Sulmohen dy shqiptarë në veri të Mitrovicës, dërgohen në spital nga policia

Dy shqiptarë janë sulmuar fizikisht në Mitrovicën e Veriut. Siç njofton media lokale “Mitropol” ata janë sulmuar derisa po ecnin në sheshin e qytetit. Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore, njëri nga ta i lënduar në kokë, ndërsa Policia e Kosovës i ka dërguar në spital.