Nora Gjakova fiton medalje e argjendtë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi te Gjeorgjisë.
Gjakova në finale u mposht nga xhudistja serbe Marica Perisic në kategorinë -57 KG. Një garë e luftuar nga të dy xhudistet, kishin nga dy penalizime me pasivitet, por një gabim i tretë i kushtoi rëndë Norës, e që nga gjyqtari u vlerësua me pikë për serben, dhe bëri që Nora të humb të artën.
Xhudistja, Gjakova deri më tani ishte plotësisht dominante ndaj xhudistes serbe. Atë e ka mposhtur pesë herë rresht. E ka mposhtur fillimisht në vitin 2019 e më pas tri herë në vitin 2021. Dhe në 2022 po ashtu e mposhti një herë.