Selektori i Kombëtares së Kosovës nw hendboll në konkurecën e femrave, Agron Shabani, ka shpallur listën e hendbollisteve të ftuara për ndeshjet me Poloninë.
Kosova e Polonia do të takohen në fazën e dytë të kualifikimeve për kampionatin botëror.Arritja në fazën e dytë kualifikuese është sukses i madh për Kosovën. Paraprakisht në fazën e parë kemi “Dardanët” eliminuar Ishujt Faroe.
Kombëtarja grumbullohet më 2 prill në Prishtinë, ndërsa udhëtimi për në Poloni është më 4 prill. Më 7 prill, vajzat tona kthehen në Prishtinë dhe vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e dytë.
Ndeshja e parë luhet më Bielsko-Biala të Polonisë, më 6 prill nga ora 17:45. Kurse ndeshja e dytë zhvillohet me 12 prill nga ora 20:15 në Prishtinë.
Kombëtarja fituese e këtyre dy ndeshjeve siguron biletën për në botëror që do të ishte arritje historike për Kosovën në rast se eliminon Poloninë.