Alain Giresse gjatë konferencës së sotme ka folur në lidhje me listën dhe futbollistin Ermal Krasniqi i cili edhe pse po kalon në një formë mjaftë të mirë, nuk u ftua, duke mbetur në listën rezervë.
“Në mesin e lojtarëve që e vështrojmë është Ermal Krasniqi. Por, fatkeqësia e tij është se në pozitën ku luan kemi shumë futbollistë, dhe në vijim do të mund ta ftojmë kur pritet edhe të jetë në ndonjë klub të ri”, tha Giresse, shkruan tëvë1.info.
Krasniqi edhe pse në një formë të lartë nuk u pa e arsyeshme të ftohet nga selektori I kombëtares së Kosovës për dy sfidat e këtij muaji, atë ndaj Izraelit dhe Andorrës./Tëvë1/