Mos-Licencimi i FFK-së po del të jetë çështje shumë serioze, për shkak që klubet e Superligës në këtë ngërç po i bartin pasojat e mos përfitimit nga të hyrat e sponzorave.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ende nuk ka dhënë fund këtij procesi duke kërkuar dokumenta shtesë nga ana e FFK-së, dhe me pas dokumentat dhe statuset e klubeve.
Sot, drejtuesit e klubeve të Superligës, por jo të gjithë kanë zhvilluar një takim në ambientet e federatës diskutuan për hapat që mund t’i ndërmarrin në mënyrë që FFK të licencohet sa më shpejtë.
KosovaPress, raporton se ata do të kërkojnë një takim me Ministrin e Sportit, Hajrulla Çeku për të diskutuar me të mbi arsyet që po e pengojnë përfundimin e licencimit.
Përndryshe nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë klubet pritet të organizojnë një protestë madhështore para zyreve të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.