Kampioni aktual i Superligës së Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar në taboret e veta fundorin amerikan Wes Washpun.
29-vjeçari, amerikan ka një karrierë mjaft të pasur në ligat e mëdha evropiane. Së fundmi Washpun ka luajtur në elitën e basketbollit polak me ekipin e “Enea Astoria Bydgoszcz” ku ka pasur një mesatare prej 10.7 pikësh, 2.4 asistimesh dhe 3.5 kërcimesh për ndeshje.
Përveç elitës polake organizatori 185 centimetërsh ka qenë pjesë dhe e basketbollit grek, estonez, meksikan dhe gjerman përpos atij amerikan.
Për këtë lëvizje e ka bërë të ditur vet klubi nga Suhareka në rjetin social Facebook, ku i uroj mirëseardhje lojtarit.