Fitore të madhe ka regjistruar Memphis Grizzlies në ndeshjen e fundit ndaj Houston Rockets, për të zënë vend në plejofin e ligës NBA.
Grizzlies mposhti Rocketsin në ndeshjen e fundit me rezultatin 151:114.
Luke Kennard regjistroi rekord të veçantë, pasi shënoi 10 herë nga vija për tri pikë nga vetëm 11 tentime, kurse Desmond Bane shtoi 25 pikë.
Grizzlies po ashtu vendosi rekord prej totalit të 25 shënimeve nga vija për tri pikë, ndërsa bëhet skuadra e dytë në Konferencën e Perëndimit që e shënon këtë sukses pas Denver Nuggets.
Ja Morant realizoi 18 pikë në ndeshjen e tij të dytë pas dënimit prej tetë ballafaqimeve.
Los Angeles Lakers shënoi fitore 116:111 përballë Oklahoma City Thunder.
Anthony Davis shënoi 37 pikë dhe regjistroi 14 kërcime për Lakersin, që ende është pa LeBron Jamesin.
Lakersi është i teti në Konferencën e Perëndimit kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund të sezonit të rregullt.
Ekipet nga vendi i shtatë deri në vendin e 10-të në Konferencën e Perëndimit dhe të Lindjes, do të luajnë në një mini-turne, kurse dy skuadra do të plotësojnë dy vendet e fundit në plejof.
Golden State Warriors mposhti Philadelphia 76ers 120:112, pavarësisht se ylli i 76ers, Joel Embiid, realizoi 46 pikë.
Jordan Poole shënoi 33 pikë dhe Stephen Curry shtoi 29 pikë për kampionin në fuqi, që është në vendin e gjashtë në Konferencën e Perëndimit.
Milwaukee Buck fitoi me lehtësi 144:116 përballë Utah Jazzit.
Bucks udhëheq në Konferencën e Lindjes, ndërsa Boston Celtics në vendin e dytë në takimin e fundit fitoi përballë Indiana Pacersit, 120:95.
Bucks, Celtics dhe 76ers tashmë e kanë siguruar plejofin.
Kings mposhti Phoenix Sunsin 135:127, Chicago Bulls mundi Portland Trail Blazersin 124:96, ndërsa Charlotte Hornets fitoi përballë Dallas Mavericks, 117:109.