aktivitetet Archives | TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

OVL – UÇK thonë se nuk janë ftuar nga institucionet dhe nuk marrin pjesë në shënimin e Ditës së Çlirimit.
12 qershori  i vitit 1999 shënon nisjen e një epoke të re për Kosovën.

Në këtë ditë u çlirua vendi nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit.

Kosova fitoi  lirinë pas luftës me Serbinë.

Çdo vit, në këtë datë përkujtohen dëshmorët e rënë për lirinë e vendit me organizime të ndryshme shtetërore.

Qeveria ka publikuar disa prej aktiviteteve që do të shënohen në këtë ditë, por që as kjo e fundit as Presidenca nuk kanë treguar për mediumin se a janë ftuar edhe kategoritë e dala nga lufta.

Edhe nëse i vjen ftesa, shoqatat e kësaj kategorie thonë që nuk do i përgjigjen çfarëdo organizimi.

Nga Organizata e Veteranëve të Luftës, tregojnë se ky vendim i marrë më herët do të vlejë ende.

“Po komunikim të mirëfilltë nuk kemi pasë asnjëherë me z.Kurti dhe Qeverinë që është në detyrë apo ministrat e tij dhe edhe pas këtij vendimi që kemi marrë nuk kemi pasë ndonjë komunikim me ta. Është interesant fakti se edhe pse nuk kemi komunikim me institucione tjera qoftë edhe nivele komunale ose të ndonjë institucioni shtetëror, ftesa vjen ashtu kështu është ajo ideja me hudh topin te pala, në këtë rast nuk kemi pranuar as ftesë fare që me marrë pjesë në ndonjë ngjarje që e organizon shteti i Kosovës”, thotë Gazmend Syla nënkryetar i OVL-UÇK-së.

Nënkryetari i kësaj organizate, thotë se është  e pakuptueshme qasja e pushtetit ndaj tyre.

“Veprimi i fundit që ka qenë prej Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me Listën Serbe kur ata i bënë votat bashkë për të na përjashtuar pensionin e vetranit prej rritjes së pagës Minimale, kjo ke goditja më e madhe që e murrëm ne si bashkëluftëtar e si luftëtarë të UÇK-së prandaj kjo qasje e tillë na bën me dyshu se ky njeri cilin problem e ka me ne dmth sepse në institucione në një shtet demokratik normal shtetet nuk ishin dashtë me u sill kështu” , tha ai.

Vendimin për bojkot po e sheh si të qëlluar edhe invalidi i UÇK-së, Arton Hoti.

Sipas tij, mosrespektimi i të drejtave të tyre ka bërë që të ketë bojkot të këtyre festave.

“OVL UÇK kurrë nuk e ka bojkotuar Qeverinë e Kosovës, por Qeveria e Kosovës na ka bojkotuar neve si OVL UÇK dhe si veteran dhe invalid të luftës së UÇK-së… Veteranët e UÇK-së nuk e bojkotojnë festën e Çlirimit të Prishtinës por e bojkotojnë Qeverinë e cila ka qenë në njëfar forme gjithmonë urryese dhe fyese ndaj vlerave të UÇK-së”, shprehet Hoti.

Nga OVL – UÇK u tha se për nder të kësaj dite do të vazhdojnë me aktivitetet e planifikuara vetë nga ta.

The post OVL – UÇK thonë se nuk janë ftuar nga institucionet dhe nuk marrin pjesë në shënimin e Ditës së Çlirimit. appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.

Syla: Nuk do të ndërpriten aktivitetet e FSK-së për shkak të ushqimit, ka mjaftueshëm
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla ka thënë se ka mjaftueshëm ushqim për ushtarët dhe se nuk do të vije deri të situata ku FSK-ja do të ndërpresë aktivitet për mungesë ushqimi, pas letër së dërguar nga komandanti i FSK-së, Bekim Jashari.

Syla ka thënë se të premten është hapur konkursi për staf përfshirë edhe kuzhinier dhe se do të ketë sistem të vetqëndrueshëm që sipas tij do të ofrojë ushqim edhe më të mirë e me standarde të NATO-s.

“Ka qenë një komunikim i brendshëm i komandanti me ministrin… Nuk ka ardhur deri te ajo shkallë. Kujdesi i komandanti dhe ministrit është i shtuar  dhe vigjilent për të mosardhur deri tek ajo. dhe nuk do të vije”, tha Syla në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.

Syla ka thënë se ushtarët janë duke u ushqyer normalisht dhe se ushqimi është cilësor dhe ka mjaftueshëm, por ai ka akuzuar opozitën se po bënë fushatë me këtë çështje.

“Ushtarët janë duke u ushqyer, ushqimi është në rregull, cilësor ka mjaft por që opozita po e bënë të madhe këtë punë është kohë fushate. Nuk mungon ushqimi që i takon ushtarit”, tha Syla.

Ai ka thënë se beson që në konkursin e hapur për staf do të ketë të interesuar pasi siç ka thënë edhe paga është e mirë.

The post Syla: Nuk do të ndërpriten aktivitetet e FSK-së për shkak të ushqimit, ka mjaftueshëm appeared first on TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!.