Kroati Ante Zhivkoviq është fituesi i parë i maratonës së Prishtinës. Zhivkoviq të dielën ka triumfuar në “Prishtina Marathon 2022” me kohë 2 orë e 40 minuta.
Këtë vit është mbajtur maratona e plotë, 42 kilometra e 195 metra, në Prishtinë, pasi në të kaluarën mbahej gjysmë maratona.
Ndërsa Erzen Zyberaj përfundoi i dyti në maratonë. Këtë vit nuk morën pjesë garues nga kontinenti i Afrikës. Në të kaluarën kenianët dominonin garat.
Vendi i parë në këtë maratonë u shpërblye me 500 euro, i dyti me 450, kurse i treti me 400.