Maroku ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës, derisa ka eliminuar nga Katari 2022, Spanjën.
Skuadra afrikane ka fituar përmes 11-metershave, pasi spanjollët nuk shënuan asnjëherë nga pika e bardhë, duke fituar me rezultat 3-0.
Sa i perket kronikës së lojës, portat u mbajtën të heshtur në 90 minuta të rregullta në sfidën Maroku – Spanja, dhe ndeshja shkoi në vazhdime.
Furia e kuqe ishte me dominuese në pjesën e parë, por që marokenët rrezikuan me shumë nga kundersulmet në këtë pjesë. Avazi vazhdoi edhe në pjesën e dytë me spanjollët dominuese, dhe me afrikanët që provuan të shënojnë përmes ndërprerjeve.
Maroku bëri ndeshje të mira edhe në fazën e grupeve, fakt ky që e bëri edhe më të pritshëm një paraqitje mbresëlënëse edhe ndaj “Stuhisë së Kuqe”. /Tëvë1/