Barcelona me përmbysje fiton “El Clasicon” në kuadër të xhiros së 26 në La Liga. Barcelona mposht 2:1 Real Madridin në “Camp Nou”. Ekipi madrilien mori epërsinë e para në minutën e 9 me autogolin e Araujo.
Derisa barazimi erdhi në të 45 me Sergio Roberto, me barazim shkuan edhe në pushim të pjesës së parë. Ndërkaq në pjesën e dytë, Barcelona shënoi golin e epërsisë në minutën e 92′ me Kessie, që rezultoi edhe i fitores.
Barcelona tani ka 68 pikë në vendin e parë, 12 me shumë se Real Madridi në vendin e dytë.