Sonte nga ora 20:45 Kosova e zhvillon ndeshjen e dytë kualifikuese në kuadër të Grupit I për Kampionatin Evropian ndaj Andorrës.
Dardanët synojnë të marrin fitoren e parë pas barazimit në ndeshjen e parë në udhëtim te Izraeli 1-1, ndërsa Andorra ka humbur ndeshjen e parë në shtëpi nga Rumania 2:0.
Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka të gjithë 25 futbollistët në dispozicion për këtë ndeshje dhe pritet të bëj disa ndryshime nga ndeshja e kaluar.
Në portë do të mbetet Aro Muric, derisa përpara tij pritet rreshtohen Florent Hadergjonaj në të djathtë dhe Leart Paqarada në të majtë, ndërkohë Amir Rrahmani dhe Mirlind Kryeziu do të jenë në qendër të mbrojtjes.
Betim Fazliji pas paraqitjes fantastike si zëvendësues ndaj Izraelit pritet të jetë titullar në mesfushë, ndërsa përkrah tij do të jenë edhe Bersant Celina e Florent Muslija.
Treshja e sulmit pritet të jetë nga Milot Rashica, Arbër Zeneli dhe golashënuesi më i mirë në historinë e Kosovës, Vedat Muriqi.
Formacioni i mundshëm i Kosovës: Muric; Hadërgjonaj, Rrahmani, Kryeziu, Paqarada; Muslija, Fazliji, Celina; Rashica, Zeneli, Muriqi.