Kombëtarja e Kosovës ka marrë një barazim me Izraelin, në udhëtim me rezultatin 1:1, në ndeshjen e vlefshme për fazën kualifikuese për Euro 2024.
Fitorja mund të ishte edhe e siguruar, por në fund të ndeshjes kishte edhe disa mundësi shënimi me Muriqin, Zenelin e Rashicën.
Mundësia më e mirë ishte e Rashicës, i cili në sekondat e fundit gaboi nga distancë shumë e afërt, ku e gjuajti topin lartë portës. Një mundësi shumë e mirë kjo e cila u çua dëm nga Milot Rashica.