendim thuhet se aktakuza e Prokurorisë Themelore në Ferizaj e datës 23 qershor 2026, ngarkon Fadil Islamin se më 11 nëntor 2024 në Ferizaj, me dashje dhe për shak të përkatësisë etnike, ka tentuar t’i privojë nga jeta dy fëmijë të komunitetit ashkali M.M (10-vjeçare) dhe I.B., (14-vjeçare), të cilat ishin duke ecur në rrugë, teksa i pandehuri po ecte në këmbë në drejtim të kundërt, dhe pasi i kalon kthehet me shpejtësi dhe i godet disa herë me thikë, duke iu shkaktuar njërës lëndime të rënda trupore e tjetrës lëndime të lehta.

Në të njëjtën ditë, thuhet se me dashje dhe po ashtu për shkak të përkatësisë etnike, ka tentuar ta privojë nga jeta pjesëtarin e komunitetit egjiptian N.M (32-vjeçar), duke e goditur me thikë derisa i dëmtuari po hynte në një kafene, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Më tej, në vendim thuhet se në të njëjtën ditë, i pandehuri për arsye të njëjtë, ka tentuar ta privojë nga jeta pjesëtarin e komunintetit rom E.A (29-vjeçar), të cilin po ashtu e goditi me thikë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Me këto veprime, akuzohej se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 173, par.1, nënparagrafi 1.10, lidhur me nenin 28 dhe 77 të Kodit Penal.

The post 12 vjet burgim të akuzuarit për tentimvrasjen e 4 pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian- dy prej tyre fëmijë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

22 vjet burgim babait që shtyu djalin të kryejë vrasje në një qendër tregtare në Podujevë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Arsim Syla, për vrasjen e V.B., duke e dënuar me 22 vjet burgim.

Në këtë rast, Arsim Syla akuzohej për vrasjen e V.B., më 2023 në një qendër tregtare në Podujevë, në bashkëkryerje me djalin e tij të mitur L.S..

Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku dhe anëtarët Gent Beka dhe Sulltane Hoti.

Sipas gjykatëses Dermaku, Syla është fajtor dhe dënohet me 22 vjet burgim, në të cilin i llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Kjo masë i vazhdohet deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

E dëmtuara Lirije Sylejmani për realizmin e kërkesës pasurore- juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

I akuzuari obligohet t’i paguajë edhe shpenzimet e procedurës dhe atë për paushallin gjyqësor 200 euro dhe 50 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, i akuzuari nuk ishte i pranishëm në shpallje.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 18 mars 2024, kishte ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit Arsim Syla, pasi që i njëjti me qëllim të hakmarrjes, për shkak të një konflikti që kishte pasur më herët, gjatë vitit 2022, me tani të ndjerin V.B dhe Sh.R, i pandehuri kishte porositur djalin e tij të mitur L.S, që ta privojë nga jeta tani të ndjerin V.B.

Tutje, në aktin akuzues thuhet se më 11 shtator 2023 i pandehuri Syla me djalin e tij të mitur L.S, kishin shkuar në kafiterinë e marketit ‘Interex’ në Podujevë, ku rreth orës 12:19, kishin vërejtur tani të ndjerin V.B, duke hyrë në market bashkë me bashkëshorten e tij, të dëmtuarën L.S dhe fëmijën e tyre 4 vjeçar.

Sipas aktakuzës i pandehuri Syla me djalin e tij L.S, dalin nga restauranti, ku Syla e orienton të miturin L.S në drejtim të të ndjerit V.B, i cili vihet në ndjekje të tij, ndërsa i pandehuri Syla vazhdon për të dalë nga objekti dhe në momentin kur i ndjeri V.B bashkë me bashkëshorten e tij L.S dhe fëmijën e tij arrijnë tek sektori i produkteve të qumështit, i mituri L.S i afrohet nga mbrapa dhe fillimisht shtie dy herë në drejtim të të ndjerit V.B.

Aty thuhet se i njëjti duke e qëlluar në shpinë dhe qafë, njëra nga predhat e tejshkon trupin e tani të ndjerit V.B dhe e qëllon edhe të dëmtuaren bashkëshorten e tij, L.S, e cila fillimisht kishte filluar të ikë në momentin kur kishte dëgjuar krismën, ndërsa i mituri L.S nga çanta kishte nxjerrë revolen tjetër me të cilën qëllon edhe katër herë në kokën e tani të ndjerit V.B, i cili tanimë ishte i shtrirë në tokë.

Si pasojë e këtyre të shtënave nga arma i zjarrit, V.B, vdes në vendin e ngjarjes ndërsa e dëmtuara L.S, dërgohet në QKUK nga plagët e rënda që ka pësuar menjëherë pas të shtënave.

Kurse, i mituri L.S., me shpejtësi kishte dalur nga qendra tregtare duke u larguar në këmbë në drejtim të panjohur, kurse i pandehuri Syla ishte ofruar tek vetura e tipit ‘Mercedes E200’, të cilën e kishte parkuar përballë qendrës tregtare dhe kishte shkuar në shtëpinë e tij në fshatin Gllamnik në Podujevë, ku edhe ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, ishin gjetur dhe sekuestruar, një pistoletë dhe një pushkë gjuetie me dylbi me leje për mbajtje, me 62 fishekë të pistoletës si dhe 20 fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 2 antiplumba.

Me këtë i pandehuri Arsim Syla ngarkohej se në bashkëkryerje me të miturin L.S, kishte kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

The post 22 vjet burgim babait që shtyu djalin të kryejë vrasje në një qendër tregtare në Podujevë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar më 13 vjet burgim Dushko Arsiq për krime lufte edhe në rigjykim.

Vendimi është marrë të hënën.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 2 shkurt 2024 e kishte dënuar me 13 vjet burg të akuzuarin Arsiq. Por, Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim.

Dushko Arsiqit  akuzohet  për krime lufte në fshatin Butovc të Prishtinës, në periudhën janar-qershor të vitit 1999.

Aktakuza e bën përgjegjës Arsiqin edhe për keqtrajtimin e civilëve shqiptarë, plagosje, si dhe për vrasje.

Arsiq akuzohej se ka marrë pjesë në ekzekutimin e tani të ndjerit B.Sh., ashtu që më 20 prill 1999, në fshatin Butovc të Komunës së Prishtinës, në vendin e quajtur “varrezat e Maqedoncve”, derisa viktima kishte qenë duke ecur, e kanë gjuajtur me pushkë automatike dhe pasi që e kanë goditur, e kanë urdhëruar të dëmtuarin A.K., i cili atë kohë ishte 15 vjeçar, që trupin e viktimës B.Sh., ta mbajë në shpinë edhe pse i dëmtuari ka pasur lëndime të konsiderueshme fizike për shkak se i akuzuari paraprakisht e kishte maltretuar fizikisht dhe psiqikisht, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë./teve1.info/

The post Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë
Me dy vjet burgim është dënuar i akuzuari për dhunë ndaj gruas së tij në Mitrovicë të Veriut.

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më datë 10.11.2025, në banesën e përbashkët familjare në Mitrovicë – Veri.

Pas një mosmarrëveshjeje verbale mes bashkëshortëve, i pandehuri M.K., ka kanosur të dëmtuarën dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, si dhe frikë dhe shqetësim të madh emocional.

Me aktvendim të veçantë, të pandehurit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

The post Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Tre vjet burgim ndaj një të dyshuari për përvetësim në detyrë
Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të pandehurit D.F për shkak të veprës penale “Përvetësimi në detyrë”.

Pas shqyrtimi gjyqësor, gjykata e ka shpallur fajtor të pandehurin dhe ndaj tij ka shqiptuar dënim me burg prej tri vitesh si dhe gjobë në shumën prej 1000 mijë euro, të cilën i pandehuri do ta paguajë brenda 30 ditëve.

Me vendim të gjykatës, D.F. është obliguar që t’i paguajë palës së dëmtuar, Postës së Kosovës – Mitrovica 1, shumën prej 71 mijë e 572 euro e 26 centë, brenda afatit prej tre muajsh nga dita e marrjes së formës së prerë të aktgjykimit. Në rast të mosrespektimit të këtij obligimi, pagesa do të realizohet përmes përmbarimit të detyrueshëm.

“Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit D.F., për shkak të veprës penale “Përvetësimi në detyrë”, nga neni 425, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).Pas shqyrtimit gjyqësor, gjykata e shpalli fajtor të pandehurin dhe ndaj tij shqiptoi dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) vjetësh, duke përfshirë kohën e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 1000 (njëmijë) euro, të cilën i pandehuri do ta paguajë brenda 30 ditëve pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Sipas nenit 62, paragrafi 2, pika 2.2 të KPRK-së, i pandehuri urdhërohet që t’i paguajë palës së dëmtuar Postës së Kosovës – Mitrovica 1 shumën prej 71.572,26 euro, brenda 3 muajve nga marrja e formës së prerë të aktgjykimit, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim.Sipas nenit 62, paragrafi 2, pika 2.3 të KPRK-së, i pandehurit i ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për një periudhë dyvjeçare, pas vuajtjes së dënimit me burg”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./teve1.info/

The post Tre vjet burgim ndaj një të dyshuari për përvetësim në detyrë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Apeli lë në burg Ilir Metën
Apeli i Posaçëm rrëzoi sot ankimimin e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, kundër vendimit të Shkallës së Parë, që nuk shfuqizoi masën “arrest në burg” ndaj tij.

Para se të linte ne fuqi masën “arrest në burg” për Metën gjyqtarja Saida Dollani ka relatuar se gjyqtari tjeter i Apelit, Florian Kalaja, kishte rrëzuar kërkesën e avokatit për përjashtimin e saj dhe kishte gjobitur avokati me 10 mijë lekë për kërkim abuziv, shkruan A2 CNN.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 14.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 256 akti, datë 04.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit I.M., me objekt: “Ankim kundër vendimit Nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Shuarjen e masës së sigurimit personal të “arrestit në burg” për të pandehurin I.M.” dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar u shpall në Tiranë, me datë 14.11.2025″.

The post Apeli lë në burg Ilir Metën appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

​Erion Veliaj mbetet në burg
Gjykatën e Lartë ka shqyrtuar rekursin e Erion Veliajt, për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Top Channel raporton se gjykata vendosi të mospranojë rekursin e paraqitur nga Erion Veliaj.

Veliaj u shkarkua nga detyra e kryetarit të Bashkisë, ndërsa presidenti Bajram Begaj i hapi rrugë zgjedhjeve të reja më 9 nëntor, edhe pse ai ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij.

The post ​Erion Veliaj mbetet në burg appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Ish-futbollisti kosovar Albert Kuqi dënohet me 8 vite burgim në Finlandë për kontrabandë droge
Gjykata Themelore në Helsinki ka dënuar me tetë vjet burg ish-futbollistin kosovar, Albert Kuqi, për përfshirje në trafik kokaine.

Ai akuzohej se kishte ndihmuar një grup kriminal në sjelljen e rreth 14 kilogramëve kokainë në Finlandë gjatë viteve 2024–2025, duke siguruar banesë, klientë dhe mbledhjen e parave.

Dy shqiptarët e tjerë të grupit, Lulzim Gërxhaliu dhe Ergi Tusha, u dënuan me nga mbi dhjetë vjet burg, pasi u konsideruan organizatorë të tregtisë, raporton iltalehti.

Në total, 13 persona u gjykuan për këtë rast; 10 u dënuan, ndërsa tre u liruan. Vendimi nuk është ende i formës së prerë.

Ish-futbollisti me prejardhje nga Kosova, nisi karrierën sportive në Finlandë. Ai ka luajtur në nivelin më të lartë të futbollit finlandez dhe në ligat më të ulëta, derisa u pensionua nga futbolli aktiv në vitin 2018.

Pas përfundimit të karrierës sportive, emri i tij është përmendur kryesisht në media për çështje jashtë fushës së lojës. /teve1.info/

The post Ish-futbollisti kosovar Albert Kuqi dënohet me 8 vite burgim në Finlandë për kontrabandë droge appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.