Juventusi ka triumfuar 1-0 në derbin ndaj Interit që u luajt në kuadër të javës së 27-të në Serie A.
Zonja e Vjetër e nisi derbin furishëm, kur shënoi për 1-0 në minutën e 23-të me anë të Filip Kostic. VAR-it iu nevojitën disa minuta për të shikuar nëse goli i rregullt, derisa u konfirmuar pas katër minutash se duhej të pranohej.
Përkundër se ishin në epërsi, Juventusi herë pas here kishte momentin e tyre sulmues, mirëpo u mungonte konkretizimi.
Juventusi me pas u mbajt mirë deri në fund, duke marrë tri pikë të mëdha në Giuseppe Meazza.
Pas javës së 27-të, Interi gjendet në vendin e tretë me 50 pikë, ndërsa Juventusi në të shtatin me 41 sosh.