Kreu i Federatës së Futbollit së Kosovës, Agim Ademi, do të vazhdojë të trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, kështu ka thënë zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu për Tëvë1. Derisa sipas Fazliut, kjo është vendosur pas konsultimit me kirurgun torakal, shkak gjendjes shendëtsore.
“Zyra për Informim ju konfirmon se pas konsultimit të kirurgut torakal është vendosur që për shkak të gjendjes shëndetësore dhe trajtimit të mëtejmë duhet të shtrihet në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, pra po vazhdon trajtimi në këtë klinikë”, njoftoi ai.
Ademit i ishte caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, dhe po dyshohet nga Prokuroria se ka kryer veprat penale “keqpërdorimi i besimit” dhe “shmangie nga tatimi”.