Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka thënë se Sami Lushtaku e Ramiz Lladorovci janë udhëheqësit e PDK-së, përderisa, ish- liderët e kësaj partie, Hashim Thaçi e Kadri Veseli ndodhen në Hagë.
Spahiu duke komentuar dorëheqjen e Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të partisë, ka thënë se këtu u tregua fuqia e Lushtakut dhe Lladrovcit.
“Kush do që bëhet kryetar i PDK-së, derisa Hashim Thaçi e Kadri Veseli janë në Hagë,liderët e PDK-së janë Sami Lushtaku e Ramiz Lladrovci”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Ai ka thënë se garë e vërtetë për kryetar të PDK-së do të ishte ajo mes dy kryetarëve që udhëheqin komunat në rajonin e Drenicës, ndërsa kandidaturat tjera për të parin e partisë i ka vlerësuar si mbulim të luftës së brendshme politike.
“Kështu që gara më demokratike në PDK kish me qenë në qoftë se do dilnin Sami Lushtaku dhe Ramiz Lladrovci. Kushdo që del tjetër është me u mbulua në një mënyrë. Bedri Hamza e mbulon në mënyrën më të mirë luftën politike brenda PDK-së”, ka thënë Spahiu.








