E pabesueshme ajo që ka ndodhur sot në Kazakistan për ndeshjen e dytë të kualifikueseve të grupit H. Danimarka ndeshej me të zotët e shtëpisë dhe ishte duke fituar me rezultatin 0-2 deri në minuten e 73′ kur ka ndodhur befasia e madhe.
Danimarka, që vinte nga një fitore e thellë në sfidën e parë të grupit ndaj Finlandës, 3-1, me tri golat e talentit
Hojlund. Kshte shënuar dy herë në 45′ e para sërish me sulmuesin e Atalanta-s dhe po i drejtohej një tre pikëshi të qetë por ka ndodhur cudia e madhe.
Ne fillim një penallti për Kazakistanin dhe Baktiyor Zainutdinov që ka ngushtuar shifrat.
Në minuten e 86-te do të vije edhe goli i bukur i Askhat Tagybergen, por vetëm tre minuta me pas Abat Aimbetov do të shënojë golin e përmbysjes së madhe 3-2, duke marrë edhe të verdhin e dytë për festim dhe duke dale me të kuq me pas, duke qenë së ishte ndeshkuar me parë një herë.
Një fitore kjo që ka futur në drame totale Danimarkën që gëzonte tre pikët deri thuajse 18 minuta nga fundi, por që tashme sheh Kazakistanin gjithashtu me tre pikë në grup.