Komisioni Disiplinor i FFK-së ka marrë vendim për situatën rrëmujë të krijuar nga tifozët në ndeshjen Llapi – Ballkani. Ekipi suharekas është gjobitur nga Komisioni Disiplinor, shkak gjestëve aspak sportiv, duke hedhur në fushë mjete piroteknike, dhe duke shkaktuar dëme të shumta materiale ku në raport thuhet se krijuan një situatë të tensionuar me tifozët e Llapit.
Gjatë përplasjes në mes tifozëve ka pasur të lënduar edhe një zyrtar policore, madje edhe persona të arrestuar.
“FC ”Ballkani”. Pas shënimit të golit në min 54, tifozët mysafirë të FC ”Ballkani” hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, ndërkaq pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e FC”Ballkani” demolojnë dhe dëmtojnë më shumë se 150 ulëse dhe të njejtat i hudhin në drejtim të shikuesëve të FC ”Llapi” dhe jashtë stadiumit në rrugë, me ç`rast lëndohet një zyrtar policor në detyrë (në rroba civile) dhe dëmtohen kombi i VAR-it dhe kombi i transmetuesit të Art motion. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.’