Boston i afrohet kreut të renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 122-114 ndaj Utah Jazz,
duke qenë vetëm një fitore larg Milwaukee. Skuadra e Celtics e dominoi ndeshjen, ku u dallua
Jayson Tatum me 39 pikë e 11 rebound.
Moment i mirë për Lakers, që mundën 123-111 Minnesota, ndeshje ku të gjithë titullarët e ekipit kalifornian realizuan mbi 12 pikë (Davis më i miri me 38 pikë e 17 rebound).
Humbja e dytë radhazi për Denver, që u mund 100-93 nga Phoenix, por e mbron kreun në
Perëndim. Durant me 30 pikë e Morant me 27 pikë bënë diferencën për Suns në këtë sfidë.
Fitore të lehtë arritën kampionët e Golden State, që falë 91 pikëve të treshes Curry-ThompsonPoole, mundën 130-115 San Antonio.