Lajmin e bëri të ditur gruaja e tij, Angie Lee Graham në një postim në llogarinë e tij në Instagram të enjten, duke shkruar se Lee vdiq atë mëngjes.
“Ndjeva frymëmarrjet e tij të fundit, e mbajta fort dorën dhe ndjeva se rrahjet e tij të zemrës po largoheshin ngadalë. Ai kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij dhe ishte i rrethuar nga ata që do. Ishte paqësor dhe i përsosur”, tha ajo.