Sulmuesi, Zymer Bytyqi, ka bërë lëvizje të madhe në karrierë. Reprezentuesi i Kosovës nga skuadra turke Konyaspor ka kaluar te gjiganti grek, Olympiacos. Transferimi i Bytyqit është zyrtarizuar të martën mbrëma nga klubi kampion grek.
26-vjeçari në fillim të vitit 2022 i ishte bashkuar Konyasporit ku është paraqitur me plot sukses. Këtë edicion ka luajtur në 19 ndeshje në elitën turke, ndërsa i kishte dy asistime. Në Superligën e Turqisë i ka luajtur 75 ndeshje, ndërsa ka dhjetë gola e 14 asistime. Në elitën e Norvegjisë i luajti 148 ndeshje, ndërsa realizoi 17 gola e 20 asistime.
Bytyqi ka luajtur për grupmoshat e reja të Norvegjisë, ndërsa për Kosovën i ka 16 paraqitje e një gol. Olympiacosi është i katërti në Superligën e Greqisë. Është në luftë për titull me AEK-un, Panathinaikosin e PAOK-un. Olympiacosi ka 47 tituj të Greqisë, që është rekord. Ka edhe 28 kupa të Greqisë, që po ashtu është rekord. Olympiacosi ka fituar tre titujt e fundit të kampionit në Greqi. Pjesë e kësaj skuadre është Pajtim Kasami.