Bashkimi Evropian Archives | TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gola priti në takim një delegacion të BE-së, flasin për konstituimin e legjislaturës së 10-të të Kuvendit
Nënkryetari i parë i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, ka pritur sot në takim një delegacion të Bashkimit Evropian, të përbërë nga Zuzana Michalcová Šutiaková, Shefe për Ballkanin Perëndimor në EEAS, si dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, Blerta Bejtullahu dhe Felix Rathje.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit institucionale në vend, konstituimin e legjislaturës së 10-të të Kuvendit, si dhe ritmin e vendimmarrjes në javët e para të punës.

Nënkryetari Gola theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës janë plotësisht funksionale dhe të përkushtuara ndaj një agjende të qartë reformash dhe integrimi evropian.

“Në këtë frymë, si një ndër vendimet e para të kësaj legjislature, Kuvendi miratoi Marrëveshjen për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian, nga i cili Kosova përfiton 882.6 milionë euro, duke reflektuar orientimin e palëkundur evropian dhe gatishmërinë për të avancuar me reforma konkrete.Po ashtu, u veçua miratimi i marrëveshjeve me Bankën Botërore në vlerë prej 120 milionë euro, si dhe miratimi i Buxhetit për vitin 2026 në vlerë 4 miliardë euro, buxheti më i madh në historinë e vendit.Në fund të takimit u diskutua edhe për rolin e komuniteteve joshumicë në Kuvend dhe për përfshirjen e tyre aktive në jetën institucionale. U theksua se Kosova ka ndërtuar një model të avancuar për garantimin e të drejtave të komuniteteve, duke qenë ndër vendet me standardet më të larta në Evropë në këtë drejtim”, thuhet nw njoftimin e Kuvendit.

Gola shprehu mirënjohje për mbështetjen e Bashkimit Evropian gjatë periudhës së krizës politike të vitit të kaluar, duke theksuar se Kuvendi i Kosovës mbetet i përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit dhe për avancimin e reformave që e afrojnë vendin me Bashkimin Evropian.

The post Gola priti në takim një delegacion të BE-së, flasin për konstituimin e legjislaturës së 10-të të Kuvendit appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Miratohet marrëveshja me BE-në, Kosova do të përfitojë 882 milionë euro
Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Bashkimi Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së BE-së në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje.

Nga 108 deputetë të pranishëm në sallë, 104 votuan pro, asnjë kundër, ndërsa 5 abstenuan, duke i hapur rrugë zbatimit të pakos financiare.

Gjatë prezantimit të marrëveshjes ministri i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se një e treta e shumës së përgjithshme është grant, ndërsa pjesa tjetër kredi.

Sipas tij, nga shuma totale prej 882.6 milionë euro, rreth 253.3 milionë euro janë grante, ndërsa 629.3 milionë euro do të jenë kredi, të cilat do të ratifikohen përmes një marrëveshjeje të veçantë.

“Në kuadër të këtij plani apo marrëveshjeje parashihet që Kosova të përfitojë një pako prej 882.6 milionë eurove, e cila mund të them se është alokimi më i madh në raport me bruto produktin vendor.

Pra është rreth 7% e bruto produktit vendor që i është alokuar Kosovës”, ka deklaruar Murati.

Përfaqësuesit e subjekteve politike, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe grupin multietnik, shprehën mbështetjen e tyre për këtë marrëveshje ndërkombëtare.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, kërkoi transparencë lidhur me destinimin e mjeteve.

“Ne kërkojmë plan sepse një pjesë është kredi, tjetra është grant. Ne duam të dimë ku shkojnë këto para”, tha ai, duke iu drejtuar ministrit Murati.

Ministri i Financave u kundërpërgjigj duke sqaruar në mënyrë të detajuar aspektin ligjor dhe fushat në të cilat mund të shpenzohen këto mjete, në përputhje me marrëveshjen dhe legjislacionin në fuqi./teve1.info/

The post Miratohet marrëveshja me BE-në, Kosova do të përfitojë 882 milionë euro appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Hoxha dhe Orav diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur të martën në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit është diskutuar për çështje të ndryshme të sigurisë, sfidat aktuale si dhe zhvillimet e përgjithshme në vend.

Hoxha e ka informuar ambasadorin Orav për angazhimet dhe prioritetet e Policisë së Kosovës në fushën e sigurisë dhe rendit publik.

Gjatë takimit, është theksuar gjithashtu rëndësia e vazhdimit dhe avancimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të forcimit të mëtejshëm të sigurisë së përgjithshme në Kosovë.

“Sot, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav, u prit në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë. Gjatë takimit, Drejtori HOXHA e njoftoi ambasadorin ORAV për angazhimet dhe prioritetet e Policisë së Kosovës në fushën e sigurisë dhe rendit publik. Palët diskutuan gjithashtu për çështje të ndryshme të sigurisë, sfidat aktuale dhe zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë. Ndër të tjera, u theksua rëndësia e vazhdimit dhe avancimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të forcimit të mëtejshëm të sigurisë së përgjithshme në vend”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.

The post Hoxha dhe Orav diskutojnë për sigurinë në Kosovë appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Maloku pas deklaratës së Kurtit për BE-në: Kam përshtypjen se askush s’po e kontakton më
Analisti politik, Albinot Maloku ka deklaruar se i është krijuar përshtypja që askush nga ndërkombëtarët nuk është duke e kontaktuar më kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Maloku është shprehur kështu duke iu referuar deklaratës së Kurtit ‘kush ka dilema të më kontaktojë’ kur u pyet nëse është koordinuar me Bashkimin Evropian për ndërtimin dy urave mbi Ibër.

“Ju e dini qëndrimin tim për atë që unë në vazhdim e kam quajtur ndërkombtarokraci. Dhe ishte një shpjegim i Kurtit ku thoshte se ‘ata që kanë dilema le të më kontaktojnë’ dhe unë kisha përshtypjen se nuk është duke e kontaktuar më askush atë dhe për rrjedhojë po kërkon një vëmendje se me ardhë në pikën që me të kontaktu për një çështje..”, ka thënë Maloku në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ndryshe, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut, pasditën e së martës janë vendosur gurthemelet për dy ura të reja mbi lumin Ibër.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ndërtimi i urave të reja synon ta lidhë Mitrovicën e Veriut të banuar me shumicë serbe me Mitrovicën e Jugut të banuar me shumicë shqiptare.

Ndërkaq, i pyetur nëse është koordinuar me Bashkimin Evropian për ndërtimin e këtyre dy urave, Kurti tha se “gjithçka që bëjmë ne është në përputhje me planet tona, sipas ligjit, dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve. Ata që kanë dilema, mund të na kontaktojnë lirisht dhe ne ua shpjegojmë me përpikëri”.

The post Maloku pas deklaratës së Kurtit për BE-në: Kam përshtypjen se askush s’po e kontakton më appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Bislimi nga Gjermania kërkon trajtim meritokratik për aplikimin e Kosovës në BE
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, është duke marrë pjesë në ngjarjet që po organizohen në kuadër të ndarjes së çmimeve Ndërkombëtare Charlemagne në Aachen, ku ishte folës në panelin me titull “Më shumë Evropë për një Evropë më të fortë?”.

Siç thuhet në komunikatë, Bislimi përgjatë adresimit të tij dhe bashkëbisedimit ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, ku edhe ka aplikuar në dhjetorin e vitit 2022 për marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Theksoi se vendi ynë meriton që aplikimi të trajtohet në mënyrë serioze dhe në baza meritokracie nga Bashkimi Evropian dhe të ndërmerren hapa konkrete në këtë drejtim, kur tashmë edhe kanë kaluar 9 vite të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit”, thuhet në komunikatë.

Bislimi po ashtu ka folur edhe mbi arritjet e qeverisë në zbatim të reformave e përafrimit me standardet evropiane, linjëzimin e Kosovës me politikën e jashtme të BE-së, punën e zhvilluar në lidhje me Planin e Rritjes, si dhe zhvillimin ekonomik dhe progresin në indikatorët demokratik që ka njohur vendi, të dëshmuar dhe nga matjet e ndryshme ndërkombëtare.

“Bislimi nënvizoi rëndësinë e zgjerimit të BE-së dhe nevojën për një rrugë të qartë drejt anëtarësimit për vendet të cilat kanë synim të bëhen pjesë e familjes evropiane”, theksohet tutje në komunikatë.

Në kuadër të qëndrimit në Aachen, Bislimi thuhet se do të marrë pjesë edhe në ceremoninë ku Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vlerësohet me çmimin ndërkombëtar Charlemagne 2025./teve1.info/

The post Bislimi nga Gjermania kërkon trajtim meritokratik për aplikimin e Kosovës në BE appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Kallas: BE-ja ka filluar heqjen graduale të masave ndaj Kosovës
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka njoftuar se masat e vëna ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023 kanë filluar të largohen gradualisht.

Kallas ka thënë se me këtë hap Kosova do të ketë një mundësi më të madhe për të forcuar dhe zhvilluar lidhjet e saj me Bashkimin Evropian.

Megjithatë, sipas saj i gjithë ky proces varet nga situata në veri të Kosovës, ku si faktor deeskalimi ka cekur mbylljen e strukturave atje.

“Si shenjë e përkushtimit tonë mund të iu njoftoj se BE-ja ka filluar që gradualisht t’i largojë masat që janë prezentuar në qershor 2023 dhe tani do të ketë një mundësi më të madhe për zhvillimin e Kosovës që t’i zhvillojë lidhjet me BE-në por kjo varet nga deeskalimi në veri. Mbyllja e strukturave paralele në veri ndikon gjithashtu në deeskalim”, ka deklaruar Kallas në konferencën për media të mbajtur pas arritjes së saj në Kosovë.

Kallas në konferencë po ashtu ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për të cilin ka thënë se mbetet prioritet kryesor dhe se si përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian do të vazhdoj ta përkrah.

Kallas ka shtuar se nga ky proces në të cilin sipas saj Kosova dhe Serbia janë të barabarta varet stabiliteti mes dy vendeve dhe nuk varet nga konfrontimet.

“Prioritet kryesor mbetet normalizimi I marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. Ju jeni partner të barabartë në tavolinë dhe si përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian do të vazhdoj që të përkrah këtë proces. Për ata të cilët ende kanë dyshime për këtë proces të jem e qartë: normalizimi i marrëdhënieve është pjesa e vetme për një rrugë, për një të ardhme më të sigurt dhe prosperuese për njerëzit e këtij rajoni. Stabiliteti varet nga dialogu jo nga konfrontimet”, është shprehur Kallas./teve1.info/

The post Kallas: BE-ja ka filluar heqjen graduale të masave ndaj Kosovës appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Kurti kërkon nga Costa rol aktiv për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mirëpritur të mërkurën Presidentin e Këshillit Evropian të Bashkimit Evropian, António Costa, i cili po qëndron për herë të parë në vizitë, në Kosovë.

Siç thuhet, duke theksuar faktin që kanë kaluar gati dy vite e gjysmë që nga aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Kurti ka kërkuar nga presidenti Costa rol aktiv për dërgimin e pyetësorit dhe dhënien e statusin të vendit kandidat.

“Kosova është evropiane në vlera, në histori dhe në kulturë dhe jemi plotësisht të përkushtuar për t’u bërë vend anëtar i Bashkimit Evropian”, ka thënë Kurti.

Ai gjithashtu thuhet se ka kërkuar heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës.

“Ndër të tjera, veçoi se sipas organizatave ndërkombëtare si Freedom House, Transparency International dhe World Justice Project, Kosova ka shënuar përparimin më të madh në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, rendin dhe sigurinë, ka ekonominë me rritjen më të shpejtë në rajon sipas Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe Kosova është e para që ka dorëzuar në kohë Agjendën e Reformave të Planit të Rritjes të BE-së. Kryeministri theksoi se Kosova ka bërë progres në plotësimin e reformave, siç dëshmohet në raportet e Progresit të BE-së për Kosovën”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Gjatë takimit bëhet e ditur se është biseduar edhe për sigurinë rajonale, ku Kurti ka thënë që kërcënimet për rajonin vijnë nga Serbia, si dhe ka kërkuar që Radoiçiq t’i dorëzohet institucioneve të drejtësisë së Kosovës.

Kryeministri në detyrë, po ashtu ka ngritur shqetësimin edhe për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

“Shqiptarët në Luginë të Preshevës janë të nën-përfaqësuar në institucionet publike, diskriminohen në punësim dhe të drejtat e tyre shpërfillen në mënyrë të vazhdueshme”, ka thënë ai./teve1.info/

The post Kurti kërkon nga Costa rol aktiv për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Lajçaku takohet me emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirolsav Lajçak është takuar të martën me të përzgjedhurin e ri për këtë post, Peter Sorensen.

Lajçak ka thënë se takimet e tyre për dorëzim të detyrave janë në lëvizje të plotë për të siguruar një tranzicion të qetë.

“Gëzohem që sot u takova me pasardhësin tim të sapoemëruar si emisar të ri të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen. Takimet tona për dorëzim të detyrave janë në lëvizje të plotë për të siguruar tranzicion të qetë”, ka shkruar Lajçak në platforëmën “X”.

Glad to meet with my newly-appointed successor as @EUSR_Dialogue Peter Sørensen today. Our handover briefings are in full swing to ensure a seamless transition. pic.twitter.com/MoDmMV2iyp

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 28, 2025

Ndryshe, emisarit aktual të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak i skadon mandati më 31 janar, ndërsa emisari i ri, Peter Sorensen do të nisë mandatin e tij më 1 shkurt./teve1.info/

The post Lajçaku takohet me emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

BE- së i bëhet thirrje të mos i pranojë zgjedhjet në Serbi
Këshilltarja lokale e BE-së, austriakja Kati Schneeberger, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të mos i pranojë zgjedhjet në Serbi.

Ajo përmes një postimi në X ka thënë se është koha që të mbështetet  lëvizja demokratike në Serbi.

Schneeberger i ka bërë thirrje shefit për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell, Presidentes së Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen dhe të dërguarit për dialog, Mirosllave Lajçak që ndalojnë mbështetjen ndaj Vuçiqit.

Zgjedhjet paralamnetar të Serbisë, ku partia e presidentit aktual Vuçiq, doli fituese janë kritikuar nga organizatat ndërkombëtare që kanë monitoruar procesin.

Edhe Gjermania ka reaguar duke i cilësuar si të “papranueshme” parregullsitë për një shtet që synon anëtarësimin në BE./teve1.info/

It’s time to support the democratic movement in #Serbia Don’t recognize this manipulated election. Stop Vucic appeasement @vonderleyen @JosepBorrellF @MiroslavLajcak

How it works? Remember August 2020 in Belarus. You did it there and can do it again#StandWithDemocraticSerbia https://t.co/BcnOeo4Xxj

— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1) December 18, 2023

The post BE- së i bëhet thirrje të mos i pranojë zgjedhjet në Serbi appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Pak javë deri te liberalizimi i vizave, pritet fluks vizitash drejt Evropës
Kanë mbetur edhe pak javë kur pritet që qytetarët e Kosovës të fillojnë të udhëtojnë pa viza për në vendet e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, është rritur kërkesa e kosovarëve për rezervimin e biletave nëpër agjencitë turistike. Disa nga agjencitë kanë pranuar se do të ketë rritje të çmimeve të biletave në muajin e parë të vitit 2024, ndërsa edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka bërë përgatitjet për një fluks të madh të udhëtimeve.

Qytetarët e Kosovës kanë filluar interesimin e tyre për procedurat e udhëtimit pa viza në 27 vendet e zonës shengen në Evropë nga 1 janari i vitit 2024. Disa prej tyre thonë se udhëtimi pa viza do t’ju shërbejë për mundësi studimi, ndërsa të tjerë për punësim.

Liona Jupolli, e cila prej 26 vjetësh jeton jashtë Kosovës, mendon se qytetarët e Kosovës janë më shumë kureshtarë të shohin vendet e Evropës, ndërsa vlerëson se jeta në Kosovë është më interesante.

“Pastaj e shohin që jeta atje është shumë më e vështirë, sepse kanë nevojë për më shumë punë dhe besoj se shumë njerëz janë mësuar më shumë me jetën këtu në Kosovë. Shumë qytetarë të Kosovës vijnë përsëri në Kosovë, pasi jeta këtu është më interesant. Është edhe shoqëria shumë e rëndësishme. Unë vetë do të doja të jetoja këtu, por unë prapë do të kthehem pasi e kam shoqërinë atje”, ka thënë ajo.

Orgesa Krasniqi, mendon se udhëtimi pa viza për në vendet evropiane do të shërbejë jo vetëm për vizita te familjarët, por edhe për studime e shkëmbime të ndryshme përvojash.

“Po të më jepej mundësia të vizitoja ndonjë vend, do të kisha pasur dëshirë të udhëtoja për një edukim më të mirë dhe për një jetë më të mirë me kushte më të mira. Mendoj që pasi do t’i kisha përfunduar studimet atje, do të isha kthyer për familjen”, ka theksuar Orgesa.

Orjanit Thaçi, nga Komuna e Gjakovës, thotë se njëherë nuk ka në plan të udhëtojë për në vendet evropiane, ndërsa mendon se shumë qytetarë do të ikin me qëllim punësimi.

“100 mijë veta nëse shkojnë, 70 mijë do të kthehen, ndërsa 30 mijë do të rrinë atje dhe ky do të jetë një dëm i madh për Kosovën. Liberalizimi nuk ndryshon asgjë, kushdo mund të vijë që ka dëshirë. Mendoj që tani do të rriten çmimet e biletave, rriten rrogat”.

Ndërkohë, agjencitë e udhëtimeve kanë pranuar se dy muajt e fundit është rritur kërkesa e qytetarëve për të rezervuar bileta udhëtimi për në vendet evropiane. Bojken Beqiri nga njëra nga agjencitë turistike që veprojnë në kryeqytet tha për Radio Kosovën se numri i njerëzve që kanë rezervuar bileta është relativisht i madh, ndërsa pranoi se çmimet e biletave pritet të rriten gjatë muajve të parë të vitit.

“Tani për sezonin e dimrit në prag janë skijimet, ndërsa numri i njerëzve që kanë rezervuar është relativisht i lartë. Për momentin oferta është duke u ngritur, sepse të gjitha kompanitë ajrore ose agjencitë turistike janë duke rritur numrin e fluturimeve dhe numrin e paketave turistike. Po ashtu, edhe kërkesa që do të rritet më shumë sesa oferta, fillimisht mund të ketë rritje të çmimeve në muajin e parë, mirëpo besoj se menjëherë do të ulen dhe do të mbesin çmime të përballueshme për të udhëtuar për në Evropë”, ka theksuar Beqiri.

Ndërkohë, Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, tha se nga 1 janari presin një fluks të madh të udhëtimeve. Ajo tha se aeroporti ka bërë të gjitha përgatitjet, ka investuar në infrastrukturë, ku janë duke zgjeruar terminalin e aeroportit, ndërsa janë shtuar edhe katër hyrje e dalje të reja, e gjithashtu është shtuar edhi numri i personelit në aeroport.

Sipas një ankete të realizuar nga SchengenVisaInfo, 62.3 për qind e të anketuarve, kanë thënë se nuk mendojnë të zhvendosen në vendet e BE-së, krahasuar me 37.7 për qind që duan të largohen një ditë nga Kosova. Për sa u përket atyre që planifikojnë të largohen nga Kosova, shtysa kryesore lidhet me punësimin, 74.5 për qind dhe turizmin 53.2 për qind. Gjermania, Zvicra dhe Franca janë destinacionet kryesore për të anketuarit. Në një artikull të fundit nga SchengenVisaInfo, ekspertët për këtë çështje, si dhe pronarët e bizneseve, i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të veprojë dhe t’i përmirësojnë kushtet e punës për punonjësit, pasi ata mund të rrezikojnë ta humbasin fuqinë punëtore pas liberalizimit të vizave që do të fillojë në janar të vitit 2024.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës po vazhdon fushatën për informimin e qytetarëve për liberalizimin e vizave.

The post Pak javë deri te liberalizimi i vizave, pritet fluks vizitash drejt Evropës appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.