Arsenali po kalon formë të lartë këtë edicion dhe është në vendin e parë në Premier Ligë, pas 28 ndeshjeve, 10 javë para fundit.
Por, pavarësisht kësaj ata po mendojnë edhe për të ardhmen. Pasi vazhduan kontratën me Gabriel Martinelli, gunners janë gati të fortifikojnë edhe njërin nga lojtarët kryesorë të skuadrës, Bukayo Saka.
Anglezi aktualisht ka një kontratë me londinezët që e mbanë atë në “Emirates Stadium” deri në vitin 2025, duke përfituar rreth 6 milionë euro në sezon.
Mirëpo, kontratën e re ai do të jetë pjesë e Arsenalit deri në vitin 2028 duke përfituar reth 15 milionë euro në sezon, që do ta bënte atë një nga lojtarët më të paguar në skuadër.
Për Sakan ishin të interesuara edhe tri skuadra tjera, por ai dëshironte qëndrimin. Marrëveshja verbale është arritur, teksa shumë shpejt pritet edhe nënshkrimi.