Klubi i basketbollit Peja ka nisur ndryshimet në skuadër pas formës jo të mirë në xhirot e fundit. Drejtori sportiv, Arbër Elshani përmes një postimi ka njoftuar ndërprerjen e marrëveshjes me dy basketbollistë amerikan.
Rodney Purvis dhe Khaliq Spincer janë dy largimet që ka komunikuar Elshani, por që sipas të njëjtit thuhet nder tjera se mund të ketë edhe largime të tjera.
Elshani, gjithashtu ka bërë të ditur se Purvis e Spicer nuk do të luajnë në skuadrat tjera kosovare deri në fund të këtij edicioni.
Peja të hënën u mposht nga Bashkimi dhe tashmë ka mbetur prapa Yllit e Prishtinës në tabelë.