Trajneri i xhudos, Driton Kuka është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës. Selektorit te Kosovës çmimi i është dhënë për të arrituart e tij të jashtëzakonshme në sportin e xhudos, si dhe prezantimin e dinjitetshëm te Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Rektori i Universitet i Prishtinës, Naser Sahiti ka thënë se Kuka është figura kryesore e prezantimit të sportit kosovarë në botë.
“Figura e tij është pike referimi dhe shembull për shumë të rinj të cilët kanë pasion sportin për të cilët mund të kenë mëdyshje se ku mund të arrij përmes sportit një i ri i vendit më të ri në evropë. Dhe Kuka, së bashku me medalistët që ka përgatitur ka thyer shumë barriera dhe i ka treguat botës se në vendin tonë të Kosovës shihet pasuria më e madhe intelektuale. Z. Kuka, faleminderit për kontributin e dhënë që Kosova të konsiderohet si vendi i mundësive”.
Ndërsa, Kuka tha se kthesa e tij ka qenë kur Majlinda ka besuar pikërisht te ai.
“Unë kam eksperimentuar derisa e kam gjetur rrugën drejt medaljeve të mëdha botërore dhe olimpike. Kthesa ka filluar në momentin kur Majlinda ka besuar, si protagoniste e kësaj storie është Majlinda që ka qenë kampione evropiane dhe botërore për juniorë.” tha Kuka.
Zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani tha se Kuka e ka merituar këtë çmim dhe kjo është shumë e rëndësishme për Kosovës, e sidomos për komunitetit sportiv kur një trajner si ai nderohet nga Universiteti i Prishtinës.
“Po besoj ky çmim është mëse meritor edhe po besoj që është shumë i rëndësishme për të gjithë qytetarët e Kosovës e aq më tepër pastaj për komunitetin sportiv është nder dhe kënaqësi sepse një njeriu të sportit, një trajneri si Driton Kukës po i dhurohet ky çmim i nderit prej Universitetit të Prishtinës dhe po rangohet në listën e emrave të tjerë të njerëzve të cilët e kanë marrë këtë çmim viteve paraprake.”tha Osmani.
Nën udhëheqjen e trajnerit më të mirë të xhudos për vitin 2021, Kosova fitoi tri medalje të arta, me Majlinda Kelmendin, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën.