Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, e ka kaluar shifrën e 100 golave të shënuar për shtetin e tij me “hat-trickun” e shtatë në nivel përfaqësuesesh.
Argjentina fitoi në shtëpi kundër Curacaos me rezultatin 7:0.
Messi tregolëshin e kompletoi për 17 minuta lojë.
Golin e parë e realizoi në minutën e 20-të. Më pas shënoi në minutën e 33-të, ndërsa golit të tretë iu gëzua në minutën e 37-të.
Gola shënuan edhe Nicolas Gonzalez, Enzo Fernandez, Angel di Maria dhe Gonzalo Montiel.
Messi tani ka 102 gola me Argjentinën.
Mbetet i treti në listën e golashënuesve më të mirë.
Listës i prin Cristiano Ronaldo me 122 gola, ndërsa vendin e dytë e zë Ali Daei me 109 gola.
Ndeshja e Argjentinës me Curacaon u zhvillua në praninë e 42 mijë përkrahësve.