Megjithatë të shtunën dy skuadrat më në formë në vitet e fundit në Angli do të kenë synime të kundërta.
Ndeshja Manchester City – Liverpool e hap xhiron e 29-të të Premier Leagues dhe nis në orën 13:30.
Për kampionin në fuqi, Cityn, çdo rezultat tjetër, përveç fitores në “Etihad”, do t’i jepte liderit të Premier Leagues, Arsenalit, shansin për ta rritur diferencën e pikëve dhe për t’iu afruar titullit të parë pas 19 vjetëve.
Arsenali ka 69 pikë, tetë më shumë se City i vendit të dytë, ndërsa po të shtunën nga ora 16:00 e pret Leeds Unitedin. Arsenali e ka një ndeshje më shumë të luajtur.
Për Liverpoolin është një sfidë e rëndësishme në kërkim të një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër.
Fitorja për secilën skuadër do të ishte shumë e rëndësishme, edhe pse ato nuk luftojnë me njëra-tjetrën për titull kampioni.
Këto dy skuadra kanë fituar pesë titujt e fundit. City e ka fituar katër herë, ndërsa Liverpooli një herë.
Liverpooli ka 42 pikë dhe zë vendin e gjashtë në tabelë.