Polonia dhe Argjentina do të ballafaqohen në ndeshjen e fazës së tretë të grupeve në Kupën e Botës.
Dy skuadrat që i takojnë Grupit C, do të ndeshen mes veten në ‘Stadium 974’ me fillim nga ora 20:00. Ekipi i Lionel Scalonit luan për fitore në këtë ndeshje, pasi një barazim do t’i vështirësonte shumë punët në rast të një fitore të Arabisë Saudite apo një fitore të thellë nga Meksika.
Në anën tjetër, polakët kualifikohen tutje edhe me një barazim, por kanë mundësi të kalojnë tutje edhe në rast humbje, nëse mposhten minimalisht dhe Arabia dhe Meksika luajnë baras apo edhe meksikanët fitojnë me një gol diferencë.
Polonia: Szczesny; Bereszynski, Glik, Kiwior, Cash; Frankowski, Bielik, Krychowiak, Zielinski; Swiderski; Lewandowski
Argjentina: E.Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Acuaa; De Paul, Enzo Fernandez, Mac Allister; Messi, Julian Alvarez, Di Maria.